AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët dorëzojnë peticionin kundër tarifave universitare në kohë pandemie

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë dhe aktivistë të LPU mbajnë distancën përpara Ministrisë së Arsimit ndonëse vetëm 1 përfaqësues i tyre u lejua të dorëzojë peticionin me 8000 firma | Foto : Nensi Bogdani

Aktivistë  të Lëvizjes për Universitetin dorëzuan mëngjesin e së mërkurës pranë Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë peticionin me 8000 firma, me anë të të cilit kërkojnë anulimin a tarifave universitare për këtë vit akademik për shkak të COVID-19.

Studentë dhe aktivistë të LPU mbajnë distancën përpara Ministrisë së Arsimit ndonëse vetëm 1 përfaqësues i tyre u lejua të dorëzojë peticionin me 8000 firma | Foto : Nensi Bogdani

Edhe pse policia u mundua t’i pengojë aktivistët e Lëvizjes për Universitetin i dorëzuan të mërkurën ministrisë së Arsimit një peticion për anulimin e tarifave të universitetit për vitin shkollor 2019-2020, si pasojë e mësimit të kufizuar online dhe pasojave ekonomike të COVID-19.

“Aty brenda u dorëzua një peticion i cili mban firmat e më shumë se 8000 studentëve, një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh numrin në total të studentëve që ka Shqipëria, duke ditur gjithashtu që ky peticion u nënshkrua brenda 4-5 ditësh online,” u shpreh aktivisti Frenklin Elini, i cili e dorëzoi i vetëm peticionin brenda Ministrisë së Arsimit.

“Zotëria që doli dhe më mori peticionin nuk u prezantua kush ishte, por tha se ishte thjesht dikush që punon këtu, prandaj i bëra me dije se nëse brenda pak ditësh Ministria nuk jep një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë peticion atëherë ai zotëri duhet të mbajë përgjegjësi “, shtoi Elini.

Nën kushtet e pandemisë  Lëvizja për Universitetin ka zhvilluar diskutime të shumta online si edhe pyetësorë dhe sondazhe drejtuar studentëve në lidhje me efikasitetin e mësimit online.

Në javën e parë të qershorit filloi dhe fushata për mbledhjen e firmave për peticionin në lidhje me kërkesat e studentëve për heqjen e tarifave universitare.

“Të zerohen tarifat për vitin akademik 2019-2020,” shprehet Joana Mereja. “Të gjithë studentët që kanë paguar këstin e parë t’u rimbursohen lekët dhe të mos paguhet pjesa e mbetur, sepse është absurde në këtë situatë pandemie që ndodhemi”, shtoi  aktivistja e Lëvizjes për Universitetin.

Lëvizja për Universitetin prej 6 vitesh bën thirrje për arsim publik falas dhe tarifat universitare kanë qenë shpesh lajtmotiv i protestave të tyre masive.

“Lëvizja për Universitetin ka 6 vjet që aktivizohet për çështjen e arsimit, dhe ndonëse shpeshherë zëri ynë ka rënë në vesh të shurdhët ne do ua rikujtojmë Ministrisë së Arsimit se kur studentët bëhen bashkë si në dhjetor të 2018 shumë çka mund të arrijmë”, tha Joana Meraja, duke theksuar se lufta për arsim publik falas do të vazhdojë.

Frenklin Elini ra dakord, duke nënvizuar se rezistenca e lëvizjes studentore nuk ishte e lidhur vetëm me situatën e krijuar nga COVID-19.

“Nuk e bëri pandemia arsimin kështu siç është sot, arsimi ka kohë që ka probleme , thjesht tani pandemia theksoi problematikat e sistemit universitar tek ne,” tha ai.

“Diskriminimi i studentëve ka kohë, sepse ka studentë që nuk kanë mundësinë t’i paguajnë këto tarifa, apo studentët e rretheve që nuk kanë mundësi të vijnë pa transport publik,” përfundoi Elini.

Etiketa: aktivistAktivistëArsimiCOVIDCOVID-19fushataLuftaNensi BogdanipandemiapeticionPoliciaSHshqipShqipëriastudent
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ridvan Hado –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ridvan Hado –Gjykata e Apelit Tiranë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.