AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita akuzon kryeministrin se po ngre një AMA partiake

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në konferencë për shtyp. Foto kortezi Partia Demokratike.

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se përmes një gare fiktive po përpiqej të vendoste në kontroll partiak Autoritetin e Medias Audiovizive, duke cilësuar këtë kërcënim për hapjen e negociatave me BE.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në konferencë për shtyp. Foto kortezi Partia Demokratike.

Partia Demokratike akuzoi të dielën kryeministrin Edi Rama se përkundër kërkesave të Komisionit të Venecias dhe kushteve të Bashkimit Europian për garantim të lirisë së medias dhe një Autoritet të Medias Audiovizive të pavarur, po planifikonte ta shndërronte AMA-n në institucion thellësisht partiak.

Në një konferencë për shtyp ish-deputetja e PD Albana Vokshi akuzoi kryeministrin se gara aktuale për krenun e AMA-s ishte fiktive.

“(Edi Rama) Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit”, tha Vokshi. Ajo tha se përpjekjet e kryeministrit për të mbajtur garën fiktive binin ndesh me angazhimin për të rishikuar paketën e ashtuquajtur “të antishpifjes” sipas opinionit të Komisionit të Venecias.

Ky i fundit rekomandoi më 19 qershor ndër të tjera që ligji të mos i jepte kompteca shtesë AMA-s, ndërsa vuri në dukje se institucioni ishte në ndikimin politik dhe se forma e zgjedhjes së anëtarëve të tij duhej të ndryshonte. Komisioni i Venecias, i cili vuri në dukje se projektligji i qeverisë do kishte efekt frikësues për lirinë e medias, këshilloi një sërë ndryshimesh dhe vuri theksin te vetërregulimi.

Rama nuk e pa si negativ opinionin, i cili rrëzonte pikat kryesore të ligjit përfshi rolin e AMA-s dhe gjobat. Ai pretendoi se opinioni ishte një sugjerim i vyer dhe se do të reflektohej në rishikimin e ligjit në kuvend.

Por sipas opozitës ky qëndrim është “një lojë të dyfishtë dhe e rrezikshme për lirinë e medias”. “Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s”, tha Vokshi duke iu referuar garës për kreun e AMA.

Vokshi tha se me kandidimet partiake Autoriteti i Medias degradonte “në një  gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës”.

Në një shkrim të mëparshëm BIRN vuri në dukje se gara për kryetar të AMA-s, që u rihap në janar, po zhvillohej mes tre këshilltarëve të qeverisë “Rama”, Maklen Misha, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli si dhe drejtorit të Informacionit në Bashkinë e Tiranës, Denis Dedej.

Pozicionimi politik i kandidatëve në garë ishte vetëm një nga problemet ndërsa dokumentet e siguruara nga BIRN ngrenë dyshime edhe për procedurën e verifikimit parlamentar, pasi asnjë prej kandidatëve nuk plotëson sipas deklarimeve në Sigurimet Shoqërore, kushtin e vjetërsisë prej 10 vitesh në punë.

Gara për kryetarin e AMA-s cilësohet jo-serioze dhe politike nga organizatat e medias në Shqipëri, të cilat parashikojnë një skenar të rrezikshëm në dritën e miratimit të mundshëm të së ashtuquajturës “paketa antishpifje”, sipas të cilës autoriteti merr atributet e një gjykate.

“Një skenar akoma më i rrezikshëm do të ishte zgjedhja e një kandidati politik në krye të AMA-s, në kushtet kur prej një viti tentohet votimi i një ligji “të rrëzuar” nga gjithë organizmat ndërkombëtarë,” tha Elvin Luku, pedagog dhe drejtues i MediaLook.

Pretendentët për kreun e AMA-s refuzuan për BIRN që të konsiderohen kandidatë politikë, ndonëse mbajnë poste në kabinetet ministrore.

Etiketa: Albana VokshiAMAAutoriteti i MediasBashkimit EuropianBEBIRNEdi RamEdi RamaElvin LukugazetarGjobatKomisioni i VeneciaskryetarKuvendLiria e MediasMediaMediaLookOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPortaletProjektligjiRamashqipShqipëriTiranëVendimiVotimi
Tjetri
Roli sekret i kompanisë McKinsey në krizën e refugjatëve në Europë

Roli sekret i kompanisë McKinsey në krizën e refugjatëve në Europë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.