AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistët mjedisorë dënojnë gjuetinë e species në rrezik zhdukje

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Rreqëbulli Ballkanik | Foto nga PPNEA

Identifikuar si një specie me rrezikshmëri kritike për zhdukje, rrëqebulli i Ballkanit në vendin tonë vijon të rrezikohet prej gjuetisë së paligjshme.

Foto nga Rreqëbulli Ballkanik | Foto nga PPNEA

Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) ka reaguar në lidhje me trajtimin e species së rrëqebullit të Ballkanit  në disa zona të vendit tonë, pasi 3 rrëqebuj të vrarë në mënyrë të paligjshme janë ekspozuar të balsamosur si objekte zbukurimi në një prej lokaleve të Elbasanit.

“Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka”, shkruhet ne reagimin e PPNEA-s për shtyp.

Pavarësisht ndalimit të gjuetisë me ligj që prej vitit 2014 në Shqipëri, shpesh herë banorët në zonat malore paraqiten të pabindur ndaj rregullave të gjuetisë dhe nuk ndalen para vrasjes së kafshëve të egra, një pjesë e madhe e të cilave janë gjitarë të rrallë e të rrezikuar.

Rrëqebulli boreal është klasifikuar si një specie e egër e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

“Numërohen më pak se 50 individë të rritur të kësaj specie në popullatën e tyre globale. Situata në Ballkan është  vërtet kritike, pasi nuk egziston një proces çiftimi i rrëqebullit të Ballkanit në kopshtet zoologjike”, është shprehur Urs Breitenmoser, specialist i specieve feline në Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, duke theksuar se rrëqebulli ishte konsideruar i zhdukur, derisa u rizbulua në vitin 2000.

“Sot kjo specie do të çiftohej vetëm ne malet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, vijoi Breitenmoser në një prononcim për gazetën franceze “Liberation”, në një artikull kushtuar rrëqebullit në Shqipëri.

Rrëqebulli është predatori i tretë më i madh në Europë dhe Ballkan,  specie e cila jeton kryesisht në zona pyjore dhe përshkon distanca të mëdha.

Popullsia e rrëqebullit në Ballkan, e specifikisht në Shqipëri përllogaritet të jetë rreth 10 individë, ndërkohë që 4 prej tyre janë identifikuar pranë zonës së Munellës, në Pukë-Mirditë.

Pavarësisht se kjo specie është e mbrojtur me ligj,  rrëqebulli i Ballkanit vitet e fundit është rrezikuar nga gjuetia e paligjshme, degradimi i habitatit pyjor si edhe mungesa e ushqimit.

Sipas botimit francez ” Liberation”, në Shqipëri ekziston akoma turizmi i kafshëve të balsamosura nëpërmjet të cilit shumë bare apo restorante i përdorin këto të fundit për të argëtuar dhe tërhequr vizitorët, ndërkohë që për kafshët ky është një lloj kopshti zoologjik i ferrit.

“Ky fenomen ka një efekt të madh në mënyrën sesi publiku e percepton natyrën e egër”, u shpreh Aleksandër Trajçe , drejtor i  PPNEA, në një deklaratë për gazetën franceze.

Shpeshherë “shfaqje makabre”  të kafshëve të balsamosura që vizitohen nga turistë dhe vendas të grup-moshave të ndryshme mund të kenë efekte negative afatgjata edhe në perceptimin e brezave të ardhshëm mbi jetën e egër.

Për të parandaluar përhapjen më tej të këtij fenomeni, PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.

 

Etiketa: aktivistAktivistëAleksandër TrajçeBallkanBanorëGjuetia e paligjshmeKrimekrime mjedisoreLigjligjzbatueseMjedisitParaPPNEArrezikshqipShqipërituristTurizmizhdukje
Tjetri
Çfarë i mungon përgjigjes globale ndaj pandemisë

Çfarë i mungon përgjigjes globale ndaj pandemisë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.