AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Balanca negative vë në pikëpyetje karrierën e prokurores Rozeta Qirjaqi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Të ardhurat e padokumentuara të bashkëshortit nga emigracioni në Greqi, të përdorura si burim për ndërtimin e një shtëpie në Korçë ishte problemi kryesor me të cilin u përball në veting prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi. 

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetje për tre kriteret e rivlerësimit. Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin e prokurores Qirjaqi përbëhet nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës, detyrë që e kryen edhe aktualisht.

Relatori Roland Ilia identifikoi disa probleme për pasurinë e krijuar nga familja e prokurores Rozeta Qirjaqi, kryesisht për mungesën e dokumentacionit të të ardhurave të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999.

Të ardhurat e fituara nga emigracioni janë deklaruar si burim për ndërtimin e një shtëpie dy-katëshe në Korçë me vlerë 7 milionë lekë, e ndërtuar në vitet 2004-2006.

Për shtëpinë e ndërtuar gjatë viteve 2004-2006, Komisioni konstaton pasaktësi dhe paqartësi në deklarime. “Mbetet e paqartë sipërfaqja e ndërtesës dy kate + dyqan,” tha Ilia në seancë.

Komisioni e ka përllogaritur vlerën e ndërtimit të shtëpisë në shumën 4.6 milionë lekë, por  Qirjaqi ka shpjeguar për Komisionin se vlera totale e shpenzuar për ndërtimin e shtëpisë ka qenë 7 milionë lekë, pasi janë kryer edhe punime shtesë.

Sipas Komisionit, prokurorja Qirjaqi nuk ka sjellë prova për të vërtetuar deklarimet e saj lidhur me kryerjen e punimeve shtesë. Ndërkohë, heqja e të ardhurave të bashkëshortit nga analiza financiare e nxorrën subjektin me pamundësi financiare për të mbuluar ndërtimin e shtëpisë në vitet 2004-2006.

Në deklarimet e saj për Komisionin, Qirjaqi ka thënë se bashkëshorti ka fituar në emigracion 12 milionë dhrahmi për periudhën 1991-1999. Ajo ka shtuar se punësimi i tij ka qenë informal, pasi legjislacioni për sigurimin e emigrantëve në Greqi kishte dalë në vitin 1998.

Gjatë fjalës së saj për KPK-në, prokurorja e Apelit të Korçës u ankua për heqjen e të ardhurave të bashkëshortit, ndërkohë që mbrojti qëndrimin se deklarimet për shtëpinë ishin të rregullta.

“Shtëpinë e kam ndërtuar me leje, kur e gjithë Shqipëria ishte informale. Kam shlyer taksën sipas lejes ndërtimore dhe nuk më është kërkuar diçka shtesë për vlerën totale,” pohoi prokurorja, duke insistuar se bashkëshorti kishte siguruar të ardhura të ligjshme në emigracion.

“Në vitin 2004 nuk janë marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortit. Sipas jush ai është inekzistent,” u ankua Qirjaqi.

Prokurorja tha para KPK-së se puna e të shoqit në Greqi provohej përmes depozitave bankare të hapura në Bankën Kombëtare Greke dhe dëshmive të personave. Të ardhurat e depozituara në atë llogari janë tërhequr sipas saj në vitin 1997 dhe janë depozituar në Shqipëri në shkurt të vitit 1998.

“Kam depozituar dokumentacion që vërteton tërheqjen e vlerës 5 milionë dhrahmi në vitin 1997 nga Banka Kombëtare Greke,” tha më tej Qirjaqi, duke shtuar se kishte depozituar edhe dëshmi që vërtetonin jetesën dhe punësimin e të shoqit në Greqi.

Subjekti kundërshtoi gjithashtu analizën financiare, që sipas saj e nxirrte me diferencë negative prej 8.8 milionë lekësh.

“Vlera 7.7 milionë lekë nga të ardhurat nga emigracioni janë vlerësuar ‘0’ lekë. Depozitat 7.7 milionë lekë dhe dublimi i vlerës 1.2 milionë lekë për punimet shtesë mbulojnë vlerën negative të konstatuar nga ju,” tha ajo në seancë.

Për një sipërfaqe 300 m2 tokë-truall të blerë në vitin 1996 në vlerën 300 mijë lekë, ILDKPKI nuk gjeti probleme, por KPK  konstaton pamundësi për të kursyer shumën e paguar. Si burim krijimi për blerjen e truallit 300 m2, Qirjaqi ka deklaruar në vitin 2003 të ardhurat familjare të kursyera në periudhën 1994-1996.

Në seancë, ajo shpjegoi se kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tokës, pasi asokohe jetonte me prindërit dhe kishte shpenzime minimale. Mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e prindërve nga veprimtaria si fermer ajo e justifikoi me mungesën e legjislacionit të kohës për regjistrimin e këtij lloj aktiviteti.

“Edhe vëllai i cili jetonte dhe punonte në Greqi, kur kthehej nga emigracioni sillte edhe kursime. Kam sjellë dokumentacion që vërteton se vëllai ka qenë i regjistruar dhe punonte në sektorin e ndërtimit të veprave të artit, që është një punë që sillte të ardhura të konsiderueshme,” shtoi Qirjaqi.

Sipas Komisionit, Qirjaqi nuk ka deklaruar edhe 1 milionë lekë që bashkëshorti ka marrë nga babai i tij në vitin 2008 dhe e ka investuar në bono thesari. Nga analiza financiare, Komisioni konkludon se babai i bashkëshortit nuk kishte mundësi për kursimin e kësaj shume.

Sipas relatorit Ilia, Qirjaqi ka shpjeguar se bashkëshorti ka kryer thjesht veprime për llogari të babait të tij, pasi vlerën e marrë e ka investuar në bono thesari për llogari të të atit dhe më pas ia ka kthyer së bashku me interesat.

Prokurorja Qirjaqi deklaroi në seancë se nuk kishte pasur dijeni për këtë transaksion të kryer mes bashkëshortit të saj dhe babait të tij. “Ka qenë një marrëdhënie babë e bir”, tha Qirjaqi.

Në përfundim, Komisioni konkludon se Qirjaqi nuk ka pasur mundësi për kryerjen e investimeve dhe të shpenzimeve, duke rezultuar me balancë negative.

Figura dhe profesionalizmi

Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, prokurorja Rozeta Qirjaqi është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës. Por Komisioni identifikoi si problem  mosdeklarimin e procedimit të nipit të saj për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ilia tha se Qirjaqit i është kaluar barra e provës për këtë gjetje dhe se shpjegimet e saj do të merren në konsideratë gjatë vendimarrjes përfundimtare.

Qirjaqi shpjegoi gjatë seancës dëgjimore se dënimi për nipin ishte dhënë pasi ajo kishte plotësuar deklaratën për pastërtinë e figurës. “Procedimin nuk e kam deklaruar se konsideroj që nuk ishte i përfshirë në krim të organizuar,” tha ajo.

Qirjaqi shtoi se nipi i saj ishte dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Apelit Korçë, gjë që sipas saj provonte mosndikimin e saj.

Komisioni nuk identifikoi gjatë seancës probleme lidhur me profesionalizmin.

Në fund të fjalës së saj, Qijraqi pranoi se kishte kryer pasaktësi apo pakujdesi në deklarimet e para, por theksoi se konstatimet për pasurinë dhe profesionalizimin “flisnin vetë”. Gjithashtu, ajo deklaroi se kishte bërë një jetë të thjeshtë.

“Pasuria ime është një shtëpi dhe një makinë e thjeshtë. Fëmijët kanë studiuar në shkolla publike. Kam bërë jetë të thjeshtë e pa pushime,”tha ajo, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

KPK do të shpallë vendimin më 8 korik, ora 11:00.

 

Etiketa: 1997Analiza financiareAnalizëBashkëshortiBono thesariBurgDSIKemigracionEtleda ÇiftjaFirdes ShuliGjykataGjykata e ApelitGreqiILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKKrimParapasuriaPiSprodhimProkuroreProkuroria e Apelit KorçëPunaPunëPunësimipushimeRoland IliaRozeta QirjaqiSHshkollashpenzimeshqipShqipëriShqipëriaTHeo JacobsVetingVëzhguesit
Tjetri
Problemet me pasurinë ngrejnë pikëpyetje mbi karrierën e prokurorit Hysen Keta

U dorëhoq 2 muaj para vetingut, KPK ndërpret procesin për gjyqtarin Amarildo Laçi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.