AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pabarazia gjinore shënoi rritje gjatë vitit 2019 në Shqipëri

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Barazia gjinore | Ilustrim nga Pixabay

Sipas raportit të INSTAT, Shqipëria shënoi regres në indeksin e pabarazisë gjinore mes grave dhe burrave, veçanërisht në treguesin e vdekshmërisë amëtare.

Barazia gjinore | Ilustrim nga Pixabay

Shqipëria shënoi regres në indeksin e pabarazisë gjinore, sipas raportit “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” i publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT. Të dhënat tregojnë se indeksi i pabarazisë gjinore është rritur nga 0.07 në vitin 2018 në 0.10 gjatë vitit 2019.

“Burrat dhe Gratë në Shqipëri” është një publikim vjetor i INSTAT, i cili synon jo vetëm mbledhjen e statistikave me bazë gjinore, por edhe analizimin dhe interpretimin e tyre me qëllim përmirësimin e indeksit të pabarazisë.

Indeksi i paraqet disavantazhet gjinore në tre dimensione; shëndeti riprodhues, fuqizimi dhe tregu i punës. Sipas INSTAT, përkeqësimi i indeksit për vitin 2019 lidhet me treguesit e lartë të vdekshmërisë amëtare në Shqipëri, pasi treguesit e tjerë konsiderohen të përmirësuar.

Vdekshmëria amëtare për vitin 2019 ishte 7 në 100 mijë lindje; një tregues i lartë që konsiderohet si shenjë e qartë e statusit të grave në shoqëri. Gjithashtu, shkalla e pjesmarrjes në tregun e punës është 53% për gratë dhe 63% për burrat.

Disavantazhi gjinor duket edhe në pjesmarrjen e grave në politikë apo arsimimin e tyre. Gjatë vitit 2019, gratë zinin vetëm 29.51% të vendeve të Parlamentit kundrejt 70.49% që mbahen nga burrat, ndërkohë që qasja në arsimin e mesëm ose të lartë është në masën 88% për gratë dhe 92% për burrat.

INSTAT konsideron si risi për raportin e fundit dy kapituj të rinj mbi treguesit sipas gjinisë nga anketat sociale në familje si dhe treguesit mbi të drejtat e njeriut.

Sipas anketës sociale të familjeve, gratë kryefamiljare janë më shumë prezente sesa burrat në tipologjinë e familjes “person i vetëm”, ndërsa të dhënat nga anketa tregojnë se numri i tyre është 2,6 herë më i madh se ai i burrave. Por nëse bëhet fjalë për kategorizimin në bazë të kryefamiljarëve, sipas të dhënave nga anketa e buxhetit në familje të kryer nga INSTAT, në Shqipëri  njësitë ekonomike familjare me kryefamiljarë burra janë 5,5 herë më shumë se familjet me kryefamiljare gra.

Diferenca ka edhe në shpenzimet mesatare mujore për konsum familjar.

“Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare (NjEF) janë 75.935 lekë, ku ushqimet dhe pijet jo-alkoolike përbëjnë grupin kryesor. Për këtë grup konsumi, gratë kryefamiljare shpenzojnë 47,0 % dhe burrat kryefamiljar 43,6 % të buxhetit të tyre,” thuhet në raportin e INSTAT.

Sipas rezultateve të anketës, duket se pjesa më e madhe e shpenzimeve të grave kryefamiljare shkon për banesën, ujin dhe energjinë elektrike, shpenzimet e qirasë, etj. Nga ana tjetër, burrat shpenzojnë më tepër në drejtim të transportit, akomodimit, restoranteve dhe shpenzimeve  të tjera që kanë lidhje me argëtimin.

 

 

Etiketa: AnketaFamiljegraIndeksiINSTATInstituti i StatistikaveKonsumiMASPabaraziaPabarazia gjinorePunëSHshqipShqipëriShqipëriaTregu
Tjetri
Rritja gjithëpërfshirëse varet nga qytetet

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.