AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rekord i ri negativ, 117 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqipëria shënoi një rekord të ri negativ sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri me 117 të infektuar ndërkohë që numri i vdekjeve po rritet me shpejtësi.


Thirrjet e përsëritura të zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë për më shumë kujdes duket se nuk kanë mjaftuar për të ndalur kurbën rritëse të përhapjes së koronavirusit të ri në Shqipëri. Të hënën më 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka identifikuar 117 bartës të rinj të virusit, numri më i lartë deri më sot dhe hera e parë që numri i të sëmurëve kalon shifrën 100. Numri i ri rekord i të sëmurëve vjen pas një fundjavë tragjike me tetë jetë të humbura të shtunën dhe të dielën, pasuar nga 2 vdekje të tjera të hënën.

Aktualisht në Shqipëri ka 1462 të sëmurë nga COVID-19 dhe 2014 të shëruar. Numri i personave që nuk i mbijetuan sëmundjes është 95 vetë, sipas numërimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Së paku pesë persona të tjerë janë ndarë nga jeta ndërsa ishin të prekur nga COVID-19 por ata nuk numërohen si viktima pasi autoritetet besojnë se vdekja e tyre ka ardhur nga shkaqe të tjera dhe jo nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19.

Shqipëria gjendet aktualisht e izoluar nga shumica dërrmuese e vendeve të botës për shkak të numrit të lartë të të sëmurëve me COVID-19. Të hënën numri i të sëmurëve aktivë arriti në 51 për 100 mijë banorë ndërsa hapja e kufijve, sipas kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian, mund të ndodhë vetëm pasi numri i të sëmurëve të bjerë në më pak se 16 për njëqindmijë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi gjithashtu të hënën se ka kryer testimin e 585 rasteve të dyshuara, numri më i lartë i testimeve ditore deri më sot.

Situata në spitalin e sëmundjeve infektive të Tiranës nuk paraqitet e mirë. Aktualisht ka 85 persona të shtruar, nga të cilët, 10 janë në pavionin e kujdesit intensiv.

Etiketa: Bashkimi EuropianCOVIDCOVID-19Instituti i Shëndetit PublikNumri i vdekjeveSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëvdekjeviktima
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Osmani –Prokuroria e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Osmani –Prokuroria e Durrësit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.