AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përfundon marrja ne pyetje e presidentit Thaçi

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Zyra e presidentit.

Pasi u mor në pyetje për katër ditë me radhë në Hagë, presidenti Hashim Thaçi, një ish-lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se prokurorët duhet të konkludojnë se ai nuk ka kryer asnjë krim lufte.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Zyra e presidentit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten në mbrëmje, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e mori atë në pyetje për katër ditë rresht këtë javë, se kjo gjykatë duhet të deklarojë se ai është i pafajshëm.

“Jam i lumtur që për katër ditë pata mundësinë të dëshmoj për të gjitha çështjet që lidhen me veprimtarinë time gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mia për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres”, tha për mediat Thaçi, i cili ishte një lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Thaçi tha se ai u dha prokurorëve të Hagës, të cilët po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pas luftës në Kosovë, “informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës”.

Ai tha se “tani i takon prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë dëshmitë e mia me paanshmëri”.

“Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale dhe të paanshme, mund të vijnë në përfundimin se nuk kam bërë asnjë krim dhe asnjë shkelje”, shtoi ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar se ka një aktakuzë që akuzon Thaçin, si dhe Kadri Veselin dhe ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza duhet ende të miratohet nga një gjykatës.

Një grup i vogël shqiptarësh protestuan ndaj aktakuzës para ndërtesës së Dhomave të Specializuara të hënën, kur Thaçi mbërriti për ditën e tij të parë të marrjes në pyetje, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Ky është racizëm”, duke kënduar këngë dhe duke brohoritur “UÇK”.

Nëse aktakuza konfirmohet nga një gjykatës, Thaçi do të gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se do të tërhiqet nga posti i presidentit nëse gjykohet.

Më shumë se 100 ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës, të cilët po hetojnë akuza që përfshijnë vrasje, tortura dhe ndalime të paligjshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se i bëri publike muajin e kaluar akuzat kundër Thaçit dhe Veselit sepse pretendonte se ata ishin të përfshirë në “një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e gjykatës dhe për të penguar kështu punën e gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballeshin me drejtësinë”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga një ekip ndërkombëtar.

Ato u ngritën me presionin e aleatëve Perëndimorë të Kosovës,  të cilët druheshin se sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk simpatizohet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën çliruese të UÇK-së nga sundimi serb.

Etiketa: aktakuzëAkuzaDhomat e SpecializuaraGjykata e HagesGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHashim Thaçikadri veseliKosovëKrimkrim lufteKrimekrime lufteLuftendalimepaqeParaprogresprokurorPunëSHstabilitettorturaUCKvrasjezhvillimZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Testi serologjik i COVID-19 është premtues, por nuk është certifikuar ende

Arrestohen zyrtarët, merrnin para për testin COVID-19

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.