AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Drejt miratimit marrëveshja e 5 qershorit, Rama nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur me opozitën parlamentare. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me deputetin Myslym Murrizi si përfaqësues i demokratëve të parlamentit në bazë të së cilës, kuvendi do të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit në seancën plenare të së enjtes ndërkohë që Rama këmbëngul që parlamenti të miratojë edhe ndryshimet kushtetuese të mbështetura prej tij.

Kryeministri Edi Rama duke folur me opozitën parlamentare. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në mbrëmje se forca politike që ai drejton dhe një grup deputetësh të njohur si “opozita parlamentare” kanë rënë dakord të miratojnë të enjten më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes PS-së, PD-së dhe LSI-së për ndryshime në kodin zgjedhor. Por paralelisht me këtë, Rama deklaroi se ai dhe opozita parlamentare do të miratojnë ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga Rama por të kritikuara nga opozita dhe ndërkombëtarët.

Telenovela politike shqiptare bën në këtë mënyrë një hap para dhe një hap anash drejt zgjidhjes që duhet ta çojë vendin për në zgjedhjet e vitit 2021.

Rama deklaroi në fund të takimit me deputetët Myslym Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai si përfaqësues të opozitës parlamentare se ata nuk kishin arritur marrëveshje për çdo gjë por kishin arritur mirëkuptim për disa pika, të cilat konsistojnë në nevojën për dialog të vazhdueshëm politik, si dhe për miratimin më 30 korrik të ndryshimeve kushtetuese.

Rama surprizoi faktorin ndërkombëtar javën e kaluar kur deklaroi se mbështeste një propozim të opozitës parlamentare për të eliminuar mundësinë e partive politike për koalicione parazgjedhore si dhe për të rritur pragun elektoral në masën 5%. Bashkë me këto dy ndryshime, opozita parlamentare ka kërkuar “hapjen e listave” ose mundësinë që qytetarët të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe deputetin që duan të dërgojnë në parlament. Kjo pikë e fundit mbetet e paqartë se si do të zbatohet.

Rama argumenton se opozita parlamentare është një forcë politike reale dhe se ka kushtëzuar votën e saj për marrëveshjen e 5 qershorit me këto ndryshime kushtetuese.

Opozita jashtëparlamentare thotë se deputetët e “opozitës parlamentare” janë në xhepin e kryeministrit dhe se propozimi i tyre për rritjen e pragut elektoral dhe eliminimin e koalicioneve bien ndesh me interesat normale të partive të vogla që shumë prej tyre përfaqësojnë.

Pas marrëveshjes së mbrëmjes së të martës, opozita jashtëparlamentare deklaroi se ndryshimi i kushtetutës sipas planit të Ramës më 30 korrik në praktikë e zhbën marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas marrëveshjes me Murrizin, Stojkun dhe Musain, kryeministri Rama deklaroi:

“I kënaqur se kemi arritur një konsensus të gjerë dhe pse jo total, për të votuar me 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit. dhe një konsensus të plotë jo vetëm për të votuar me 23 korrik ndryshimet për të hapur listat. Do të japin mundësi që përveç partisë të kenë votë edhe për deputetin.”

Por opozita jashtëparlamentare komentoi:

“Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit. Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.”

Etiketa: deputetdialogEdi RamaKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendiLSIMarrëveshjamarrëveshjeMASOpozitaParaparlamentPDPSRamaSHshqiptareZgjedhjet
Tjetri
Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.