AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Miratohet reforma zgjedhore, Rama këmbëngul për ndryshime kushtetuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkivë: LSA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 100 vota pro dhe 6 kundër një paketë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor të vendit, të njohur në publik si marrëveshja e 5 qershorit, një kërkesë kjo e partnerëve ndërkombëtarë. Por pavarësisht votës për reformën, kryeministri Edi Rama vijon të kërkojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat kritikët thonë se do t’i japin atij një avantazh elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkive: LSA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten më 23 korrik ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pët të cilat palët politike kishin rënë dakord fillimisht më 5 qershor, një hap ky i përshëndetur nga partnerët europianë të vendit, të cilët përsëritën gjithashtu kërkesën për Ramën të mos ndërmarrë ndryshime kushtetuese pa rënë dakord më parë me opozitën jashtëparlamentare.

Ndryshimet lidhen me sistemin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe nuk sjellin ndonjë ndryshim në mënyrën se si shqiptarët votojnë apo vendi qeveriset por miratimi i tyre është parë si një hap i rëndësishëm për hapjen e bisedimeve për integrim me BE-në dhe për kthimin e opozitës kryesore në politikëbërjen institucionale të vendit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijoi të këmbëngulë se në seancën e fundit plenare para pushimeve, atë të 30 korrikut, do të miratojë një paketë të dytë ndryshimesh, kësaj here në kushtetutën e vendit, ku parashikohet të eliminohet mundësia e krijimit të koalicioneve parazgjedhore dhe të rritet pragu i hyrjes në parlament. Propozimi parashikon edhe një hapje të pjesshme të listave, ndonëse në formën e vet të propozuar, shumë gjëra lihen të përcaktohen në një diskutim më vonë në kuadër të kodit zgjedhor dhe efekti praktik i këtij ndryshimi nuk dihet.

Partitë politike të opozitës PD dhe LSI e kanë konsideruar propozimin për ndryshim të kushtetutës një zhvleftësim të marrëveshjes së 5 qershorit ndërsa zyrtarë të ndryshëm të Komisionit Europian si dhe disa eurodeputetë kanë kërkuar tërheqjen e saj.

Pas miratimit të ndryshimeve në seancën e së enjtes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zyra e OSBE-së, Ambasadori i BE-së dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar përshëndetën ndryshimin ndërsa kërkuan diskutime më të gjera për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Rama.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca deklaroi:

“Ndonëse ne pranojmë rolin e parlamentit në shtyrjen përpara të ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë përfshirëse dhe bashkëpunuese si ajo e demonstruar në miratimin e marrëveshjes politike të 5 qershorit.”

Në të njëjtën frymë përshëndeti edhe Oliver Varhelyi, komisioneri për zgjerimin. Ndërsa theksoi se vota e sotme plotëson një kusht për hapjen e bisedimeve, ai shtoi se “për ndryshimet shtesë, palët duhet të vijojnë bisedimet”.

Etiketa: BEEdi RamaKomisioneriKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendiLSILuigi SorecaMarrëveshjaOSBEParaparlamentPDRamaReformaReforma zgjedhoreshqipshtatorVotaZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Gaxha –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Gaxha –Gjykata e Apelit Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.