AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mbyllja e lokaleve të natës dhe ndalimi i muzikës ndëshkon bizneset e argëtimit dhe muzikantët

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Ilustruese

Akti normativ i qeverisë shqiptare në lidhje me ndalimin e muzikës në orët e mbrëmjes dhe mbylljes së lokaleve të natës “ndëshkoi” ekonomikisht dhe psikologjikisht muzikantët dhe pronarët e ambjenteve të argëtimit, pasi ata shprehen se muzika është elementi kryesor qetësues dhe argëtues për qytetarët që i frekuentojnë ato.

Foto Ilustruese

Vetëm para pak ditësh, më 20 korrik, qeveria nxori aktin normativ mbi mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës në të gjitha ambjentet pas orës 20.00, si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të të infekuarve me COVID-19, duke i konsideruar këto vende si zona grumbullimi të të rinjve pa kurrfarë kujdesi.

Ndryshe nga kafenetë, lokalet e natës janë ato që preken më shumë nga vendimi i qeverisë për ndalimin e muzikës, pasi këto ambjente operojnë deri në orët e vona dhe muzika është elementi kryesor i argëtimit që ato ofrojnë.

Pas publikimit të këtij vendimi, pati protesta të shumta nga artistë, këngëtarë dhe punonjës të bareve, të cilët pretendojnë se ky akt normativ i lë ata pa ushtruar profesionin e  tyre dhe si pasojë pa të ardhura.

“Tani njerëzit ikin që në orën 22.00 -23.00 nga lokali, pasi  të rrish në një bar pa muzikë është njësoj sikur të kesh shkuar në kishë”, i tha BIRN njëri prej bashkëpronarëve të Tribecca Bar në zonën më të frekuentuar të Bllokut për jetën e natës.

“Nuk e luan as topi që kjo gjë na ka ndikuar negativisht në biznes.  Ne jemi biznes që kryesisht punojmë deri ne orët e vona. Pas vendimit të qeverisë, klientela pothuajse është përgjysmuar. Gjithsesi është e sigurt që muzika nuk ndikon në përkeqësimin e situatës së COVID-19” , shtoi ai duke thënë se është komplet tjetër ndjesi të ulesh në një ambjent pa muzikë dhe tjetër të relaksohesh në një ambjent me muzikë.

Pas 3 mujave të izolimit gjatë periudhës Mars – Qershor, dhe me mbarimin e gjëndjes kombëtare të emergjencës, u duk se qytetarët iu rikthyen jetës normale disi më të shfrenuar, pa u kujdesur për respektimin e rregullave në lidhje me masat mbrojtëse ndaj COVID-19, si mbajtja e maskës apo ruajtja e distancës.

Kështu, disa javë pas hapjes, numri në rritje i infektimeve dhe i vdekjeve që prej Qershorit  solli rikthimin e disa prej kufizimeve në ato sektorë të cilët qeveria i konsideron si ambjente  me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit.

“Kemi konstatuar që në këtë periudhë ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet totalisht zbatimi i masave për parandalimin e infeksionit, duke i shndërruar në vatra potenciale të infeksionit. Nga sot, qeveria i thotë stop kësaj sfide që i bëhet rregullave të vendosura për të parandaluar pandeminë”, ka deklaruar ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale znj.Manastirliu, në një deklaratë për shtyp në lidhje me baret dhe klubet e natës.

Publikimi i vendimit shkaktoi protesta nga ana e këngëtarëve, muzikantëve, si edhe punonjësve të lokaleve të natës ku ata nëpërmjet postimeve dhe pankartave të tyre përcollën mesazhin “muzika nuk vret”.

Një këngëtar i famshëm i skenës shqiptare, Elton Deda, nëpërmjet një postimi publik fill pas aktit normativ të qeverisë u shpreh i zhgënjyer dhe i indinjuar në lidhje me këto masa shtrënguese që sipas tij nuk po i lënë artistët të rimëkëmben.

“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos ua mbyll Shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi.  Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat”, ka shkruar muzikanti Elton Deda duke deklaruar se ka plot forma të tjera të kotrollit nëpërmjet të cilave nuk rrënohen artistët apo zinxhiri i biznesit.

Ngjashëm është shprehur dhe këngëtarja Orgesa Zaimi, sipas të cilës shteti duhet të kontrollojë respektimin e masave, dhe jo të mbyllë lokalet.

“Është një gamë e gjerë profesionesh që mbyllen me mbylljen e muzikës. Shteti duhet të kontrollojë respektimin e masave, jo të mbyllë. Kryeministri duhet të na lejojë që të punojmë në kushte sigurie”, tha ajo.

Përveç arstistëve, edhe pronarët dhe menaxherët e lounge-bareve të cilët operojnë deri në orët e vona nën tingujt e muzikës, këto ditë janë gjendur në kushtet e një klientele të reduktuar dhe me sjellje te ndryshuar.

“Është e çuditshme si ndryshojnë edhe zakonet e komunikimit në mungesë të muzikës. Tani qe nuk ka më muzikë është shumë qetësi dhe njerëzit kanë ndryshuar dhe tonin e të folurit me njëri-tjetrin. Është një fenomen i çuditshëm sepse nuk jemi mësuar më parë të dëgjojmë bisedat e tavolinave “, tha për BIRN z. Luan Gega, pronar i “Meduza Irish Pub” mbi efektet e shumta të këtyre masave parandaluese.

Ai u shpreh se po mundohet t’i shohë anën pozitive këtyre masave, pasi duhet të ruhemi, pavarësisht se sipas tij ato biznese qe i kanë respektuar gjithmonë  protokollet e sigurisë janë duke vuajtur pasojat e bizneseve në Jug të cilët kanë një klientelë më të shfrenuar.

“Ne kemi mbajtur gjithmonë një muzikë të lehtë në sfond, është gjynah që të eleminohet edhe kjo lloj muzike, pasi klientëve u shijon një gotë nën tingujt e lehtë të muzikës. Por duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë, ndryshe nuk bëhet”, tha z.Gega.

I të njëjtit mendim shprehet gjithashtu edhe menaxheri i Velvet Club, një bar në zemër të Tiranës i cili pas muajve të pandemisë operoi kryesisht me organizime të grupeve të kërcimeve latine, të cilët organizonin mbrëmjet e tyre të praktikës në këtë ambjent.

“Masat duhet t’i respektojmë të gjithë, jo disa po e disa jo. Shko njëherë në Jug shih se ç’bëhet në lokalet e natës dhe në beach-baret”, tha menaxheri i Velvet Club, i cili preferoi të mbetet anonim.

Megjithë ndikimet negative në ekonominë e lokaleve të natës, stafi i këtyre bizneseve shprehet se në njëfarë mënyre këto masa janë të domosdoshme për të parandaluar rrezikshmërinë  e lartë të infektimit qe vjen nga ata persona qe tregohen te pakujdesshem dhe  rrezikojnë të infektojnë si veten ashtu dhe të tjerët.

“Para se të bërtasim apo të dalim të protestojmë duhet te mendohemi, sepse kjo është për të mirën tonë. Të gjithë po e vuajmë këtë kohë të vështirë, jo vetëm bizneset e llojit tonë”, i tha  BIRN z. Gega nga Meduza Irish Pub.

Ngjashëm u shpreh dhe menaxheri i “Velvet Club”, sipas të cilit ky është një fenomen zinxhir që prek shumë biznese njëherësh.

“Tani ky akt normativ nuk na preku vetëm ne, por edhe grupet e kërcimit. Edhe ata kanë humbur ftimet e tyre. Pra kjo punë shkon zinxhi. Me këtë xhiro që kemi më mirë të mbyllemi”, përfundoi menaxheri i Velvet Bar.

Etiketa: Akti normativBIRNCOVIDCOVID-19Elton DedaKESHMasaParaProtestaQeveriarrezikSHshqiptareTiranëVendimixhiro
Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Hysen Saliko –Gjykata Apelit Vlorë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.