AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria akuzohet për keqmenaxhim në krizën e Kakavijës

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rdha kilometrike e makinave në Kakavijë të shtunën më 15 gusht 2020. Foto: LSA

Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike kritikuan reagimin e qeverisë për zgjidhjen e situatës në pikat doganore të vendit, por kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte bërë gjithçka duhej, përmes asistencës dhe komunikimit të vazhdueshëm me palën greke.

Rdha kilometrike e makinave në Kakavijë të shtunën më 15 gusht 2020. Foto: LSA

Qeveria u akuzua për bratisje të qytetarëve të saj në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës të dielën, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e relativizoi krizën me situata të ngjashme në vende të tjera dhe deklaroi se qeveria kishte bërë gjithçka duhej për menaxhimin e saj.

Replikat mes palëve politike u shkëmbyen nga faqet në Facebook të zyrtarëve të lartë, në një kohë kur mijëra qytetarë vazhdonin të qëndronin në radhë për të katërtën ditë radhazi në temperatura të larta në doganën e Kakavijës.

Presidenti Ilir Meta e konsideroi situatën “prag krize humanitare” dhe kritikoi qeverinë për trajtimin e qytetarëve të vet si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

“Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informim me transparencë, realizimin falas në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-9,” shkroi Meta.

Presidenti Meta shtoi se imazhet turpërojnë të dyja vendet, ndërsa apeloi edhe palën greke që të bëjë të pamundurën për zgjidhjen e situatës.

Edhe Partia Demokratike akuzoi qeverinë se kishte dështuar të komunikonte me qytetarët e vet, përmes një deklarate të ish-deputetes Albana Vokshi.

“Është e turpshme që as Edi Rama dhe asnjë nga ministrat e tij nuk i ndërprenë pushimet, por vazhdojnë të relaksohen në vilat luksoze dhe restortet e bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve,” tha Vokshi.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama replikoi me qytetarë të zemëruar, duke u kujtuar atyre se situata në Kakavijë është e ngjashme me pika të tjera doganore në Europë për shkak të krizës së COVID-19, ndërsa shtoi se qeveria e tij kishte bërë gjithçka për të lehtësuar lëvizjen me Greqinë.

“Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin,” shkroi Rama.

“…për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë,” shtoi ai.

Me mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë qëndruar në radhë kilometrike në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës prej së enjtes, në përpjekje për të kaluar kufirin përpara se të hynte në fuqi një regjim i ri kundër përhapjes së COVID-19.

Qeveria greke ka paralajmëruar se do të lejojë kalimin e një numri të kufizuar qytetarësh prej së hënës, me kushtin që të kenë me vete përgjigjen e testit të COVID-19 si dhe t’i nënshtrohen karantinës 1-javore.

 

 

Etiketa: Albana VokshiCOVIDCOVID-19Edi RamaFacebookGreqiGreqiaIlir MetaKakavijëKapshticëkarantinëkrizeKrize humanitareKryeministri Edi RamaMetaPartiaPartia DemokratikeQeveriaRamaSHshqiptare
Tjetri
Mungesa e testimeve pengon luftën e Shqipërisë ndaj COVID-19

Mungesa e testimeve pengon luftën e Shqipërisë ndaj COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.