AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kroacia, Greqia dhe Turqia rrezikojnë të humbasin turistët

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
6 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjiri i Gramës parë nga një restorant modest që u shërben vizitorëve të paktë të zonës. Foto: BIRN

Pas rritjes shqetësuese të numrit të të infektuarve nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar pritet të shtojë Kroacinë, Greqinë dhe Turqinë në listën e saj të karantinës së detyruar, ndërsa Sllovenia u ka kërkuar qytetarëve të saj të kthehen nga fqinji i saj jugor.

Foto ilustruese: Gjiri i Gramës parë nga një restorant modest që u shërben vizitorëve të paktë të zonës. Foto: BIRN

Kroacia, Greqia dhe Turqia rrezikojnë të humbasin edhe ato pak që shpëtuan nga sezoni turistik, teksa numri i shtuar i rasteve me COVID-19 kërcënon të mbajë pushuesit larg.

Raportet në Mbretërinë e Bashkuar thonë se të tri vendet mund t’i shtohen listës së karantinës së detyruar në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se pushuesit britanikë që kthehen nga destinacionet e njohura turistike do të duhet të kryejnë karantinën, një masë që i shtyn shumë njerëz që t’i shmangin këto udhëtime.

Të hënën, ministri slloven i shëndetësisë, Tomaz Gantar u kërkoi sllovenëve që pushonin në Kroacinë fqinje që të ktheheshin, pasi ekspertët shëndetësorë kërkuan që ata që vijnë nga Kroacia të hyjnë në karantinë për dy javë.

“Klubet e natës në Kroaci duket se janë burimi më i madh i rasteve të importuara të infeksioneve me COVID-19 në Slloveni”, u raportua të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.

Kroacia, ku turizmi vitin e kaluar përbënte afërsisht 20 për qind të PBB-së regjistroi 162 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.

Shkalla e infeksionit të vendit aktualisht është 29.3 për 100,000 banorë, shumë më e lartë se niveli 20 i konsideruar si kritik dhe pika e referencës për vendet europiane kur ato marrin në konsideratë vendosjen e kufizimeve në udhëtime.

Shkalla në Greqi, ku turizmi solli 18 miliardë euro të ardhura në vitin 2019, tani është 21.2 për 100,000 banorë, një rritje e madhe nga gjashtë për 100,000 që ishte muajin e kaluar.

Qeveria greke ka vendosur orare shtetrrethimi në Mikonos dhe disa ishuj të tjerë në Detin Egje, duke urdhëruar që restorantet, kafenetë dhe klubet e natës të mbyllen në mesnatë.

Rastet po shtohen edhe në Turqi, me 1,233 raste të reja të regjistruara dhe 22 vdekje në 24 orët e fundit.

Shkalla e infeksionit e Turqisë është pak nën pragun prej 20/100,000 banorë, por situata konsiderohet më e keqe në zonat bregdetare dhe rajone të tjera të njohura me turistë, që vitin e kaluar sollën 30 miliardë euro të ardhura për ekonominë turke.

Dy javë më parë, Berlini renditi katër qytete bregdetare turke si destinacione të sigurta, por të dielën ndaloi hyrjen në Gjermani për shtetasit turq.

 

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19EgjeEuroGjermaniGreqiGreqiakarantinëKroaciKroaciaMASMbretëria e BashkuarpaktPBBQeveriaSHSllovenituristTurizmiTurqiTurqiavdekje
Tjetri
KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës Rozeta Qirjaqi

Të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni penalizuan prokuroren Rozeta Qirjaqi

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.