Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

“Tokë pa zot”: Emigrantët dhe refugjatët ngelin në anë të rrugëve në Bosnjë

Danijel KovacevicNgaDanijel Kovacevic
14:59 | 02/09/2020
Në Rajoni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
“Tokë pa zot”: Emigrantët dhe refugjatët ngelin në anë të rrugëve në Bosnjë

Baraka prej druri ku po jetojnë emigrantët. Foto: BIRN.

Share on FacebookShare on Twitter

Bosnja nuk ka më kapacitete për të akomoduar të gjithë emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të kalojnë vendin gjatë rrugës së tyre drejt Evropës Perëndimore, duke lënë shumë prej tyre ta kalojnë natën nëpër pyll ose buzë rrugës.

Baraka prej druri ku po jetojnë emigrantët. Foto: BIRN.

Midis fshatrave Ribnik dhe Kljuc në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, pranë kufirit administrativ midis dy entiteteve të vendit, ndodhet një barakë prej druri e ndërtuar nga Kryqi i Kuq me ndihmën e disa banorëve vendas.

Baraka është shtëpia e dhjetëra emigrantëve dhe refugjatëve, përfshirë fëmijë të vegjël, të cilët e kanë gjetur veten të ngecur në një lojë ping-pongu njerëzor gjatë rrugës së tyre për në Evropën Perëndimore. Dhjetëra të tjerë flenë në qiell të hapur pranë rrugës kryesore që lidh veriperëndimin e vendit me kryeqytetin, Sarajevën. Një karrocë fëmijësh dhe një rrëshqitëse e vogël plastike me ngjyrë të kuqe dhe jeshile ndodhen para saj.

Një emigrant duke përgatitur mëngjesin. Foto: BIRN.

Banorët e barakës kanë ngelur aty, të gjendur midis kufizimeve të reja në lirinë e tyre të lëvizjes të vendosura nga autoritetet lokale në kantonin e Una-Sanës, pjesë e entitetit të Federatës së Bosnjës, dhe një pike kontrolli policore në hyrje të entitetit tjetër të vendit, Republikës Srpska. Policia kroate bllokoi rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Unë mendoja se Bosnja ishte një vend”, tha një burrë nga Maroku që tha se quhej Abdul.

Abduli tha se ai kishte një vit në Bosnjë dhe se ishte përpjekur të kalonte kufirin kroat tetë herë. Njëherë kishte arritur deri në Slloveni dhe, pothuajse, në qytetin portual italian të Triestes. “Por ata na kapën”, tha ai.

Abduli, emigrant nga Maroku. Foto: BIRN.

“Policia sllovene fillimisht na ktheu në Kroaci dhe pastaj policia kroate na ktheu në Bosnje. Na morën gjithçka, para dhe celularë. Policia kroate më goditi me një shkop gome.” Tani, brenda Bosnjës, ai përballet me një fat të ngjashëm.

“Nuk e kuptoj se përse na ndaluan apo se çfarë është Republika Srpska”, tha Abduli.

“Tokë pa zot”

Nasimi, emigrant nga Afganistani. Foto: BIRN.

Rruga e tyre përmes Serbisë dhe Hungarisë është e bllokuar nga një gardh në kufi, kështu që emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika janë kthyer gjithnjë e më shumë drejt Bosnjës. Por edhe brenda Bosnjës lëvizjet e tyre bllokohen.

Kantoni Una-Sana, pjesë e entitetit të Federatës, ndodhet në kufi me Kroacinë dhe kështu është kthyer në një lloj magneti për emigrantët dhe refugjatët, por autoritetet lokale thonë se ata janë të mbingarkuar dhe kanë vendosur kufizime të rrepta për vendin ku ata mund të qëndrojnë, ndërsa ata luajnë si macja me miun me policinë kroate e cila është shpesh të dhunshme.

Kampi Lipa. Foto: BIRN.

Republika Srpska refuzon t’i lejojë ata të qëndrojnë. Prandaj baraka prej druri është ajo që emigrantët dhe refugjatët e quajnë “tokë pa zot”.

“Nuk mund të qëndrojmë këtu, në një tendë të vogël”, tha Nasimi, i cili u largua nga Afganistani 18 muaj më parë së bashku me familjen e tij me shpresën për të arritur Evropën Perëndimore. “Pse nuk na lënë të ikim?”

Rregullat e reja në kantonin Una-Sana e lejojnë policinë të marrë çdo emigrant dhe refugjat që nuk është sistemuar në një nga qendrat e azilit tashmë të mbushura në kanton dhe t’i dërgojë ata në vijën e demarkacionit midis entiteteve boshnjake, një trashëgimi e luftës së viteve 1992-1995 të vendit. Po kështu, policia në Republikën Srpska i shoqëron emigrantët dhe refugjatët në kufi.

Një emigrant duke kapërcyer gardhin në kampin Lipa. Foto: BIRN.

Sipas IOM, aktualisht ka rreth 7,400 emigrantë të regjistruar në shtatë qendra pritjeje në Bosnjë, por autoritetet lokale në kantonin Una-Sana vlerësojnë se ka rreth 3,000 emigrantë më shumë vetëm në këtë kanton.

Abduli dhe Nasimi të dy thonë se duan të shkojnë në një qendër të përkohshme pritjeje të quajtur “Kampi Lipa”, afër qytetit të Bihacit, qendra administrative e Kantonit Una-Sana. SKy vend ndodhet rreth 90 kilometra larg rrugës ku ata kalojnë natën, por me 1,178 banorë ai është 178 mbi kapacitetin që ofron.

Ata që nuk mund të hyjnë përfundojnë duke fjetur në pyllin përreth. Vlerësimet e numrit të tyre variojnë nga 300 në 600.

Ata mbrohen nga dielli i gushtit duke qëndruar nën hijen e pemëve. Hyrja në kamp nënkupton një çati, tre vakte në ditë, ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

Por pa një kartë identiteti, e cila i është dhënë banorëve të regjistruar të kampit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM, hyrja është e pamundur, të paktën nëpërmjet portës kryesore. Disa provojnë fatin e tyre duke kaluar gardhin rrethues.

Kampi është rreth 40 kilometra larg kufirit me Kroacinë anëtare të BE-së. “Më duhen pesë orë ecje për të arritur në kufi”, tha Mohammedi nga Bangladeshi. “Kur mbërrij, jam shumë i lodhur dhe as që mund të përpiqem të kaloj kufirin.”

Përgatitje për dimrin

Emigrantë dhe refugjatë në një nga tendat në kampin Lipa. Foto: BIRN.

Kampi ishte i qetë kur BIRN e vizitoi atë, por dy net më parë ndodhi një incident në të cilin u përfshin një grup nga ata që janë sistemuar atje dhe policia. Një oficer policie pësoi lëndime të lehta dhe një emigrant u arrestua.

“Incidenti u shkaktua nga një grup i vogël njerëzish që u ankuan për brutalitetin e policisë, por jo këtu në kamp. Me fjalë të tjera, ata sulmuan oficerët e policisë në Lipa sepse kishin një problem me policinë diku tjetër”, tha Vladimir Mitkovski, koordinatori i IOM për zonën.

Që atëherë, policia është larguar dhe ia ka dorëzuar përgjegjësinë për sigurinë një firme private.

“Ne mbajmë rregullisht takime me përfaqësues të të dhjetë kombeve të ndryshme që qëndrojnë në kamp dhe në takimin e fundit ata u lutën që policia të kthehej dhe thanë se nuk kishin asnjë problem me policinë në Lipa deri më tani”, tha Mitkovski për BIRN.

Ndërsa nxehtësia e gushtit është e pakëndshme, po shtohen shqetësimet për atë që mund të sjellë dimri.

IOM thotë se ka një plan ta përgatisë kampin për mot më të ftohtë, por Mitkovski tha se i duhet mbështetja e të gjitha niveleve të qeverisjes në sistemin qeverisës të Bosnjës.

Etiketa: Bosnje dhe HercegovinëEmigranteemigrantë të paligjshëmIOMkampi LipaRefugjate
Tjetri
Hungaria: Një komb i të pasurve dhe i të varfërve

Hungaria: Një komb i të pasurve dhe i të varfërve

Më të lexuarat

“Tokë pa zot”: Emigrantët dhe refugjatët ngelin në anë të rrugëve në Bosnjë

“Tokë pa zot”: Emigrantët dhe refugjatët ngelin në anë të rrugëve në Bosnjë

14:59 | 02/09/2020
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

10:35 | 27/03/2023
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

17:44 | 22/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.