AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku thirret si i dyshuar në Gjykatën Speciale

Xhorxhina BamiTaulant OsmaningaXhorxhina BamidheTaulant Osmani
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, tha se është thirrur nga prokurorët e krimeve të luftës në Hagë për t’u marrë në pyetje si i dyshuar.

Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës.

Agim Çeku tha për BIRN të enjten se ai është thirrur për t’u marrë në pyetje këtë muaj si i dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, e cila po heton krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë nga 1998 në 2000.

“Po është e vërtetë. Jam thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar. Do të udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku, i cili ka qenë kryeministër i Kosovës nga marsi 2006 deri në janar 2008.

Si një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Çeku u gjykua në mungesë nga Serbia për pasjen e përgjegjësisë komanduese për vdekjen e 669 serbëve dhe 18 jo-shqiptarëve të tjerë.

Më pas gjykata serbe e dënoi atë me 20 vjet burg në mungesë dhe Beogradi i kërkoi Interpolit të lëshonte një “njoftim të kuq” ndërkombëtar për arrestimin e tij, gjë e cila bëri që zyrtarët bullgarë ta ndalonin dhe ta mbanin atë për dy ditë në qershor 2009.

Çeku ka qenë gjithashtu Ministër i Forcës të Sigurisë së Kosovës nga shkurti 2011 deri në dhjetor 2014, kur ai u bë zv/kryeministër në qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa, kreu i partisë kryesore aktuale qeverisëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK.

Gjatë kohës që Çeku ishte ministër, ai u emërua kryetari i komisionit i ngarkuar për të verifikuar statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë që t’u mundësonte atyre marrjen e pagesave të ndihmës sociale.

Çeku është politikani i fundit i profilit të lartë që thirret për t’u marrë në pyetje. Në korrik, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me radhë në Hagë. Ai mohoi çdo keqbërje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi në qershor se ka një aktakuzë të pakonfirmuar që akuzon Thaçin, si dhe politikanin e lartë të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbi 100 ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë gjithashtu në pyetje nga prokurorët e Hagës, të cilët po hetojnë akuzat, të cilat përfshijnë vrasje, tortura dhe ndalime të paligjshme.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ata u krijuan nën presionin e madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një ofendim për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: Agim ÇekuBIRNBurgDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëHashim ThaçiIsa Mustafakadri veseliKosovëKrimekrime lufteLDKLuftendalimeprokurorSerbiashtatortorturaUCKvrasjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Donika Prela kërkon përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës për konflikt interesi

Komisioneri Publik akuzon Donika Prelën se tentoi zvarritjen e procesit në Apel

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.