AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia, Kosova “do të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike” në Shtëpinë e Bardhë

Xhorxhina BamiMilica StojanovicngaXhorxhina BamidheMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Foto: Twitter/@WHNSC

Zyrtarët nga Serbia dhe Kosova po punojnë për një marrëveshje mbi çështjet ekonomike që pritet të nënshkruhet në prani të presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Foto: Twitter/@WHNSC

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump do tarrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës me presidentin Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti të premten.

Zyrtarët nga të dy delegacionet nuk kanë dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet deri më tani, por ata kanë konfirmuar se ajo përqendrohet në tema ekonomike.

Trump më pas do të zhvillojë një takim me Vuçiçin dhe Hotin, të cilët më pas do të takojnë Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit.

Sipas TV Klan Kosova, katër drafte të marrëveshjes u diskutuan fillimisht, me të parën që ishte një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të dy vendeve me njohje reciproke.

Vuçiç e konfirmoi këtë dhe tha se ai e refuzoi me vendosmëri sugjerimin që Serbia mund ta njohë Kosovën si të pavarur.

“Ai dokument ishte shumë i vështirë, një nga pikat ishte ajo për njohjen reciproke … Unë thashë që nuk mund ta pranojmë këtë. Njerëzit në zyrën e Trump ishin të drejtë. Ata dëgjuan ato që kishim për të thënë dhe unë mendoj se në dokumentet e tjera, i dyti dhe i treti, ajo dispozitë nuk është më”, tha Vuçiç për mediat.

Vuçiç dhe Hoti mundën të binin dakord vetëm për draftin e katërt, i cili fokusohej vetëm në çështjet ekonomike, u raportua.

Hoti tha pas takimit se të dy palët “kanë bërë përparim të madh në avancimin e bashkëpunimit ekonomik”.

“Patëm një takim me presidentin serb, këshilltarin O’Brien dhe ambasadorin Richard Grenell dhe si edhe ekipet amerikane që mbështesin këtë dialog të përqendruar në tema ekonomike. Nesër presim të finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur për kaq shumë kohë”, u tha Hoti gazetarëve pas takimit të së enjtes.

Mediat në Kosovë raportuan se Shtëpia e Bardhë do ta paraqesë arritjen e marrëveshjes ekonomike si një sukses që i hap rrugën një marrëveshje të përgjithshme mbi normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë njohjen reciproke.

Vuçiç tha se të enjten pati gjithashtu negociata rreth projekteve infrastrukturore dhe investimeve.

“Ne po luftojmë që Fondi Amerikan i Zhvillimit të hapë një zyrë në Beograd. Ky do të ishte një sukses i madh për Serbinë dhe po luftojmë gjithashtu që Prishtina të pranojë të ashtuquajturin ‘mini Shengen’”, tha Vuçiç për mediat.

“Zona mini Shengen” është një zonë ekonomike që përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe heq disa pengesa tregtare midis tre vendeve.

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien, tha në Tëitter se dy delegacionet “bënë vërtet progres” të enjten.

“Një raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe Kosovës. Ata sot bënë një progres real. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, shkroi O’Brien.

Etiketa: Aleksandër VuçiçAvdullah HotiBeograddialogDonald TrumpgazetarGrenellHotiKlanKlan KosovaKosovaKosovëKosovë-Serbimarrëveshjemarrëveshje ekonomikeMike Pompeomini ShengennegociataPrishtinaprogresRichard GrenellRobert O'BrienSerbiaShengenshqipTrumpTV KlanTwittervuçiç
Tjetri
A është Donald Trump një pikë kthese në politikën botërore?

A është Donald Trump një pikë kthese në politikën botërore?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.