AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLGJ pezullon gjyqtaren e arrestuar për 6 mijë euro ryshfet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi të hënën se ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, pasi kjo e fundit u vendos në arrest shtëpie e dyshuar për marrjen e një ryshfeti nga një i pandehur për trafik klandestinësh.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me urgjencë në rendin e ditës së mbledhjes së të hënës rastin e gjyqtares së Durrësit të deleguar në Korçë Mimoza Margjeka, e cila u vendos nën arrest pas një hetimi të prokurorisë speciale në të cilën rezultoi se bashkëshorti i saj Arben Cara, profesor i drejtësisë në Universitetin e Durrësit, mori 6 mijë euro nga familjarët e një të pandehuri.

“Në përfundim të mbledhjes, pasi u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi pezullimin nga detyra të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit {…},” shkruhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion që zgjedh të anonimizojë emrat e gjyqtarëve si masë për ruajtjen e privatësisë. [Link njoftimi]

Pesë persona u arrestuan ose u vendosën në masë sigurie arrest shtëpiak nga gjykata me kërkesë të SPAK të mëkurën e kaluar. Mimoza Margjeka, e cila është komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Tre shtetas Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, ky i fundit avokat u arrestuan pasi, sipas hetuesve, i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh. Pas transferimit të shumës, Gjykata e Apelit të Korçës ndryshoi masën e sigurisë së Orion Balit, i cili ishte ndaluar në korrik të këtij viti duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm nga Korça për në drejtim të kufirit malazez.

Gjyqtarja Margjeka u caktua në masë sigurie arrest shtëpie.

Çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Etiketa: Arben CaraArrestarrest shtëpieBashkëshortiemigrantë të paligjshëmEuroGjykataGjykata e ApelitGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjyqgjyqtarGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKorçëMASMimoza MargjekaNejton BaliPogradecryshfetSHSkënder DemirajSPAKTrafik
Tjetri
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën

Kolegji i Apelimit urdhëron analizën financiare për prokurorin Dritan Peka

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.