AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ministri turk pranon se s’kanë raportuar rastet asimptomatike me COVID-19

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, duke folur në një konferencë për shtyp. Foto: Ministria turke e shëndetësisë.

Ministri turk i shëndetësisë ka pranuar se qeveria ka raportuar vetëm ato raste me COVID-19 që shfaqin simptoma të sëmundjes, duke konfirmuar dyshimin e përhapur se autoritetet turke kanë fshehur prej kohësh impaktin e vërtetë të këtij virusi.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, duke folur në një konferencë për shtyp. Foto: Ministria turke e shëndetësisë.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, pranoi në konferencën e tij të përditshme për shtyp më 30 shtator se qeveria nuk ka publikuar numrin e plotë të rasteve me COVID-19. Shifrat zyrtare kanë përfshirë vetëm raste simptomatike.

“Jo të gjitha rastet janë pacientë, sepse janë dhe ata që nuk shfaqin fare simptoma, edhe pse testet u kanë dalë pozitive”, tha Koca.

Koca këmbënguli se numri i “pacientëve” të përditshëm me COVID-19, të cilin ai e përcaktoi si ata që shfaqin simptoma, ishte më i rëndësishëm sesa numri i “rasteve” të reja, të cilat përfshijnë ata që nuk shfaqin simptoma.

OJQ-të dhe opozita kanë akuzuar qeverinë se po manipulon të dhënat për qëllime politike, për të shpejtuar rivitalizimin e ekonomisë dhe turizmit.

Disa vende europiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, i lejuan qytetarët e tyre të kalonin pushimet në Turqi pa i detyruar të karantinoheshin pas kthimit të tyre. Kjo erdhi pas pas një rënie të raportuar të numrit të rasteve të regjistruara me COVID-19 në vend.

Një dokument i ndarë nga opozita turke, Partia Popullore Republikane, CHP, më 29 shtator tregoi se numri i përgjithshëm i rasteve ishte 20 herë më i lartë se sa shifrat zyrtare të raportuara nga ministria.

Deputeti i CHP-së Murat Emir tha se dokumentet tregojnë një pamje të qartë të rezultateve të provave të laboratorëve zyrtarë, të cilat nuk janë të hapura për publikun.

Koca i hodhi poshtë këto pretendime. “Dua të them se të gjitha informacionet që ne japim janë të sakta”, tha ministri.

Shoqata e Mjekëve Turk reagoi ndaj deklaratës së fundit të ministrit, duke kritikuar metodologjinë e ministrisë dhe duke akuzuar Kocën se po e fsheh ende numrin real të rasteve.

“Ministri i Shëndetësisë Koca tha se pacientët pa simptoma dhe që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 nuk llogariten në shifrat zyrtare. Ne kemi gjashtë muaj që e themi këtë. Nuk e keni menaxhuar procesin në mënyrë transparente. I keni fshehur faktet. Nuk e ndaluat përhapjen e pandemisë”, shkroi TTB në Tëitter, duke iu drejtuar ministrit.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia kreu më shumë se 112,000 teste dhe regjistroi 1,391 “pacientë” gjatë 24 orëve të fundit.

Etiketa: CHPCOVIDCOVID-19MjekmjekëOpozitapandemiPartiaPartia Popullore RepublikaneQeveriarepublikaneSHshtatorTurqiTurqia
Tjetri
Çmimi i ujit rritet vazhdimisht, cilësia e furnizimit mbetet njësoj

Çmimi i ujit rritet vazhdimisht, cilësia e furnizimit mbetet njësoj

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.