AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro, sërish përballë vetingut

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës Elona Toro, pas vendimit të KPK. Foto:Vladimir Karaj BIRN

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, duke e konsideruar hetimin e KPK-së të paplotë dhe vendimin e marrë si të pabazuar në “prova dhe ligj”.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës Elona Toro, pas vendimit të KPK. Foto:Vladimir Karaj BIRN

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi në Kolegj konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Toro, duke e konsideruar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të pabazuar në “prova dhe në ligj”.

Përmes ankimit të tij, Komisioneri Publik kritikoi si të paplotë hetimin e kryer nga KPK për gjyqtaren Toro dhe kërkoi riçelje të procesit në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

“…Rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të identifikimit të burimeve të ligjshme të krijimit të të ardhurave të ligjshme, të personave të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, të ardhura që kanë shërbyer për krijimin e pasurive mbi të cilat ushtron të drejta subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të,” thuhet në ankim.

“Komisioneri Publik vlerëson të nevojshme rishikimin e analizës financiare të subjektit të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me të për periudhën e deklarimit,” shtohet në ankim.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trupës, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e saj.

Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja arsyetoi në favor të shkarkimit, duke vlerësuar se Toro kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të pasurisë.

Kontestimi kryesor lidhet me burimet financiare të deklaruara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 në Tiranë me vlerë 135 mijë euro. Në deklaratën veting, subjekti ka shënuar si burime shumën 5.8 milionë lekë të përfituar nga shitja e apartamentit në bashkëpronësi me të atin në vitin 2009; hua në vlerën 45 mijë euro të marrë nga miku i bashkëshortit në korrik 2008; 5 milionë lekë kredi të marrë në shkurt 2011 dhe  1.9 milionë lekë të përfituara nga nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor në mars 2006. Si burim për pagesën e këstit të parë prej 12 mijë eurosh, ajo ka deklaruar shumat 6.000 euro dhe 4.000 USD të tërhequra nga llogaria bankare e babait të saj.

Në vendimin e shumicës në KPK argumentohet se “bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit si dhe në mungesë të indicieve të besueshme për fshehje të pasurisë”, Komisioni krijoi bindjen se babai i subjektit ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e shumave 6 mijë euro dhe 4 mijë USD.

Por Komisioneri Publik argumenton në ankim se ky përfundim nuk përputhet me aktet e dosjes dhe se metodologjia e ndjekur mbi llogaritjen e shpenzimeve të jetesës së babait të subjektit nuk mbështetet në jurisprudencën e Kolegjit apo në vendimet e mëparshme të vetë Komisionit.

Ballhysa ngre gjithashtu pikëpyetje mbi metodologjinë e ndjekur për të analizuar mundësinë financiare të huadhënësit –mik me bashkëshortin e subjektit të rivlerësimit, ndërsa arsyeton se nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e dokumentuara.

“Për këtë pasuri, në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i kryer nga Komisioni nuk ka qenë i plotë në drejtim të: (i) përcaktimit të drejtë të personave të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit; (ii) përcaktimit të drejtë të metodologjisë së përdorur për të kryer analizën financiare të personave të tjerë të lidhur, e cila, për sa gjendet e dokumentuar në fashikullin përkatës, nuk është në përputhje me jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit,” shkruhet në ankim.

Komisioneri Publik ka kontestuar vendimarrjen e Komisionit edhe mbi disa dhurime që babai i subjektit ka bërë në favor të fëmijëve të saj, duke pretenduar në ankim se Komisioni nuk ka hetuar mbi investimet e kryera nga personi i lidhur e për rrjedhojë nuk arsyeton mbi to.

Në ankim, Komisioneri Publik kërkon ribërjen e analizës financiare për personat e lidhur, ndërsa lë të kuptohet se në analizë nuk gjenden edhe shpenzimet e kryera për udhëtime, sipas deklarimeve të subjektit në pyetësorët përkatës.

“…Komisioneri Publik konstaton të nevojshme kryerjen e një hetimi të plotë nga ana e Kolegjit me qëllim: (i) rishikimin e metodologjisë së kryerjes së analizës financiare për personat e cilësuar si “persona të tjerë të lidhur” me subjektin e rivlerësimit; (ii) në varësi të rezultateve, kryerjen e analizës financiare për subjektin e rivlerësimit për periudhën e deklarimit,” thuhet në ankim.

Ndryshe nga sa ka vendosur Komisioni, Komisioneri Publik nuk beson se gjyqtarja Elona Toro arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Megjithatë, Ballhysa kërkon riçeljen e hetimit gjyqësor nga Kolegji, për të vendosur më pas në mënyrë alternative ndryshimin e vendimit për Znj. Toro apo lënien e tij në fuqi.

 

Etiketa: AnalizëAnkimBIRNElona ToroEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliFlorianFlorian BallhysaGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtarehuaKolegjKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPKkrediLigjPamela QirkoSHtë drejtaTiranëVendimetVendimiVeting
Tjetri
Gjyqtari Neritan Cena shkarkohet nga detyra

Gjyqtari Neritan Cena shkarkohet nga detyra

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.