AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Flora Hajredinaj –Gjykata e Posaçme

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Flora Hajredinaj do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Flora Hajredinaj e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të mërkurën me 7 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për të po kryhet nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka një karrierë prej dy dekadash në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar fillimisht si gjyqtare në Dibër dhe prej vitit 2003 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate si rrjedhojë e reformës në drejtësi, Hajradinaj kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Flora Hajredinaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Hajredinaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.1 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.3 milionë lekësh.

Pasuritë e patundshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë 13 milionë lekë, kursimet e akumuluara në cash kapin vlerën e 2 milionë lekëve, likujditetet bankare janë 556 lekë, ndërsa familja zotëron edhe një automjet prej 600 mijë lekësh. Gjithashtu, subjekti deklaron huadhënie ndaj të afërmve në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31 milionë lekë, ku gati 58% burojnë nga paga e Znj.Hajredinaj dhe 13% nga pagat e familjarëve. Dhuratat në cash nga të afërmit zënë 21% të totalit, ndërsa 2% të tjera deklarohen si të ardhura nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transkasionet e konsiderueshme me familjarët, të deklaruara si dhurata në cash apo huadhënie.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka deklaruar dhurata në cash nga të afërmit në vlerën e 6.7 milionë lekëve në total, nga të cilat 40 mijë euro janë dhuruar nga babai i bashkëshortit pas ndarjes së këtij të fundit nga trungu familjar në vitin 2005. Në vitin 2006, kjo shumë shërbeu si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti me vlerë 81 mijë euro, bashkë me një kredi prej 5 milionë lekësh.

Gjithashtu gjatë viteve të deklarimit, gjyqtarja Hajredinaj se u ka dhënë hua familjarëve në vlerën e 4.1 milionë lekëve, nga të cilat 21,500 euro i janë dhënë vjehrrit në vitin 2008 me shpjegimin “për banesë, pa akt notarial”.

Në vitin 2013, Znj. Hajredinaj shpjegon se kjo shumë ishte shpenzuar nga vjehrri dhe kunetërit për ndërtimin e një shtëpie banimi në Selitë të Tiranës, pjesë e legalizimit të së cilës ishte bërë edhe bashkëshorti i saj. Në bazë të këtij kontributi, gjyqtarja deklaron se ajo dhe bashkëshorti kanë përfituar 1/3 e banesës –ose konkretisht një kat me sipërfaqe 120m2.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBIRNBrunilda BekteshiEuroFirdes Shuliflamuj të kuqFlora HajredinajGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtarehuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikrediOlsi KomiciPagatpasuriaProcesi i vetingutraportreporterreporter.alSHSkedaTiranë
Tjetri
KE rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë

KE rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.