AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Borxhi dhe investimet 2006-2019 (infografik)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryeministri Edi Rama publikoi të mërkurën më 14 tetor një grafik që sipas tij, paraqet fondin mesatar të investimeve 2006-2013 dhe 2014-2021 si dhe deficitin buxhetor përgjatë këtyre dy periudhave. Të dhënat e Ministrisë së Financave paraqesin një situatë krejt tjetër.

Sipas një grafiku të publikuar në faqen në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, borxhi publik i Shqipërisë është rritur me mesatarisht 60 miliardë lekë në periudhën 2006-2013 si dhe 46 miliardë lekë për periudhën 2014-2021. Po në të njëjtën periudhë, sipas grafikut të kryeministrit, investimet publike kanë qenë 70 miliardë lekë në vitet 2006-2013 dhe 79 miliardë lekë në vitet 2014-2021. Grafiku mbart pasaktësi vizuale ku kolona e investimeve 70 miliardë lekë e periudhës 2006-2013 është më e ulët se sa kolona 60 miliardë lekë e të njëjtës periudhë. Pavarësisht se shumë komentues ia vunë në dukje këtë pasaktësi, faqja në Facebook e kryeministrit vijoi të mbante të publikuar grafikun e pasaktë deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Por pasaktësia grafike është dukshëm vetëm njëra anë e problemit. Ana tjetër është që të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për borxhin publik dhe investimet kapitale japin një mesatare shumë të ndryshme nga ajo e llogaritur nga stafi i kryeministrit.

Ministria e Financave i ka të publikuara këto të dhëna në një dokument Excel në faqen e vet të internetit [Link]. Në këtë file Excel, deficiti buxhetor mesatar për periudhën 2006-2013 ka qenë 50.2 miliardë lekë dhe jo 60 miliardë. Të dhënat zyrtare tregojnë se fondi mesatar i investimeve publike përgjatë kësaj periudhe, kanë qenë 70 miliardë lekë dhe kjo është edhe shifra e dhënë në grafikun e kryeministrit.

Sa i përket të dhënave për periudhën 2014-2021, kryeministri nuk shpjegoi se çfarë metodologjie kishte përdorur për shkak se vitet 2020 dhe 2021 nuk i përkasin të shkuarës, por të ardhmes. Në këtë drejtim, dokumenti i Ministrisë së Financave për të ardhurat dhe shpenzimet që përshkruam më lartë, nuk shërben por një dokument tjetër publik i quajtur Kuadri Makroekonomik e Fiskal mbart parashikimin për deficitin dhe shpenzimet kapitale për vitet 2020 dhe 2021. Ky dokument gjendet po në faqen e internetit të Ministrisë së Financave [Link].

Grafiku vizualisht i pasaktë i publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook më 14 tetor 2020.

Bazuar në këto të dhëna, shpenzimet mesatare kapitale për periudhën 2014-2021 janë 80 miliardë lekë ndërsa deficiti buxhetor mesatar për këtë periudhë është 56.4 miliardë lekë. Edhe këtu, shifra e investimeve është e njëjtë me atë të dhënë nga kryeministri ndërsa shifra e deficitit buxhetor mesatar është shumë e ndryshme. Grafiku i kryeministrit sugjeron se deficiti këtë periudhë është mesatarisht 46 miliardë lekë në vit, ose 10 miliardë më pak se sa të dhënat e Ministrisë së Financave.

Të marra bashkërisht, deficiti buxhetor për të dyja periudhat është 150 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro ndryshe nga shifrat e publikuara nga kryeministri.

Etiketa: BorxhiBorxhi publikEdi RamaEuroFacebookKryeministri Edi RamaMinistria e FinancaveRamaSHshqip
Tjetri
Taksat e larta në Turqi i shtyjnë njerëzit ta prodhojnë alkoolin në shtëpi

Taksat e larta në Turqi i shtyjnë njerëzit ta prodhojnë alkoolin në shtëpi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.