AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Krizë ose jo, qeveria planifikon rritjen e taksave për vitin 2021

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, duke folur në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, PS, në Pallatin e Kongreseve, i cili u fokusua te tërmeti dhe pasojat e tij | Foto : LSA

Pavarësisht se vendi gjendet në krizën më të rëndë në mbi dy dekada për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, qeveria shqiptare ka planifikuar miliarda lekë taksa shtesë për shqiptarët, kryesisht të vetëpunësuarit e biznesit të vogël.

Kryeministri, Edi Rama, duke folur në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, PS, në Pallatin e Kongreseve, i cili u fokusua te tërmeti dhe pasojat e tij | Foto : LSA

Qeveria shqiptare miratoi projektbuxhetin e vitit 2021 duke parashikuar një rritje të të ardhurave në masën 7.3% në krahasim me planin e vitit aktual në një kohë kur rritja ekonomike nominale pritet të jetë 6.4% dhe ajo reale, 5.5%. Rritja më e shpejtë e të ardhurave të qeverisë në krahasim me rritjen ekonomike, pritet të mbështetet, sipas relacionit të publikuar nga Ministria e Financave, në “administrimin më të mirë fiskal” si dhe në rritjen e taksave.

Sipas relacionit, rritja e pagës minimale nga 26 mijë në 30  mijë lekë, pritet t’i japë buxhetit të shtetit 3 miliardë lekë (25 milionë euro) të ardhura më shumë. Emërtimi pagë minimale nënkupton ekzistencën e një politike sociale, në të cilën, punëdhënësi detyrohet të paguajë një pagë minimale punëmarrësin pavarësisht eficiencës së tij në punë. Por realiteti ekonomik në Shqipëri e ka transformuar pagën minimale në një taksim afrofe të një numri të konsiderueshëm taksapaguesish, kryesisht të vetëpunësuarit në biznes të vogël si dhe ata që kanë paga më të larta se sa paga maksimale e sigurimeve shoqërore. Në Shqipëri aktualisht ka rreth 100 mijë të vetëpunësuar, të cilët paguajnë sigurime shoqërore e shëndetësore mbi këtë pagë minimale, e cila, kur rritet, nuk u sjell të ardhura reale më të larta të vetëpunësuarve, por u sjell rritje të barrës fiskale. Për pjesën tjetër të të punësuarve kjo rritje e pagës minimale nuk ka shumë efekt as në të ardhura dhe as në taksim. Dhe Ministria e Financave nuk e fsheh në relacion që kjo bamirësi që shteti po u bën të vetëpunësuarve, do t’i japë qeverisë 25 milionë euro të ardhura shtesë.

Një pjesë e të ardhurave argumentohet se do të vijë nga përmirësimi i administrimit fiskal që do të realizohet nga sistemi i ri informatik që do të zbatohet me faza gjatë vitit të ardhshëm. Ky sistem, i cili i ka kushtuar taksapaguesve rreth 15 milionë euro në një tender kontrovers që zhvilluar në vitin 2018 dhe që përfundoi me rezultat 99.75% të fondit limit, pritet t’i kushtojë biznesit disa qindra euro shtesë gjatë vitit të ardhshëm në formën e pajisjeve elektronike dhe programeve të licencuara nga qeveria. Qeveria planifikon të ardhura shtesë për buxhetin nga zbatimi i këtij programi, pa vlerësuar se sa kosto shtesë do të kenë taksapaguesit për plotësimin e kritereve të raportimit fiskal.

Qeveria ka në plan gjithashtu që të bëjë gjatë vitit të ardhshëm rritje pagash për sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit, gjë që do të jetë pjesë e një rritjeje masive të shpenzimeve operative të qeverisë në masën 21 miliardë lekë ose 170 milionë euro.

Rënia masive e ekonomisë gjatë këtij viti dhe rritja e shpejtë e deficitit buxhetit pritet të bëjë që borxhi publik të arrijë në 81% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fillim të këtij viti. Siç ka premtuar edhe më parë, qeveria planifikon të reduktojë deficitin buxhetor në katër vitet e ardhshme duke pakësuar edhe borxhin si përqindje e PBB-së, gjë që deri më sot nuk është realizuar.

Link: Projektbuxheti

Etiketa: BorxhiBorxhi publikEdi RamaEurokostoMASMinistria e FinancavePartisë SocialistePBBPSPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRritja ekonomikeSHshqipShqipërishqiptaretaksaTaksimtender
Tjetri
Qeveria e Kosovës miraton planin për zbatimin e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë

Qeveria e Kosovës miraton planin për zbatimin e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.