AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton planin për zbatimin e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një billbord afër aeroportit tgë Prishtinës pas shtrimit të presidentit Donald Trump në spital për shkak të COVID-19 këtë muaj.

Qeveria e Kosovës miratoi në plan për të zbatuar një marrëveshje të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar për të normalizuar disa lidhje ekonomike me Serbinë dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Një billbord afër aeroportit të Prishtinës pas shtrimit të presidentit Donald Trump në spital për shkak të COVID-19 këtë muaj.

Ditën e hënë qeveria e Kosovës miratoi një plan me 16 pika për të vënë në zbatim marrëveshjen që vendi nënshkroi me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë në shtator, njoftoi media kosovare Koha.

Zv/kryeministri Driton Selmanaj u tha ministrave gjatë një takimi qeveritar se tani është përgjegjësia e tyre “të marrin të gjitha masat e nevojshme për vënien në zbatim të këtyre aktiviteteve”.

Sipas planit, qeveria do të bashkëpunojë me administratën amerikane për të ngritur “një grup pune për një studim fizibiliteti” të liqenit të Ujmanit, në mënyrë që të përcaktojë shpërndarjet aktuale të burimeve ujore dhe të shqyrtojë mundësitë e mundshme të zhvillimit, raportoi Koha.

Ky rezervuar i rëndësishëm, i krijuar në vitet 1970 në pjesën veriore të Kosovës kryesisht të populluar nga serbët, pretendohet nga Serbia dhe ish-provinca e saj, Kosova, e cila shpalli pavarësinë në 2008.

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje të veçantë me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Të dy vendet u angazhuan të punojnë me SHBA-në për “një studim fizibiliteti me qëllim ndarjen e Liqenit të Ujmanit, si burim i besueshëm për furnizimin me ujë dhe energji elektrike”.

Pasi marrëveshjet u nënshkruan në prani të Donald Trump, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, propozoi që rezervuari të quhet Liqeni Trump në nder të “rolit të presidentit amerikan në arritjen e një marrëveshje historike për normalizim ekonomik” dhe për të shmangur mosmarrëveshjet mbi emrin e liqenit.

Plani i qeverisë së Kosovës gjithashtu thotë se vendi do të bashkohet me të ashtuquajturën marrëveshje “mini-Shengeni” me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, e cila parashikon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve midis tre vendeve të Ballkanit.

Ligji i Kosovës për lirinë e fesë do të ndryshohet për të siguruar mbrojtje shtesë për kishat ortodokse serbe në vend dhe do të vendoset një moratorium një vjeçar në aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në një takim të martën me ministren e jashtme Meliza Haradinaj Stublla, kryeministri Avdullah Hoti tha se Kosova do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, siç është rënë dakord në Shtëpinë e Bardhë.

“Izraeli është një partner strategjik i Kosovës”, tha Hoti.

Marrëveshjet e Shtëpisë së Bardhë u përqendruan në çështje ekonomike dhe jo në çështje politike.

Të dy vendet ranë dakord të vazhdojnë punën në marrëveshjet e mëparshme për rivendosjen e lidhjeve ajrore dhe hekurudhore dhe të fillojnë ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse dhe autostradave.

Serbia u zotua se do të ndalojë për një vit fushatën e saj për t’i bindur vendet e tjera ta “çnjohin” Kosovën, ndërsa Kosova premtoi të ndalojë aplikimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, gjithashtu për një vit.

Si Kosova ashtu edhe Serbia ranë dakord të punojnë më shumë në çështjet e personave të zhdukur, refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit nga lufta e viteve 1990 në Kosovë.

Të dy vendet ranë gjithashtu dakord të pranojnë diplomat e arsimit të lartë të njëri-tjetrit.

Përsa i takon çështjeve të politikës së jashtme, në respekt të interesave të SHBA-së, të dy vendet ranë dakord ta përcaktojnë grupin islamik Hezbollah si “një organizatë terroriste” dhe të ndalojnë përdorimin e “pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit” – mesa duket një referencë për Kinën.

Në një zhvillim tjetër të martën, krerët e Dhomave të Tregtisë të Serbisë dhe Kosovës, Marko Cadez dhe Berat Rukiqi, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në ambasadën e SHBA-së në Beograd, duke u zotuar për krijimin e një ekipi të përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Etiketa: 5GAvdullah HotiBeogradBeratCOVIDCOVID-19diplomatDonald Trumpenergji elektrikeGrenellHaradinajHezbollahHotiIzraeliKosovaKosovëKosovë-SerbiLiqeni TrumpLuftamarrëveshjemarrëveshje ekonomikembrojtjeMediamoratoriumnormalizimPiSPunëQeveriaRichard GrenellSerbiSerbiaSHSHBAshqipshtatorShtetet e BashkuaraSpitaltë zhdukurTrumpUjmanizhvillim
Tjetri
Kina zëvendëson Rusinë si investitori më i madh në Mal të Zi

Kina zëvendëson Rusinë si investitori më i madh në Mal të Zi

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.