AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kryeministri shqiptar refuzon këshillat e Komisionit Europian për kodin zgjedhor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama në Aeroportin e Rinasit 27 tetor 2020. Foto: LSA

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi këshilloi dy herë përgjatë 24 orëve të fundit kryeministrin shqiptar Edi Rama të presë opinionin e Venecias në lidhje me ndryshimet e debatueshme në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor të vendit. Rama iu përgjigj sfidueshëm dy herë duke deklaruar se nuk ka ndër mend të presë.

Edi Rama i sapokthyer nga Libani më 27 tetor 2020. Foto: LSA

Kryeministri shqiptar Edi Rama refuzoi prerazi një kërkesë të përsëritur nga Bashkimi Europian që partia e tij të presë një opinion ndërkombëtar para se të vijojë me disa ndryshime në kodin zgjedhor, për të cilat opozita thotë se synojnë t’i japin partisë së tij një avantazh aritmetikor të padrejtë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Europarlamentarë të ndryshëm nga e djathta europiane bënë thirrje të përsëritura gjatë ditëve të fundit që socialistët të mos nxitojnë për të rrëzuar një dekret të presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim ndryshimet e miratuara mes debateve korrikun e kaluar.

Por presioni duket se u rrit mbi Ramën të hënën, kur Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi përdori Tëitterin për t’i dhënë mesazh publik kryeministrit.

“Parlamenti duhet të shqyrtojë mundësinë që të presë opionin e Venecias para se të rivotojë,” shkroi Varhelyi të hënën, duke shtuar se ai pret që në prillin e ardhshëm Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rama iu përgjigj menjëherë duke deklaruar se një opinion i Venecias është i mikpritur por ai nuk ka ndër mend a presë atë.

“Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë,” deklaroi ai.

Të martën, Varhelyi e përsëriti mesazhin, duke falënderuar Ramën për mirëpritjen që ai i bën opinionit të Venecias ndërsa komentoi se kjo do të thotë se “është e arsyeshme të pritet ky opinion para votimit në parlament”.

Pyetur nga gazetarët, Rama u përgjigj edhe një herë prerazi ndërsa bëri të ditur gjithashtu se çështja është diskutuar me Komisionin Europian në kanale diplomatike para se të transformohej në shkëmbim mesazhesh publike.

“E kam sqaruar edhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, që parlamenti nuk do presë asnjë sekondë,” deklaroi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë votoi me votat e Partisë Socialiste dhe të ashtuquajturës Opozita Parlamentare ndryshimet kushtetuese që ndaluan opsionin e koalicioneve parazgjedhore ndërsa vendosën prag kombëtar në masën 1% të votave nga pragu rajonal i mëparshëm prej 3%. Heqja e koalicioneve parazgjedhore, të atij lloji me të cilin Rama dhe Meta fituan zgjedhjet e vitit 2013, argumentohet se ul peshën e votave të dy partive të mëdha opozitare PD dhe LSI në llogaritjen e mandateve ndërsa vendosja e pragut kombëtar 1% në zëvendësim me pragun rajonaj 3% pritet të pakësojë lehtë shanset e partive të vogla që synojnë një ose dy mandate parlamentare. Ndryshimet pasuese në kodin zgjedhor u kthyen për rishqyrtim nga presidenti Meta, i cili njëkohësisht kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias duke sugjeruar se ndryshimet janë antikushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë të enjten për rrëzimin e dekretit të Metës për rikthim të kodit zgjedhor për shqyrtim parlamentar.

Etiketa: Bashkimi Europiane djathtaEdi RamagazetarIlir MetaKomisionerikushtetueseKuvendiliraLSIMASMetaOpozitaParaparlamentPartiaPartisë SocialistePDRamashqipShqipëriazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Ballkani vajton për viktimat e sulmit në Paris

Më Katolik se Papa, më Mysliman se Muhamedi

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.