AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Jakup Krasniqi pretendon pafajësi për krime lufte

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jakup Krasniqi në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

Jakup Krasniqi, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës dhe ish-kryetar i parlamentit, pretendoi pafajësi për krime lufte para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Jakup Krasniqi në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Screenshot.

“Deklaroj se jam i pafajshëm”, i tha gjykatësit Jakup Kraqniqi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, i kthyer në politikan, në daljen e tij të parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës të hënën.

Krasniqi akuzohet, së bashku me presidentin e dorëhequr së fundmi të Kosovës Hashim Thaçi dhe dy të tjerë, për një seri krimesh lufte dhe krimesh kundër njerëzimit, duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, persekutim dhe zhdukje me forcë nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Aktakuza pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen, keqtrajtimin e paligjshëm, dhunë dhe dëbimi e atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Edhe pse kjo ishte një seancë paraprake, gjyqtari r lejoi Krasniqin të paraqiste deklaratën e tij për pafajësi.

Teksa i drejtohej gjykatës, Krasniqi tha se asnjë nga pikat në aktakuzë nuk do të vërtetohej.

“Unë do të sjell fakte konkrete kundër tyre”, tha ai.

“Ndjej që më është bërë një padrejtësi. Nëse diçka në aktakuzë është e vërtetë, atëherë do të ndihesha i turpëruar”, shtoi ai.

Ai u ankua gjithashtu për mënyrën se si u arrestua dhe u dërgua në Hagë javën e kaluar.

“Ju na quani një sipërmarrje e përbashkët kriminale, por unë nuk kam trajtuar kurrë njerëz në jetën time siç u trajtova unë gjatë arrestimit dhe transferimit tim në qendrën e paraburgimit këtu”, tha ai.

Lideri politik i UÇK-së gjatë kohës së luftës, Hashim Thaçi, i cili javën e kaluar dha dorëheqjen si president i Kosovës për t’u përballur me akuzat, do të dalë gjithashtu në gjykatë të hënën.

Krasniqi ishte kryetari i këshillit kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate (NISMA) në kohën e arrestimit të tij më 4 nëntor pas një bastisjeje në shtëpitë e tij në Prishtinë dhe fshatin e tij të lindjes Negrovc.

Të akuzuar gjithashtu në aktakuzë janë ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Të dy do të dalin në gjykatë këtë javë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krime të dyshuara se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështjet e UÇK-së dhe të mbronte dëshmitarët nga ndërhyrjet.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje të luftës së UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLuftendalimenismaParaPartisë DemokratikepersekutimpresidentRexhep SelimishtatortorturaUCKVetëvendosjevrasjezhdukje
Tjetri
Punonjësit e shtetit drejt shtëpisë, ndalohet qarkullimi gjatë natës

Punonjësit e shtetit drejt shtëpisë, ndalohet qarkullimi gjatë natës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.