AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Numri i rasteve aktive me COVID-19 tejkalon rastet e shëruara (Infografik)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një autoambulancë duke hyrë në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, i cili shërben aktualisht si spital i specializuar për pacientët me koronavirus. Foto: LSA

Për herë të parë që nga muaji prill, numri i personave aktualisht të sëmurë në Shqipëri nga COVID-19 kapërceu numrin e të shëruarve nga kjo sëmundje. Nëse përhapja e infeksionit nuk ndalet, numri i të sëmurëve mund të dyfishohet më tutje në më pak se katër javë.

Autoambulanca me pacientë para spitalit të sëmundjeve infektive në Tiranë më 13 nëntor 2020. Foto: LSA

Në 12 prill të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se numri i personave të shëruar nga COVID-19 kapërceu atë ditë numrin e rasteve aktive. Deri atë ditë, 217 shqiptarë ishin infektuar  dhe shëruar nga sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri dhe që ka prekur mbi 50 milionë njerëz në të gjithë botën, duke u marrë jetën gati 1.3 milionë njerëzve.

Kjo ishte një ngjarje e shënuar, që tregonte se epidemia ishte vënë nën kontroll, ndërkohë që vendi ishte mbyllur që prej mesit të marsit. Që nga ajo datë e deri në mesin e muajit tetor, numri i të shëruarve ishte vazhdimisht më i lartë ose i njëjtë me numrin e atyre që sëmureshin, duke e mbajtur pandeminë në nivele të përballueshme. Një muaj më vonë, spitali Shefqet Ndroqi në Tiranë pushoi së funksionari si spital i dedikuar për këtë sëmundje me emërtimin  Spitali COVID-2 dhe pacientët e mbetur u kufizuan vetëm te spitali i sëmundjeve infektive.

Gjithçka duket se ndryshoi pas datës 15 tetor, ditën që në Shqipëri u vendos me detyrim mbajtja e maskës në ambientet e hapura, nën kërcënimin e gjobave 3 mijë lekëshe. Numri i rasteve aktive atë ditë në Shqipëri ishte 6,100 vetë, ndërsa që nga kjo datë e deri më 12 nëntor, numri i të prekurve u rrit me mesatarisht 250 vetë në ditë, ndërsa numri i të shëruarve u rrit me 96 në ditë, duke bërë që aktualisht në Shqipëri të jenë së paku 13 mijë të infektuar aktivë.

Vendosja e maskës me detyrim duket se ishte një masë e pamjaftueshme për të ngadalësuar  transmetimin e infeksionit. Ritmi i rritjes së rasteve aktive duket se është përshpejtuar që nga mesi i tetorit, në vend që të frenohej.

Kjo nuk do të thotë se mbajtja e maskës nuk ka ndihmuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon mbajtjen e maskës si pjesë e një pakete masash mbrojtëse, e cila më vete “nuk është e mjaftueshme” për t’u mbrojtur nga COVID-19, por duhet të zbatohet krahas masave të tjera si higjena personale, shmangia e grumbullimeve masive të njerëzve apo ajrosja e shtëpive dhe zyrave.

Të dhënat statistikore të buletineve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i rasteve aktive është dyfishuar nga afro 6,100 vetë më 15 tetor në mbi 12 mijë vetë më 12 nëntor, një periudhë prej 22 ditësh.

Situata vijon drejt përkeqësimit edhe më datë 13 nëntor, kur sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pati 490 raste të reja dhe 90 të shëruar nga rastet ekzistuese, duke sjellë një rritje të numrit të rasteve aktive prej 400 vetësh.

Vdekjet shtohen

Shtatë shqiptarë të tjerë, më e reja prej të cilëve ishte 47 vjeç, iu shtua numrit të personave të vdekur nga komplikimet shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19 të premten.

Shkalla e vdekshmërisë bruto nga COVID-19 ka ardhur në rënie përgjatë muajve të fundit, nga 3% në fillim të pandemisë në 2.28 aktualisht. Në fakt,tendenca botërore është njësoj me kurbën në Shqipëri.

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, vdekshmëria nga COVID-19 është aktualisht 2.45 për qind e personave të konfirmuar si të prekur, shifër ku përfshihen edhe vdekjet e shkaktuara në pranverë, kur sistemet shëndetësore të disa vendeve të mëdha ranë pothuajse në kolaps për shkak të numrit të lartë të pacientëve.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 ka pësuar një rritje dramatike nga afërsisht 4 në ditë gjatë muajve shtator dhe tetor në mbi 7 në ditë gjatë gjysmës së parë të nëntorit.

Shkalla e hospitalizimit në rënie

Më 13 nëntor, në spitalet e specializuara për të trajtuar pacientë me COVID-19 gjendeshin sipas statistikave zyrtare 378 pacientë, nga të cilët 16 ishin në repartet e kujdesit intensiv. Këto statistika tregojnë se afro 2.8% e të gjithë rasteve aktive me këtë sëmundje trajtohen në spitale, ndërsa pjesa tjetër janë në kushtet e shtëpisë. Shkalla e hospitalizimit të pacientëve me COVID ka ardhur në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë. Në qershor, afërsisht 10% e të sëmurëve trajtoheshin në spitale në krahasim me 6% në korrik dhe më pak se 5% në gusht.

Ndryshe nga shkalla e hospitalizimit, numri i rasteve nën kujdes intensiv është akoma i pandryshueshëm. Që nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve akute është luhatur në një fashë të ngushtë nga 0 në maksimumi 25.

Statistikat zyrtare nuk të japin mundësinë të shohësh se sa prej personave që bien në kujdes intensiv rekuperojnë dhe shërohen dhe sa nuk mbijetojnë. Gjithashtu, nuk është e mundur të mësohen të dhëna më të detajuara për kohëzgjatjen mesatare të hospitalizimit apo të trajtimit në kujdes intensiv.

Gjirokastra në vend të dytë

Aktualisht, Qarku i Tiranës ka gjysmën e të gjitha rasteve aktive në vend dhe numrin më të lartë për banor. Në Tiranë ka 6640 të prekur nga sëmundja ose 773 persona për çdo njëqindmijë banorë. Qarku i Gjirokastrës në jug renditet në vend të dytë për sa i përket prevalencës me 615 të prekur aktivë për 100 mijë banorë. Qarku i Dibrës në veri ka prevalencën më të ulët, 117 të prekur për 100 mijë banorë. Mesatarja kombëtare është 472 raste aktive për 100 mijë banorë.

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19detyrimMASNumri i vdekjeveParaPiSSHShefqet NdroqishqipShqipërishtatorSpitalspitaletSpitali Shefqet NdroqiStatistikatTiranë
Tjetri
Kryetari i Gjykatës së Fierit ballafaqohet me dyshime për ‘konflikt interesi’ në KPK

Kolegji rrëzoi konfliktin e interesit, por la në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Roland Jaupaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.