Shqipëria shënoi një rekord të ri të zymtë të hënën me shtatëmbëdhjetë shqiptarë të vdekur nga pandemia.
Shqipëria shënoi ditën me numrin më të lartë të viktimave të pandemisë së koronavirusit të ri të hënën, kur 17 persona, më i riu nga të cilët ishte vetëm 37 vjeç, humbën jetën në të tre spitalet e caktuara për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Rekordi i mëparshëm sa i përket numrit të vdekjeve u shënua më 20 nëntor me pesëmbëdhjetë viktima.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se viktimat e ditës së hënë janë nga Durrësi, Tirana, Fieri, Korça, Skrapari, Kuçova, Gramshi, Lezha, Dibra e Kavaja. Deri më sot pandemia i ka marrë jetën 716 personave, sipas shifrave zyrtare.
Gjatë së hënës hetimi epidemiologjik shtetëror dhe laboratorët privatë të analizave identifikuan edhe 795 persona të tjerë bartës të virusit, duke e bërë të hënën ditën me numrin më të lartë të vdekjeve dhe ditën me numrin e dytë më të lartë të infektimeve të reja.
Qarku i Tiranës ka aktualisht prevalencën më të lartë me gati 1 në njëmijë banorë aktualisht të sëmurë me COVID-19.