AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ministri kosovar: Vetëm Gjykata Speciale mund të ofrojë drejtësi për babanë e vrarë

Eraldin FazliungaEraldin Fazliu
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besian Mustafa | Foto : BIRN

Njëzet vjet pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, djali i tij, Besiani, shpreson se Dhomat e Specializuara të Kosovës më në fund do të mund të japin përgjigjet që vetë sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ka arritur të sigurojë.

Besian Mustafa | Foto : BIRN

Në programin televiziv të BIRN “Jeta në Kosovë” të enjten, ministri i bujqësisë Besian Mustafa shprehu shqetësimin e tij për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë për të hedhur dritë mbi vrasjen e babait të tij, Xhemajl, në vitin 2000.

“Në këto 20 vjet, sistemi gjyqësor në Kosovë nuk ka arritur të japë ndonjë përgjigje në lidhje me vrasjen”,  i tha ai BIRN. “Kjo përfshin UNMIK-un, EULEX-in dhe institucionet lokale.”

Xhemajl Mustafa ishte një aktivist i shquar për Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, në vitet 1990 dhe një aleat i ngushtë i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Më 23 nëntor 2000, ai u vra para banesës së tij në kryeqytetin Prishtinë. Asnjë i dyshuar nuk është akuzuar kurrë për vrasjen e tij.

Mustafa thotë se familjes vazhdimisht i është thënë se hetimet po vazhdonin, por pa rezultat. “Ne e dimë që çështja u transferua nga EULEX-i në institucionet lokale, por që atëherë është gjithmonë e njëjta përgjigje: hetimet vazhdojnë.”

Dhjetëra aktivistë të shquar të LDK-së u vranë gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, në atë që LDK-ja i ka etiketuar “eliminime politike”. Viktimat përfshijnë Tahir Zemaj, ish-deputetin Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj dhe shokun dhe këshilltarin e Rugovës, Xhemajl Mustafa.

Aktakuza  e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e cila u bë publike në fillim të këtij muaji, thotë se të katër burrat ishin pjesë e një ndërmarrje të përbashkët kriminale që kërkonte të “eliminonte kundërshtarët”, përfshirë personat e lidhur me LDK-në.

Edhe pse Mustafa thotë se familja e tij nuk ishte kontaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ai shpreson që gjykata më në fund të japë drejtësi për babanë e tij. “Si familje, shpresa jonë e fundit qëndron te gjykata me qendër në Hagë”, i tha Mustafa BIRN.

Për Ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, vetë anëtar i LDK-së, dështimi për të sjellë vrasësit e babait të tij para drejtësisë është një reflektim i një dështimi më të gjerë shoqëror për të siguruar drejtësi në vend. “Është dhimbje e dyfishtë të mbijetosh një lufte dhe pastaj të vritesh në kohën e lirisë”, tha ai, duke iu referuar vdekjes së babait të tij menjëherë pasi Kosova u çlirua nga sundimi i ashpër serb.

Mustafa beson se zgjidhja e këtyre krimeve duhet të shkojë përtej politikës partiake dhe të adresohet si një shoqëri dhe një shtet.

“Është një dështim shoqëror të mos jesh në gjendje të gjesh ata që urdhëruan vrasjet”, tha ai. “Kur figurat kryesore publike të një vendi vriten dhe rrethanat e vrasjeve nuk zbulohen kurrë, është e pamundur të flasësh për liri dhe drejtësi, veçanërisht 20 vjet më vonë.”

Etiketa: aktivistBIRNDhomat e SpecializuaraEULEXFamiljeGjykataGjykata SpecialeGjyqHashim ThaçiHetimetIbrahim RugovaJakup Krasniqikadri veseliKosovaKosovëLDKLokaleLufteParaRexhep SelimiSHShpresONUNMIK
Tjetri
Gjykata e Lezhës e mbingarkuar me çështje

Gjykata e Lezhës kalon në gjykim çështjen kundër mjekes gjinekologe

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.