AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Parlamenti shqiptar do të hetojë për “pastrimin e UÇK-së” nga akuzat për krime lufte

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Taulant Balla duke folur para gazetarëve më 26 qershor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Një sulm shumëditor i socialistëve të Shqipërisë kundër kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e akuzuar atë për tradhëtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pasua të enjten nga një hap më formal në parlament, ku socialistët krijuan një “komision hetimor” me synimin e “pastrimit të UÇK-së dhe Shqipërisë nga balta”.

Taulant Balla duke folur para gazetarëve më 26 qershor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Kuvendi i Shqipërisë votoi në një seancë plenare të enjten për krijimin e një komisioni hetimor me synimin e grumbullimit të informacionit mbi hetimet e kryera më herët nga institucione vendëse dhe ndërkombëtare mbi krimet e kryera nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Shqipërisë gjatë luftës së zhvilluar dy dekada më parë. Synimi zyrtar i komisionit është të mbledhë informacion dhe të hartojë një raport për gjetjet e tij. Ai synon gjithashtu të gjejë se çfarë kontributesh kanë dhënë institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë vendës për raportin e Këshillit të Europës të vitit 2011, i njohur si Raporti i Dick Marty, i cili ngre dyshime për dhunime të rënda të kryera nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë si dhe në Shqipëri, ku UÇK kishte baza operimi.

Komisioni hetimor pason fushatën e nisur nga kryeministri Edi Rama shumë javë më parë në mbrojtje të trashëgimisë së UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj, të cilët janë aktualisht nën gjykim aktualisht në Hagë nën akuzat për krime lufte. Udhëheqësit, mes të cilëve është edhe ish-presidenti e ish-kryeministri Hashim Thaçi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Komisioni hetimor i Tiranës erdhi si iniciativë e Taulant Ballës, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili në prezantimin e iniciativës, javën e kaluar nuk u lodh shumë për të fshehur objektivin e hetimit, që sipas tij është “pastrimi i baltës së pashoqe që ka marrë Shqipëria dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga ajo rezolutë.”

“Unë nuk dua të arrij në konkluzionet e këtij hetimi, por gjithsesi, jemi të gjithë dakord se në Shqipëri nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Kosovës sepse biem të gjithë dakord se lufta për liri, lufta për pavarësi, lufta për çlirim nuk është kurrë krim lufte,” deklaroi Balla javën e kaluar në parlament, në prezantimin fillestar të nismës për komision hetimor.

Komisioni do të ketë gjithashtu për synim të hetojë “bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë”.

Krijimi i komisionit vjen disa javë pasi Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama kanë sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha duke aluduar për aktivitet tradhtar nga ky i fundit, gjatë kohës që ai ka qenë punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) para se të hynte në politikë në vitin 2005. Sipas socialistëve, Basha ka ndihmuar hetuesit ndërkombëtarë të ngrenë akuza kundër udhëheqësve të UÇK-së. Basha i ka mohuar akuzat.

Disa nga udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, janë aktualisht në Hagë në akuzë për krijimin e një organizatë kriminale. Të gjithë udhëheqësit e akuzuar deklarojnë se janë të pafajshëm ndaj akuzave.

Ndërsa trashëgimia e UÇK-së bëhet një çështje politike në Shqipëri, disa kanë këshilluar kujdes, duke i nxitur socialistët të mos përdorin çështje të tilla sensitive për konsumim politik të brendshëm apo të  mos shkojnë në drejtim të mohimit të krimeve.

Enver Robelli, një gazetar nga Kosova me bazë në Zvicër, i ka cilësuar akuzat e socialistëve një keqpërdorim të Kosovës për konsum të brendshëm politik.

“Taulant Balla ndoshta nuk e di, por për ekzistencën e këtyre burgjeve janë mbajtur procese gjyqësore në Prishtinë (nga drejtësia ndërkombëtare) dhe janë dënuar në vitin 2011 tre pjesëtarë të UÇK-së, me 15, 12 dhe 7 vjet burg,” shkroi Robelli në Facebook duke reaguar ndaj fushatës së Ballës për pastrimin e UÇK-së nga akuzat.

Dhe ndërsa mbrojtja e trashëgimisë së UÇK-së është bërë politika më e dashur për Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet javën e kaluar kur zyrtarë socialistë të Kukësit u treguan tepër të zellshëm.

Të frymësuar nga qëndrimi patriotik i shefave të tyre në Tiranë, Këshilli i Qarkut të Kukësit vendosi të tërheqë titullin “qytetar nderi” që i ishte dhënë politikanit dhe botuesit të Kosovës Veton Surroi. Surroi ka zemëruar këshilltarët e qarkut, të cilët që nga viti i kaluar janë që të gjithë të Partisë Socialiste – duke bërë thirrje kundër mitizimit të luftës së UÇK-së dhe duke sugjeruar se anëtarët e UÇK-së u çliruan njësoj si pjesa tjetër e vendit nga Serbia nga ndërhyrja e NATO-s.

Avdullah Domi, një këshilltar vendës, argumentoi vendimin e tërheqjes së qytetarisë së nderit për Surroin në këtë mënyrë: “ajo çfarë po bën z. Surroi shkon në kundërshtim me vlerat universale dhe patriotike të zonës sonë dhe konkretisht Qarkut të Kukësit duke sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së”.

Dukshëm i sikletosur, Rama e shpalli vendimin e këshilltarëve të tij të Kukësit “një lajthitje kolektive”.

Kjo nuk është hera e parë që socialistët përpiqen të shkruajnë historinë përmes hetimeve politike apo ligjeve. Në tetor, socialistët miratuan një ligj që ndalon Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit të studiojë periudhën e luftës së Dytë Botërore, me argumentimin se forcat partizane nuk kanë kryer krime gjatë luftës, por vetëm pas luftës. Një version i mëhershëm i ligjit, i propozuar nga disa deputetë socialistë dhe të tjerë, kërkonte që studiuesit e kohës së Komunizmit të pajiseshin me certifikatë sigurie, siç duhet të pajisen punonjësit e shërbimeve sekrete, me synimin për të pasur “njerëz të besuar” në institucionet që aksesojnë arkiva sekrete. Socialistët u detyruan të tërhiqen nga ky version i ligjit ndërsa miratuan versionin tjetër, sipas të cilit, historia e Luftës së Dytë Botërore nuk duhet të studiohet për shkak se partizanët nuk kanë bërë krime.

Etiketa: AkuzaBashaBurgDick MartyDrejtësiaEdi RamaFacebookgjykimGjyqHashim ThaçiHetimetKosovaKosovëKrimkrim lufteKrimekrime lufteKryeministri Edi RamaKuvendiLigjLuftaLufteLulzim BashaMbrojtjambrojtjeNATOorganizatë kriminaleParaparlamentPartia SocialisteraportRaportiSerbiaShqipëriShqipëriashqiptareSulmTaulant BallaTiranëUNMIK
Tjetri
Protestuan kundër planeve të ndërtimit të HEC-it të Skavicës, policia gjobit 10 milionë lekë organizatorët

Protestuan kundër planeve të ndërtimit të HEC-it të Skavicës, policia gjobit 10 milionë lekë organizatorët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.