AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Polici vret të riun se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrugica ku ndodhi ngjarja. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Klodjan Rasha, 25 vjeç, mbeti i vrarë natën e kaluar nga plumba të lëshuara nga arma e një efektivi policie. Policia nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi ngjarjen ndërsa prokuroria njoftoi se oficeri i policisë është ndaluar në pritje të sqarimit të ngjarjes.

Hasan Rasha, xhaxhai i 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Një i ri 25 vjeç mbeti i vrarë në rrethana të pasqaruara nga një efektiv policie, i cili hapi zjarr me armën e shërbimit natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2020 në Tiranë, në një rrugicë pranë Unazës së Re. Në dy njoftime për shtyp të publikuara në faqen e vet në Facebook mëngjesin e së martës, Policia e Shtetit bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 1:45” dhe se “në mungesë të ndriçimit të plotë, punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri” pasi 25-vjeçari “i ka drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Pak më vonë, policia deklaroi se kishte gjetur një armë në zonën përreth, për të cilën dyshohej se i përkiste të riut të vrarë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, i tha BIRN se është vendosur ndalimi i punonjësit të policisë, N.H.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment deri në publikimin e këtij lajmi.

Mbrëmjen e së martës, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, njoftoi në Facebook se hetimet paraprake kanë dalë në konkluzionin se oficeri i policisë ka shkelur procedurat standarde të përdorimit të armës.

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme,” shkruhet në njoftim. Për rrjedhojë, oficeri i policisë është arrestuar për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Nëse gjendet fajtor, oficeri mund të dënohet me deri shtatë vjet heqje lirie.

Familjarët kërkojnë sqarime

Familja Rasha hapi dyert e mortit për të riun Klodian, jeta e të cilit u ndërpre natën e kaluar. Të afërm dhe miq shkojnë për të ngushëlluar prindërit dhe familjarët e 25-vjeçarit, i cili u qëllua me armë pranë banesës së tij. Në hyrjen e rrugicës që të çon tek shtëpia e familjes Rasha që gjendet rreth 100 metra më larg, janë ende të dukshme njollat e gjakut të të ndjerit. Vendngjarja gjendet pikërisht aty ku rrugica bashkohet me rrugën “Dritan Hoxha”.

Xhaxhai i Klodjanit, Hasan Rasha tregon se e mësoi lajmin nga një punonjës policie, i cili i kishte treguar se nipi kishte humbur jetën në një përplasje me policinë.

“Më morën në telefon në orën pesë të mëngjesit, më ka marrë një oficer i policisë. Vëllai jot, tha është këtu në drejtori të policisë, djali i tij ka pasur një përplasje, karrambolu me policinë dhe unë këtë rast mendova se mos ka karrombolu me makinë. Djali thotë ka vdekë. Si mor ka vdekë? Ka vdekë më tha”, pohon Hasani dhe shton se të vërtetën e mësoi kur është kthyer në shtëpi.

“Kur erdha këtu më thonë djali ka vdekur këtu tek rruga. Ka shkuar me pi një kafe. Ka punu gjatë ditës tek shpia, ka pas një mjeshtër, ka punu deri më darkë. Zakonisht e pinte kafen dy tre herë gjatë ditës. Mirëpo duke punu, se ka lënë vetë babai me shku me pi ditën kafe dhe ka dalë mbas orës 10 për me pi kafe. Përfundimisht, se ku është atakuar me policinë, ka qenë vonë kjo punë, nuk mund të them gja, se s’dijmë gja”, tregon Hasani.

Ai këmbëngul se nipi i tij, Klodjani, nuk ka pasur armë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk ka pas ditë me përdorë armë, asnjiherë në jetën e tij dhe s’ka prek armë me dorë”, thekson Hasani dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës.

Rrugica ku ndodhi ngjarja. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
Rrugica ku ndodhi ngjarja. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
Etiketa: ArmëBIRNElisabeta ImerajFacebookHetimetImerajMinistria e BrendshmepoliciPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSHTiranëvrasjeZjarr
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Ngresi –Gjykata e Apelit Vlorë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Ngresi –Gjykata e Apelit Vlorë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.