AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit, 9 policë dhe 2 protestues të plagosur

Vladimir KarajEdmond HoxhajngaVladimir KarajdheEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga protestat pas vrasjes së Klorian Rashës. Fioto:Nensi Bogdani/BIRN

Protesta e qindra qyetarëve pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një punonjës policie, u kthye në një përplasje me gur dhe gazlotsjellës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe rrugën Myslym Shyri. Policia tha se ekstremistë të dhunshëm kishin plagosur 9 punonjës policie dhe kërkoi ndalimin e thirrjeve për dhunë. 

Foto nga protestat pas vrasjes së Klorian Rashës. Fioto:Nensi Bogdani/BIRN

Revolta pas vrasjes së një të riu nga policia, nisi me disa shtyrje në hyrje të Ministrisë së Brendshme dhe kërkesën për dorëheqje të ministrit Sandër Lleshi, por u kthye në një përplasje të dhunshme në rrugët e qytetit. Disa dhjetra të rinj dhe adoleshentë e fëmijë sulmuan policinë me gurë të mërkurën në mbrëmje, ndërsa kjo u përgjigj duke përdorur gazlotsjellës dhe makina me ujë me presion.

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se gjatë tubimit të zhvilluar para godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, si protestë ndaj vrasjes së të 25 vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e të martës, nga një efektiv i shërbimit të patrullës, ishin plagosur 9 punonjës policie dhe ishin shkaktuar dëme në godina, rrrugë, mjete policie. Po ashtu protestuesit shkatërruan zbukurimet e festave të fund vitit në qendër të Tiranës.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën policia dënoi vrasjen e të riut, si “Episodi i papranueshëm”, por tha se punonjësi që qëlloi po hetohej në gjendje arresti dhe kërkoi që ngjarja të mos “përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër”.

Përplasje dhe dhunë në rrugë

Protestuesit marshuan pasditen e të mërkurrës me thirrjet “Jemi Klodiani” për nder të 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Edi Rama. Fillimisht ata qëndruan para ministrisë dhe u kërkuan disa herë punonjësve të policisë të hiqnin kapelet dhe të protestonin me ta.

Ndërkohë pas disa përplasjeve në dyert e ministrisë, në të cilat policia qëndroi kryesisht neutrale, portesta u spostua para kryeministrisë.

Policia fillimisht e mbrojti ndërtesën me rreth dy dyzina policësh, pa mjete mbrojtës dhe vetëm në uniformë. Këta u shtynë në derën e institucionit nga grupe të rinjsh më të shumtë në numër, që hodhën shanshka dhe shkatërruan një pemë të zbukuruar për festat në hyrje të godinës.

Por ndërsa numri i protestuesve u zvogëlua pas rrebesheve të shiut, para kryeministrisë u vendosën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me skafadra dhe mjete antiprotestë. Nga ky moment dhjetra të rinj, përfshi edhe fëmijë 10-13 vjeç sulmuan forcat e FNSH-së me pllaka që nxirreshin nga trotuaret.  Sulmi u përqëndrua vetëm mbi policët e ndërhyrjes së shpejtë të pajisur me skafadra, ndërsa dhjetra policë pa mburojë që qëndronin për krah tyre në dy tre metra distancë nuk u goditën.

Protesta nuk u duk se kishte drejtues dhe shpesh herë thirrjet për të ndaluar goditjet shkaktuan përplasje mes vetë protestuesve. Arkimed Lusha, një prej figurave të shoëbizz-it shqiptar, i njohur edhe përshkak të arrestimeve të herëpashershme nga policia, foli disa herë para turmës. “Jemi mbledhur këtu për Klodianin”, tha ai në një rast që u duk se ndaloi breshërinë e gurëve. Për disa sekonda protestuesit madje u ulën në bulevard, por menjëherë saj persona nga turma lëshuan breshëri pllakash trotuari mbi policinë.

Kjo e fundit u përgjigj me gazlotsjellës që solli fillimisht shpërndarjen e protestuesve, por edhe largimin e pjesës më të madhe të policisë të pa pajisur me kundragazë. Gazilotsjellës nuk duket se ndikoi në shpërndarjen e protestës, pasi dhjetra të rinj u spostua sërish në dyert e Ministrisë së Brendshme dhe më pas para Bashkisë së Tiranës.

Dhjetra të tjerë sulmuan zbukurimet në Sheshin Skënderbej dhe xhamat e makinave të policisë. Rreth orës 20.00 protesta u zhvendos para Policisë së Tiranës, ku policia përdori ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Përplasjet vijuan me gur dhe mjete të tjera edhe në rrugën Myslym Shyri, deri sa duket se protestuesit u shpërndanë.

Pas protestës policia njoftoi se ishin plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucioneve ku u zhvillua protesta. Policia i etiketoi protestuesit me të cilët pati përplasje si “ekstremistë”.

“Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në ‘Sheshin Skënderbej’”, citohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia deklaron se 3 efektivë janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë marrë dëmtime serioze në kokë dhe në trup.

Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë dhe thekson se dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.

Etiketa: BIRNDëshmorët e KombitdhunaEdi RamaMakinaMasaMyslym ShyriNensi BogdaniParaPoliciaPolicia e ShtetitProtestaProtestatprotestuesRamaRrjetet socialeSHShtyrjeSpitalTiranë
Tjetri
Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit, 9 policë dhe 2 protestues të plagosur

Policia arreston 3 protestues dhe shpall në kërkim 8 të tjerë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.