AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gaz lotsjellës, ujë me presion dhe arrestime në natën e katërt të protestës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale të policisë duke hedhur gaz lotsjellës në rrugën Myslym Shyri në Tiranë më 12 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Disa qindra protestues, më së shumti adoleshentë, parakaluan nëpër rrugët e Tiranës mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia i sulmoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke arrestuar disa prej tyre në mënyrë rastësore.

Forcat speciale të policisë duke hedhur gaz lotsjellës në rrugën Myslym Shyri në Tiranë më 12 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Policia tentoi të shpërndajë grupin e protestuesve të rinj në Tiranë në natën e katërt të protestave të shkaktuara nga vrasja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga një efektiv policie. Protestuesit u grumbulluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe vijuan në mënyrë paqësore për te blloku i ministrive para se të hynte në rrugën “Myslym Shyri”.

Forcat speciale të policisë ndoqën protestuesit nëpër rrugën “Myslym Shyri”, ku disa oficerë hodhën me krah dhe me pushkë gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë u fshehën nëpër hyrjet e pallateve, lokale e mjedise të tjera, ku policia i vuri prangat disave prej tyre dhe la të lirë disa të tjerë.

Ky reporter dëgjoi një prej protestuesve duke bërtitur: “Pse po na helmoni?! Ne nuk po ju sulmojmë!”

Protestues të tjerë më në moshë duket se u përpoqën të impresiononin forcat speciale të policisë duke bërtitur pas tyre: “Mbroni fëmijët! Mos i godisni fëmijët!”

Pak më vonë, protestues të tjerë u mblodhën në hyrje të bllokut në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë, një numër i kufizuar i të cilëve hodhën gurë apo bënë shkatërrime të tjera. Policia ndërhyri në këtë rast me gaz lotsjellës të bollshëm dhe ujë me presion.

Një drejtues policie urdhëroi përmes radios forcat Shqiponja që të bënin ndalime mes të rinjve, ndërsa furgonë të shumtë të policisë morën drejtimin për të pritur të ndaluarit.

Policia ka njoftuar më herët se së paku 150 protestues ishin ndaluar, nga të cilët, një pjesë janë shpallur të arrestuar, nga protesta e ditës së premte.

Shqipëria mbylli në këtë mënyrë ditën e katërt të trazirave të shkaktuara nga vrasja e Klodjan Rashës, 25 vjeç, nga një oficer policie natën mes 8 dhe 9 dhjetorit. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama akuzojnë opozitën si organizatore të dhunës, ndërsa kjo e fundit kritikon qeverinë se është larg realitetit që duket se ka nxjerrë qindra adoleshentë në protesta të përnatshme.

Pyetur nga BIRN, disa nga të rinjtë protestues refuzuan të komentojnë duke argumentuar se kanë frikë. Shumë prej tyre dukshëm kishin frikë nga forcat policore të pozicionuara aty pranë dhe po përpiqeshin të largoheshin nga protesta në mënyrë të fshehtë.

Etiketa: arrestimeBIRNDëshmorët e KombitDhunëEdi RamagazGjergj ErebaraKryeministri Edi RamaLokaleMyslym ShyrindalimeParaPartiaPartia SocialistePoliciaProtestaprotestuesRamareportershqipShqipëriaShqiponjaTiranëVrasja
Tjetri
Protesta në Shkodër, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Protesta në Shkodër, policia procedon kryebashkiaken Ademi dhe 43 protestues

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.