AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gaz lotsjellës dhe ndalime në protestën që nisi paqësisht

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Në ditën e pestë të protestave të të rinjve kundër dhunës policore, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës në një përballje në kryqëzimin e Drejtorisë së Policisë pasi disa protestues qëlluan me gurë.

 

Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Disa qindra protestues, më së shumti të rinj, marshuan në mënyrë kryesisht paqësore për gati dy orë nga Sheshi Skënderbej te kryeministria dhe në Unazë për te Drejtoria e Policisë, duke kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe duke sharë kryeministrin Edi Rama.

Protesta përfundoi sërish me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe ndalime kur protestuesit u përballën me forcat speciale të policisë te ura pranë Drejtorisë së Policisë, ku së paku një protestues qëlloi me gur makinën e ujit me presion.

Pasi policia përdori ujin, një pjesë e protestuesve të rinj tentuan të bëjnë rezistencë paqësore duke u shtrirë në rrugë. Policia, e cila gjatë ditëve të mëparshme është përgjigjur me dhunë brutale, u duk më e vetëpërmbajtur por gjithsesi një prej protestuesve të rinj që ishte shtrirë në mënyrë pasive në rrugë u shoqërua për në komisariat nga forcat Shqiponja pavarësisht se duket se nuk kishte bërë dhunë.

Protestat e të rinjve kundër policisë u ndezën pesë ditë më parë pasi një oficer policie hapi zjarr dhe vrau një 25 vjeçar të paarmatosur, Klodjan Rashën. Që nga ajo ditë, policia është përpjekur ta trajtojë ngjarjen si një incident i izoluar ndërsa është përballur me akuza për politizim të aktivitetit të saj në shërbim të partisë socialiste në pushtet, për përdorim disproporcional të dhunës dhe për ndalime të të rinjve në mënyrë rastësore, për të mbushur qelitë e komisariateve dhe duke i mbajtur të ndaluarit gjatë të gjithë natës pa gjumë.

Në përballjen e së dielës pranë Drejtorisë së Policisë, ky reporter vërejti se si policët tentuan të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të mos përdorur shkopinjtë e gomës, tipar i zakonshëm i netëve të shkuara, ndërsa vijuan të përdorin me bollëk gazin lotsjellës. Një prej policëve raportoi në radio: “Nuk kemi prekur asnjë me dorë”, një reflektim ky ndaj reklamës së keqe që policia ka marrë nga pamjet e forcave speciale që vënë prangat në duart e adoleshentëve të trembur.

Jo vetëm policët ushtruan vetëpërmbajtje të dielën. Të rinjtë protestues treguan kujdes për të ndaluar disa prej tyre që niseshin të bënin vandalizma ndaj sinjalistikës rrugore, tipar i protestave të ditëve të shkuara.

Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Etiketa: adoleshentëAkuzaArdi VeliuBIRNDhunëEdi RamagazGjergj ErebaraKryeministriandalimePartisë SocialistePoliciaProtestaProtestatprotestuesRamareporterSHShqiponjaURAZjarr
Tjetri
‘Të humbur’ në komisariate: Qelitë plot me protestues, ndërsa familjet lihen në errësirë

‘Të humbur’ në komisariate: Qelitë plot me protestues, ndërsa familjet lihen në errësirë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.