AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lëvizja për Universitetin kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Evis Kushi, gjate nje seance parlamentare ku Komisioneri i BE per Fqinjesi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, prezantoi Progres-Raportin 2020 per Shqiperine. Varhelyi premtoi se Komisioni Europian do qendroje prane me vendet e Ballkanit Perendimor dhe do punoje fort qe vendet e rajonit te jene shtete anetare te BE./r/n/r/nMinister of Education, Sports and Youth, Evis Kushi, during a parliamentary session where EU Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi, introduced the Progress Report 2020 for Albania. Varhelyi promised that the European Commission will stay close to the countries of the Western Balkans and will work hard for the countries of the region to be EU member states.

Pas deklaratave të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mbi identifikimin dhe ndjekjen nga shërbimi psikosocial të fëmijëve pjesëmarrës në protestat për vdekjen e 25-vjeçarit nga Lapraka, Klodian Rasha aktivistët e Lëvizjes për Universitetin kërkuan dorëheqjen e saj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Evis Kushi | Foto : LSA

Lëvizja për Universitetin ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila pas protestave të javës së fundit është shprehur publikisht se të miturit që kanë marrë pjesë nëpër protesta dhe që kanë qenë pjesë e akteve të dhunshme, do të identifikohen dhe do të ndiqen me psikologë nëpër shkolla.

“Ministrja Kushi duhet të shqetësohej për fëmijët dhe mësuesit që përdoren për fushata elektorale dhe propaganda mediatike, si edhe për raportet e Bankës Botërore, ku gjysma  e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë për shkak të hendekut të madh të pabarazisë sociale,” ,” tha Lëvizja për Universitetin në një deklaratë për shtyp.

Mijëra të rinj, shumë prej tyre adoleshentë, kanë protestuar për 5 ditë me radhë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke sulmuar me gurë dhë mjete të forta institucioneve shtetërore dhe efektivëve të policisë. Qindra protestues janë arrestuar ose ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Sipas një raporti të Avokatit të Popullit, deri me 11 dhjetor 124 protestues janë shoqëruar nga policia, nga të cilët 57 rezultojnë të jenë të mitur.

Në një intervistë në televizion, Kushi deklaroi se të miturit që marrin pjesë në protesta po përdoren politikisht – duke reflektuar deklarata të ngjashme nga deputetë socialistë.

“Ngjarjet do të hetohen për të gjetur cilët i kanë ngritur këto fëmijë,” tha ajo, duke theksuar se sipas ligjii fëmijët nuk duhet të marrin pjesë në protesta të pashoqëruar.

“I bëj thirrje të gjithë prindërve të mos lejojnë fëmijët e tyre të përdoren për qëllime politike dhe për qëllime dhune,” shtoi Kushi

Ajo shtoi se këto akte nuk kanë lidhje me edukimin e fëmijëve, por me keqpërdorimin e tyre.

“Unë si ministre e MASR kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, prandaj mbasi e gjithë kjo të mbarojë do të interesohemi me të gjithë specialistët e arsimit që të identifikojmë emrat e këtyre nxënësve që i përkasin dhe shkollave të ndryshme, në mënyrë që të ndihmohen nga shërbimi psikosocial,” tha ajo.

“Kur bëjnë krime të tilla në një moshë kaq të vogël imagjinoni më vonë”, shtoi ajo.

Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin theksuan se deklarata e Kushit ishin përçmuese për të rinjtë.

“Deklarata të tilla përçmuese, janë të denja vetëm për regjimet diktatoriale,” përfundoi deklarata e Lëvizjes për Universitetin.

 

Etiketa: aktivistAktivistëdeputetEvis KushifushataKrimePoliciaPropagandaProtestaProtestatprotestuespsikologRaportiSHshkollashqipShqipëritë mitur
Tjetri
Muskaj kërkon shfuqizimin e sanksionit që i ndalon rikthimin në drejtësi

Muskaj kërkon shfuqizimin e sanksionit që i ndalon rikthimin në drejtësi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.