AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shoqëria civile kritikon përdorimin disproporcional të dhunës policore ndaj protestuesve të rinj

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile shqiptare deklarojnë mbështetje për protestat qytetare ndërsa konsiderojnë dhunën nga protestuesit si raste të izoluara dhe reagimin policor si disproporcional.

Policia godet protestuesit me ujë me presion pasi njëri prej tyre goditi me gur në Tiranë më 13 dhjetor 2020. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Organizatat e shoqërisë civile shprehën mirënjohje ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestat e diitëve të fundit ndërsa cilësuan dhunën e ushtruar nga disa prej tyre si raste të kufizuara dhe dhunën policore ndaj protestuesve si disproporcionale. Organizatat kritikuan vendimin e Policisë së Shtetit për të mos lejuar protestat nën pretekstin e pandemisë së koronavirusit të ri dhe i bënë thirrje klasës politike të reflektojë mbi shkaqet më të thella që sollën protestat e të rinjve.

“Shqipëria ka nevojë për reagime qytetare sa herë cënohen të drejtat e njeriut, sa herë autoritetet ndërmarrin akte kundër tyre dhe sa herë liritë tona kushtetuese e ligjore vihen në diskutim apo sprovë,” thuhet në deklaratë.

“Protesta në demokraci është instrument i pazëvendësueshëm dhe ne duhet t’i shprehim mirënjohjen çdo qytetari të ndërgjegjshëm që e përdor këtë instrument në funksion të mbrojtjes së demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut,” thuhet më tej në deklaratë.

Organizatat shprehin shqetësimin se ndalimet në masë dhe mbipopullimet e qelive të komisariateve të policisë në Shqipërinë qendrore rrezikojnë të shkaktojnë vatra të reja të përhapjes së koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19.

Organizatat dënojnë “ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike ndaj protestuesve të shoqëruar, mosnjoftimin e prindërve/kujdestarëve për të shoqëruarit minorenë, marrjen e deklarimeve nga këta të fundit pa praninë e prindërve edhe/osë të avokatit,  pengimin e mas-medias për të përmbushur detyrën e vet”.

Disa mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, morën pjesë në protestat e ndezura nga vrasja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga një oficer policie më 8 dhjetor. Qindra prej tyre u arrestuan ose u shoqëruan për në komisariate nga Policia e Shtetit, ndërsa protestat u përshkallëzuan në disa raste në dhunë ndaj policisë dhe sinjalistikës rrugore.

“Shqetësim paraqet qëndrimi mohues i qeverisë për problematikën serioze që  shprehin protestuesit, sidmos ajo pjesë që duke qenë me moshë të re nuk janë votues të ndonjë force politike të caktuar, por që janë përfaqësues të një brezi që kërkon një Shqipëri të jetueshme, d.m.th që qeveriset më mirë, që krijon mundësi shkollimi dhe punësimi në vend, pa pasur nevojën e marrjes së rrugëve të botës,” shkruhet më tej në deklaratë.

Qeveria deri më tani i ka konsideruar protestuesit rrugeçër ndërsa mohon që vendi të ketë ndonjë problem më të madh si shkak për protestat.

Policia e Shtetit deklaroi të hënën se do të ndalojë të gjitha protestat duke i konsideruar protestat e fundit si “të degraduara”. Në Durrës, katër qytetarë u arrestuan të martën nën të njëjtin argument ndërsa Komisioneri i Lartë i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, kritikoi ashpër dhunën dispropocionale policore dhe vendimin për të ndaluar protestat në tërësi.

Lista e organizatave nënshkruese:

  • Civil Rights Defenders
  • Instituti i Studimeve Politike
  • Keshilli Shqiptar i Medias
  • Levizja Rinore Egjiptiane Rome
  • Minority Right’s activist
  • Qendra “Gratë në Shërbim Publik”/ WPS Albania
  • Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri
  • Qendra Res Publica
  • Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike
  • Qendra TREJA
  • Aleanca LGBT
  • Qendra Zeri Integrimit
  • Rrjeti i Profesionisteve te Rinj
  • Useful to Albanian Women
  • Shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil
Etiketa: Aleanca LGBTBIRNCivil Rights DefendersCOVIDCOVID-19demokraciDhunëDurrësGjergj ErebaraInstituti i Studimeve PolitikeKomisioneriKrijonKsamilkushtetueseLGBTMASmbështetjePoliciaPolicia e ShtetitProtestaProtestatPunëPunësimiQendra TREJAQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareVotuesVrasja
Tjetri
Policia vë në jetë ndalimin e protestave, shoqëron katër të rinj në Durrës

Policia "u tremb" nga protesta me arkivol të sajuar, procedon protestuesit për përhapje paniku

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.