AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Parlamenti voton Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Prokurorisë së Apelit tëVlorës, Altin Binaj, | Foto : LSA

Kuvendi votoi me 96 vota kandidaturën e prokurorit Altin Binaj, i cili bëhet anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese. Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga KED para deputetëve.

Kreu i Prokurorisë së Apelit tëVlorës, Altin Binaj, | Foto : LSA

Kuvendi votoi me 96 vota kandidaturën e prokurorit Altin Binaj, i cili bëhet anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese. Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi para deputetëve, për një mandat tashmë mjaft të kufizuar edhe në kohë.

Pas këtij votimi Binaj duhet të thirret për betim nga Presidenti i Republikës. Me zgjedhjen e Binajt parlamenti ka emëruar të tre anëtarët e tij në gjykatë, e cila nuk është funskionale prej tre vjetësh pasi anëtarët e saj u shkarkuan nga procesi i vetingut.

Gjykata Kushtetuese megjithatë nuk mund të jetë sërish plotësisht funksionale. Për këtë pritet që të zgjidhet nga Presidenti i Republikës edhe një prej dy vakancave që ai duhet të plotësojë. 3 vende vakante që zgjidhen nga Gjykata e Lartë do duhet të presin ngritjen e kësaj të fundit, ndërsa nuk kanë kandidatura dhe as shpallje të hapura. Një prej këtyre vendeve mbahet nga gjyqtarja Vitore Tusha, e cila kryeson edhe gjykatën. Tusha, e cila u konfirmua në procesin e vetingut, do të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e zëvendësuesit nga Gjykata e Lartë.

Votimi në Kuvend i kandidaturës së Binajt është përshëndetur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca. Soreca shkroi se priste që KED t’i dërgonte listën me kandidatura presidentit dhe pas emërimit prej këtij të fundit gjykata të bëhej funksionale. Ai kujtoi se funksionimi normal i saj ishte një nga kushtet për negociatat.

Një përshëndetje të ngjashme shkroi edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. “Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt”, shkroi Kim.

Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ’90 dhe ka qenë prokuror në Vlorë dhe drejtues i prokurorisë atje për disa vite. Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Në garën e ngjashme të shpallur nga Presidenti i Republikës KED ka lejuar kandidimin dhe pritet të bëjë pikëzimin për tre kandidatë. Në listë është sërish prokurori Binaj, avokati Përparim Kalo dhe drejtori i kabinetit i Gjykatës Kushtetuese Aleksandër Toma.  Për vakancën e dytë të shpallur nga Presidenti i Republikës në garë është vetëm juristja Sonila Bejtja.

Etiketa: Altin BinajBashkimit EuropiandeputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësikushtetueseKuvendKuvendiLuigi SorecaMjaftParaPërparim KaloProcesi i vetingutprokurorProkuroriSHSHBAshqipShqipëriSonila BejtjaVitore TushaVlorëVotaVotimiYuri Kim
Tjetri
Kolegji pushon ankimin e ish-prokurorit Tom Dedaj kundër shkarkimit

KPA rrëzon ankimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.