AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi i KPA: Justifikimet e Pekës për kursimet cash bien ndesh me detyrimet e tij

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca për prokurorin Dritan Peka në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto BIRN

Në vendimin e zbardhur, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon pretendimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka për deklarimet e kursimeve në cash dhe vendos shkarkimin e tij për deklarim të paplotë dhe të pasaktë.

Seanca për prokurorin Dritan Peka në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto BIRN

Më 22 tetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbysi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi të largojë nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka, për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin e pasurisë.

Në vendimin e zbardhur, Kolegji arsyeton se Peka ka dështuar të bindë trupin gjykues se pasaktësitë në deklarimin e gjendjes cash ndër vite kanë ardhur si pasojë e “mungesës së përvojës”.

Për shkak të qëndrimeve të tij kontradiktore, Kolegji vlerëson se subjekti i rivlerësimit, duke u përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë e tij në formën e likuiditeteve cash, ka kryer deklarim të paplotë e të pasaktë për kriterin e pasurisë, si dhe ka rezultuar me mungesë të burimeve financiare të ligjshme.

Dritan Peka, ish-prokuror drejtues i Prokurorisë së Apelit u konfirmua nga KPK më 4 mars 2019, ndërsa një çështje që lidhej me punësimin e kunatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla u dërgua për inspektim në ILD.

Një muaj e gjysmë më vonë, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik Darjel Sina, i cili bazuar në dokumentacionin e administruar nga Komisioni pretendoi se nuk krijohej bindja se Peka kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë e figurën dhe nivel minimal për profesionalizmin, duke kërkuar kërkuar shkarkimin e prokurorit te Apelit.

Shkaqet e ankimit të Sinës për kriterin e pasurisë kishin të bënin me paqartësinë e burimeve të krijimit të një apartamenti banimi me sipërfaqe 94,6 m2, ndodhur në Tiranë; me mënyrën e përfitimin të një kredie të butë nga bashkëshortja e Pekës; për mungesë burimesh për disa vite në vlerën totale 3.6 milionë lekë dhe se pretendimet e ish-prokurorit të Apelit Tiranë për gjendjen cash në vlerën 1.5 milionë lekë në fund të vitit 2016, mbeteshin deklarative.

Sina ngriti pretendime edhe për kriterin e profesionalizmit, duke përmendur punësimin e kunatit të Llallës dhe pagesën e tij gjatë kohës që ndodhej jashtë shtetit, si dhe një çështje tjetër që sipas tij lidhej me pozicionin e Pekës si drejtues dhe se kishte ndikim në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm.

Në konkluzionet përfundimtare, Komisioneri Publik parashtroi se u përmbahej të gjitha shkaqeve të ankimit, por kërkimin për shkarkimin nga detyra e referoi vetëm bazuar në një prej elementëve për kriterin e pasurisë, atë të mungesës së burimeve të ligjshme.

Në vendimin e Kolegjit vlerësohet qëndrimi i prokurorit Peka lidhur me gjendjen cash jashtë sistemit bankar, të pretenduar prej tij në funksion të procesit ta rivlerësimit, e cila u bë shkak për shkarkimin e tij.

Në deklaratën vetting, subjekti nuk ka deklaruar likuiditete cash jashtë sistemit bankar, ndërsa në vitet 2015 dhe 2016 mungon pasqyrimi për pakësimin apo shtesat e tyre. Sipas KPA, Peka ka pretenduar se këto shuma janë përdorur për shpenzime të ndryshme të padeklaruara.

Pavarësisht se në analizën financiare përfundimtare të kryer në Kolegj për periudhën 2003-2016 janë reflektuar të ardhurat nga puna të pretenduara nga subjekti, si dhe janë zbritur një pjesë e shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit, ka rezultuar balancë negative në vlerën totale 2.4 milionë lekë.

Peka e ka kundërshtuar analizën financiare të Kolegjit lidhur me përllogaritjen e gjendjes cash duke e cilësuar si jo reale. Ai ka deklaruar se një pjesë e shpenzimeve të kryera në vitin 2015, janë mbuluar nga ndryshimi i cash-it të akumuluar në banesë. Gjithashtu, ka pretenduar se në fund të vitit 2016, kursimet janë pakësuar përafërsisht në vlerën e pagesës së nje kredie dhe kanë mbetur në nivelin rreth 1.5 milionë lekë, sikundër ka deklaruar edhe në vijimësi.

Kolegji konstaton se subjekti i rivlerësimit është i pasaktë dhe kontradiktor në deklarimin e gjendjes së likuiditeteve cash, jashtë sistemit bankar.

“Nga dokumentacioni në fashikull dhe parashtrimet e tij, rezulton që në momente të ndryshme, subjekti deklaron vlera të ndryshme të kursimeve jashtë sistemit bankar, të ndryshme edhe nga deklaratat periodike vjetore të kryera prej tij dhe personit të lidhur ndër vite, në zbatim të ligjit nr. 9049/2003, dhe më pas në deklaratën vetting,” citohet në vendim.

Kolegji vëren se edhe në analizën financiare përfundimtare të paraqitur nga subjekti në seancën gjyqësore të datës 2 tetor 2020, gjendja e likuiditeteve cash në fund të viteve nuk përputhet me atë të deklaruara në përgjigjet e pyetësorëve të datave 24 gusht dhe 21 dhjetor 2018.

Lidhur me mospërputhjet mes deklarimeve të gjendjeve të likuiditeteve cash jashtë sistemit bankar, Peka është shprehur se ka pasur gabime për shkak të mungesës së përvojës në deklarimet periodike vjetore. Sipas tij, gjendja ndër vite e likuiditeteve nuk është mbledhur në funksion të deklarimeve periodike vjetore dhe ka shpenzime të cilat nuk janë deklaruar.

Trupi gjykues i Kolegjit vëren se argumentet e subjektit të rivlerësimit bien ndesh me detyrimet e tij gjatë procesit të rivlerësimit për të deklaruar me saktësi ose plotësisht pasuritë, si në funksion të vazhdimit të qëndrimit në detyrë, ashtu edhe kundrejt detyrimeve ligjore të tij si funksionar publik në cilësinë e subjektit deklarues.

Kolegji e quan jobindës pretendimin e Pekës për mungesë përvoje dhe sjell në vëmendje se ai nuk ka pasur probleme në vitet e para, pasi në periudhën 2005-2007 e ka deklaruar gjendjen cash në përputhje me detajet e kërkuara nga ligji për deklarimin e likuiditeteve.

Trupi gjykues i KPA konstaton se legjislacioni në fuqi ka qenë i qartë duke parashikuar që deklaratat përbëjnë dokumente zyrtare dhe mospërmbushja e detyrimit sillte pasoja për deklarim të rremë si vepër penale.

“Përpos këtij elementi, këto pretendime të subjektit bien ndesh edhe me profilin dhe përvojën e konsiderueshme profesionale të subjektit si magjistrat prokuror që ka shërbyer në pozicione që kërkojnë përgjegjësi, qartësi dhe njohuri të sofistikuara në interpretimin e ligjit, në funksion të të drejtave të individëve dhe interesit publik në ndjekjen penale,” vijon argumentimin trupi gjykues i Kolegjit. .

Shpjegimet e prokurorit Peka të kryera në funksion të procesit të rivlerësimit, janë konsideruar si deklarative dhe pa vlerë provuese. Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe Ina Rama, Sokol Çomo e Ardian Hajdari anëtarë, konkludon se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të paplotë dhe të pasaktë të pasurive të tij, duke u përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë gjendjen cash, si dhe ka rezultuar me mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë.

 

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAnalizëArdian HajdariBIRNDarjel sinaDritan PekaGjyqILDIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKMagjistratNatasha MulajndikimParapasojaprokurorProkuroreProkuroria e Apelit TiranëPunaPunëRamaSeancaSHshpenzimeSokol ÇomoVendimVendimiVetting
Tjetri
Dolia e verës dëshmi e tregtisë në portin e Dyrrahut

Arkeologët kërkojnë shtimin e pavijoneve në muzeun arkeologjik të Durrësit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.