AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Optimizëm për Vitin e Ri

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pema e vitit të ri dhe Kulla e Sahatit | Foto : Nensi Bogdani

Ka të paktën pesë arsye për optimizëm në vitin 2021. Në vitin që sapo ka hyrë, ne mund të hedhim bazat për një epokë të re zhvillimi të qëndrueshëm, paqeje dhe bashkëpunimi, megjithëse duhet të jemi gjithashtu vigjilentë për të ndalur forcat e lakmisë, injorancës dhe urrejtjes që mund t’i përdorin teknologjitë e reja për qëllimet e tyre të fshehta.

Foto ilustruese. | Foto : Nensi Bogdani

Viti 2020 ishte një vit i trishtueshëm, me pandeminë COVID-19, ndryshime ekonomike në të gjithë botën, katastrofa klimaterike, trazira sociale të përhapura, dhe madje pretendime të rreme nga ana e presidentit amerikan Donald Trump për mashtrim masiv zgjedhor dhe thirrjet midis mbështetësve të tij për ligjin ushtarak. Megjithatë, pavarësisht lajmeve të zymta, viti solli edhe disa arsye të mëdha për optimizëm. Në këtë vit të ri, ne mund të hedhim bazat për një epokë të re zhvillimi të qëndrueshëm, paqeje dhe bashkëpunimi.

Arsyeja e parë për optimizëm ishte suksesi i shumë vendeve në frenimin e COVID-19. Vendet të ndryshme nga ana kulturore dhe politike si Australia, Kina, Koreja e Jugut, Laosi, Zelanda e Re dhe Vietnami, vunë në zbatim strategji efektive të shëndetit publik për të frenuar pandeminë. Kështu bënë edhe  disa vende në rajone të tjera, përfshirë Afrikën Sub-Sahariane. Ndërsa në titujt kryesor mbizotëronin lajmet për mungesën e reagimit të SHBA-së dhe Europës përsa i takon frenimit të pandemisë, sukseset në rajonin Azi-Paqësor dhe gjetkë na tregojnë se si kombinimi i qeverisjes së mirë, qytetarisë së përgjegjshme  dhe politikave të bazuara në prova,  mund të zgjidhë sfida të mëdha dhe urgjente.

Arsyeja e dytë për optimizëm është mbërritja  e vaksinave të reja, të cilat nuk janë vetëm një burim shprese e madhe për shpëtimin e jetës dhe ndalimin e virusit, por gjithashtu një shenjë e fuqisë së shkencës moderne për të ofruar progrese teknologjike në një kohë rekord. Zhvillimi i vaksinave ishte shembull i “qasjes së misionit” të hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinës në një përpjekje publike-private. E njëjta mënyrë duhet të vihet në zbatim për të adresuar sfida të tjera globale, të tilla si rritja e përdorimit të energjisë së rinovueshme, bujqësia e qëndrueshme dhe ruajtja e biodiversitetit.

Arsyeja e tretë për optimizëm është se Donald Trump u mund në mënyrë vendimtare në zgjedhjet e nëntorit. Ashtu si shumë demagogë të së kaluarës dhe të tashmes, Trump qenë gjendje të gjeneronte një publik të gjerë me mbështetjen e propagandës masive, veçanërisht Fox News të Rupert Murdoch. Megjithatë, shumë nga publiku i dalluan gënjeshtrat dhe shpifjet dhe i mundësuan  SHBA-së  një fillim të ri pas mbretërimit katastrofik të paaftësisë, urrejtjes dhe gënjeshtrave të Trump.

Injoranca dhe gënjeshtrat  e Trump kontribuuan në më shumë se 330,000 vdekje në SHBA nga COVID-19 në vitin 2020, afërsisht një e katërta e vdekjeve të botës nga virusi, edhe pse SHBA-ja përbën vetëm 4% të popullsisë së botës. Keqmenaxhimi katastrofik i COVID-19 nga ana e Trump çoi përfundimisht në humbjen e tij në zgjedhje, megjithatë edhe atëherë Trump u përpoq të mbante pushtetin duke bërë pretendime të dëshpëruara dhe të pavërteta për mashtrim zgjedhor. Për fat të mirë, si publiku ashtu edhe institucionet amerikane – kryetarët e bashkive, guvernatorët, organet ligjvënëse shtetërore, gjykatat dhe ushtria – i rezistuan impulseve autoritare të Trump, kështu që presidenti i zgjedhur Joe Biden, një njeri i mirë, i nderuar dhe racional, do të inaugurohet së shpejti.

Arsyeja e katërt për optimizëm është performanca e fortë e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht erërave të forta të 2020. OKB-ja u krijua 75 vjet më parë nga presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt si një fortesë kundër luftërave të ardhshme. Ajo mbron tre shtyllat e multilateralizmit: paqen, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në vitin 2020 OKB-ja performoi në mënyrë të admirueshme në të tri frontet, pavarësisht provokimeve nga administrata Trump.

Agjencitë e OKB-së sot drejtohen nga burra dhe gra me shumë aftësi dhe integritet,  dhe Sekretari i Përgjithshëm António Guterres e ka udhëhequr organizatën me aftësi dhe vizion të jashtëzakonshëm gjatë vitit më të vështirë që nga themelimi i saj. Në vitin 2021, OKB-ja do të presë disa tubime tepër të rëndësishme globale – mbi oqeanet, biodiversitetin, sistemet ushqimore dhe klimën – që së bashku mund të hedhin themelet për dekada të tëra bashkëpunimi global mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

Arsyeja e pestë për optimizëm është revolucioni digjital, protagonisti kryesor i pathënë i përgjigjes pandemike globale. Aktivitetet online e mbajtën botën funksionale. Brenda disa javësh, bizneset, shkollat, financat, qeveria, tregtia, pagesat, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe sistemi i OKB-së hynë në internet me një normë, fushëveprim dhe thellësi të paimagjinueshme deri në atë moment. Teknologjitë digjitale luajtën një rol të drejtpërdrejtë në luftimin e epidemisë, duke siguruar informacione, monitoruar modele të transmetimit të sëmundjes dhe duke siguruar shërbime të shumta të sistemit shëndetësor.

Padyshim që bota e re digjitale nuk ka qenë një parajsë e papërcaktuar. Është shqetësuese që  gjysma e botës ende nuk ka qasje në internet. Si rezultat, zhvendosja e shpejtë e punës, shkollës, jetës sociale, tregtisë dhe argëtimit në platformat në internet nxiti pabarazi dramatike midis atyre që kanë dhe nuk kanë internet. Për më tepër, teknologjitë digjitale kanë shtuar edhe sëmundje të reja dhe të rëna sociale, përfshirë piraterinë në shkallë të gjerë, lajmet e rreme, luftën kibernetike dhe mbikëqyrjen e pajustifikuar nga qeveritë dhe kompanitë private.

Dy fytyrat e epokës digjitale, pozitive dhe negative, ilustrojnë situatën me të cilën përballemi në shumë fronte. Ne mund të jemi optimistë duke ditur se teknologjitë më të fundit dhe njohuritë shkencore në botë na fuqizojnë për të zgjidhur probleme të ngutshme globale. Megjithatë, gjithashtu duhet të jemi vigjilentë për të ndalur forcat e lakmisë, injorancës dhe urrejtjes që mund t’i përdorin teknologjitë e reja për qëllimet e tyre të fshehta.

Filozofët e lashtë grekë besonin se politika dhe etika duhet të ecin paralelisht. Aristoteli shkroi dy nga veprat e tij mjeshtërore “Nicomachean Ethics” dhe “The Politics” si studime shoqëruese, e para si një udhëzues për lumturinë njerëzore dhe e dyta si një udhëzues për mënyrën se si politika mund të promovojë lumturinë në qytet-shtetin grek.

Në kohën tonë, Papa Françesku ka paraqitur dy enciklike të mëdha, “Laudato si” në vitin 2015 dhe “Fratelli tutti” në 2020 për të treguar se si etika mund të ndihmojë në udhëheqjen e botës drejt qëndrueshmërisë mjedisore dhe paqes globale. Enciklika e re ofron një përshkrim të thellë se si mund të shkojmë përtej familjeve tona, komuniteteve dhe vendeve për të ndërtuar dialog dhe besim në të gjithë botën.

Pra, le të hyjmë në vitin 2021 me një optimizëm real, por të kujdesshëm. Le të vendosim të zgjerojmë sukseset e shëndetit publik të rajonit Azi-Paqësor dhe vaksinat e reja të zhvilluara në SHBA,  Europë, Rusi dhe Kinë për të përfituar e gjithë bota. Le të lëmë mënjanë urrejtjet që kanë minuar bashkëpunimin global dhe të bashkojmë forcat për të kapërcyer pabarazinë, varfërinë, përjashtimin dhe shkatërrimin mjedisor që kërcënojnë botën. Le të dyfishojmë mbështetjen tonë për OKB-në, për të ndërtuar një të ardhme të bazuar te paqja, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Dhe për ata në SHBA,  le të fillojmë të shërojmë një komb të plagosur dhe të përçarë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Optimism for the New Year

Etiketa: administrata TrumpAustraliabesimBidenCOVIDCOVID-19dialogDonald TrumpEtikaFinancatFox NewsgraGuvernatorJoe BidenKibernetikeKinaKorejakryetarmashtrimNensi BogdaniOKBpaktParaProject SyndicatePunëQeveriaRooseveltRusiSHSHBAtraziraTrumptubimeUshtriavaksinvaksinëvdekjeVietnamizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Si një projektligj për diasporën u kthye në çështje pronash dhe privatizimesh

Gjobë 500  mijë lekë nëse fsheh emrin e pronarit Offshore

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.