AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zhdukja e mistershme e trafikantëve ngre dyshime mbi operacionin e shpëtimit të 55 refugjatëve

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një nga fëmijët refugjatë që u shpëtua në 8 janar në Vlorë, gjatë transportit pë kujdes mjekësor në Tiranë. Foto:Jerola Ziaj

Operacioni i shpëtimit të 55 refugjatëve nga Siria, Irani dhe Egjipti që rrezikuan të mbyteshin pas fundosjes së gomones që do i trafikonte në Itali, është mbuluar me hije dyshimi pas zhdukjes misterioze të 2 trafikantëve. Pronari i një hosteli në Tiranë është i vetmi i arrestuar për ngjarjen.

Një nga fëmijët refugjatë që u shpëtua në 8 janar në Vlorë, gjatë transportit pë kujdes mjekësor në Tiranë. Foto:Jerola Ziaj

Gjykata e Vlorës vendosi të mërkurën masë sigurie arrest me burg për Fatos Dushën, pronar i një hosteli në Tiranë, ku dyshohet se janë strehuar për disa ditë një pjesë e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, që u shpëtuan nga Roja Bregdetare në 8 janar.

Dusha është i vetmi i arrestuar për ngjarjen, e cila shkoi në prag të tragjedisë, pas fundosjes së pjeshme të gomones, që vuri në rrezik jetën e 55 refugjatëve. 16 persona përfshi katër fëmijë që ndodheshin në gomonen 7 metra të gjatë pësuan djegie nga përzierja e ujit të kripur me benzinë dhe u shtruan në spital pasi ishin nxjerrë nga deti. Të tjerë nga refugjatët, që rrezikuan të mbyteshin, patën probleme me hiperterminë.

Refugjatët u shpëtuan nga anija e Rojes Bregdetare “Bora”, por dy drejtuesit e gomones janë zhdukur në mënyrë të mistershme, ndërsa nuk është identifikuar asnjë nga pesonat që ka mundësuar trafikun për të cilin ishin paguar shuma të konsiderueshme. Prokurori Hyrjet Lamaj bëri me dije se në dëshmitë e tyre emigrantët kanë thënë se ata hipën në anijen e Rojes Bregdetare sëbashku me dy trafikantët, por këta të fundit u hodhën në detë të veshur me jelekë shpëtimi. Përndryshe kapiteni i anijes “Bora”, një oficer dhe 2 marinarë kanë mohuan të kishin dijeni për fatin e dy trafikantëve. Prokuroria tha se ndaj tyre nuk ka procedim penal apo hetim disiplinorë.

Avokati i Dushës mohoi që klienti i tij të ishte përfshirë në trafik. Ai tha se Dusha ishte vetëm pronar i hostelit dhe nuk e dinte ku shkonin njerëzit që vinin aty. “Nuk i është dashur as nga vijnë dhe as ku do shkojnë. Ky njeri, që ka një grua të verbër, dhe një fëmijë të sëmurë nuk ka asnjë lidhje me trafikantët”, tha avokati Edmond Dëma, ndërsa fajësoi policinë se kishte arrestuar klientin e tij për të mbuluar arratisjen e trafikantëve të vërtetë.

Në seancë prokurori Hyrjet Lamaj, pretendoi se njërit prej refugjatëve një 55 vjeçari nga Siria i është gjetur adresa e hostelit në celular, ndërsa nga rregjistrimet e kamerave të sigurisë së hostelit u zbulua se 9 prej refugjatëve të shpëtuar kishin fjetur aty.  Ai kërkoi masën e arrestit me burg për pronarin e hostelit.

Në dëshmitë e tyre 55 refugjatët, 47 sirianë, 7 iranianë dhe 1 egjyptian treguan se para se të hipnin në gomone ishin strehuar në periferi të një fshati. Ata thanë se kishin qenë në shtëpinë dy katëshe të një çifti të ri, i cili kishte dhe një fëmijë 3 vjeç. Prokuroria arsyeton se banesa duhet të ketë qenë në zonën e Levanit, pasi refugjatët thanë se nga shtëpia te vendi ku ata kanë hipur në gomone rruga me makinë kishte zgjatur vetëm 30 minuta.

Në dëshmitë e cituara të refugjatëve në sallën e gjyqit u përmend se ata ishin ndihmuar të hipnin në gomone nga 3 persona në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. 20 minutra pas imbargimit mjeti ka dalë në detë të hapur, por për shkak të dallgëve është fundosur pjesërisht. Refugjatët thanë se ishin shqiptarët që drejtonin mjetin që u kërkuan atyre të bënin thirrjen SOS.

Dy orë më vonë anija e Rojes Bregdetare “Bora” arriti të gjente gomonen dhe mori në bord 55 refugjatët. Nga dëshmitë e këtyre del se në anije kanë hipur edhe dy shtetasit shqiptar që drejtonin mjetin. Refugjatët thonë se dy shqiptarët qëndruan në dhomën e drejtuesit të anijes së Rojes Bregdetare dhe se i kanë parë të hidhen në detë të veshur me jelekë shpëtimi portokalli, kur anija ishte rreth 100 metra nga kalatat e portit të Vlorës.

Por kapiteni i anijes “Bora” dhe oficeri i saj, që u morën në pyetje pas operacionit të shpëtimit thanë se nuk i kanë parë dy drejtuesit e gomones. Ndaj tyre nuk ka ende procedim dhe as hetim.

Në fund të seancës gjyqtarja Herila Çela vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorit, Hyrjet Lamaj për masën shtrënguese arrest me burg ndaj pronarit të hostelit.

Ngjarja e rëndë e 8 janarit ringjalli kujtime të tragjedive të mëparshme në Otranto. 17 vjet më parë, 9 Janar 2004, 28 emigrantë shqiptarë u mbytën në kanalin e Otrantos pas një incidenti të ngjashëm. Trafiku i njerëzve përmes detit u rikthye vitin e kaluar, prej fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe bllokimit të rrugëve tokësore për shkak të epidemisë COVID-19.

Etiketa: adresaAfrikaAnijeArrestArrest me burgBurgCOVIDCOVID-19GjykatagomoneHerila ÇelaHetimHyrjet LamajIraniItaliLindjaLindja e MesmeMASMjekmjekëoperacioniParaprocedimProkuroriProkuroriarrezikSiriasirianSpitalTrafiktrafikuVlorë
Tjetri
KPK shkarkoi kryegjyqtaren e Gjirokastrës Albina Spaha

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.