AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pandemia COVID-19 vështirëson jetën e komunitetit LGBT në Turqi

Kültigin Kağan AkbulutngaKültigin Kağan Akbulut
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Pasojat nga pandemia COVID-19 janë ndjerë shumë nga komuniteti LGBT i Turqisë, në aspektin e punësimit, të ardhurave, gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit.

Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Gjatë tre viteve të kaluara, “Ziba”, një bar komod në një rrugë pranë sheshit ikonik Istiklal të Stambollit, është bërë një strehë e preferuar e komunitetit LGBT të qytetit turk.

Ngjitur është “Anahit”, një vend i vogël për shfaqje i hapur 18 muaj më parë nga pronari i “Ziba”, Deniz Deniz, nj veteran 20-vjeçar i industrisë së muzikës dhe argëtimit.

“Ziba” dhe “Anahit” ishin vende shumë të njohur, duke shërbyer si një vend për performanca, fushata ndihme dhe festa të komunitetit LGBT.

“Para se të hapej ‘Anahit’, ishte e vështirë të gjendej një vend që të kishte një skenë për shfaqje”, tha Deniz. “’Anahit’-i i mirëpriti të gjithë, jo vetëm komunitetin LGBT.”

Pastaj në Turqi shpërtheu COVID-19. I urdhëruar të mbyllej në mars së bashku me pjesën tjetër të bareve dhe restoranteve të Stambollit, Denizi zgjodhi t’i mbante mbyllur të dy lokalet kur u hoqën kufizimet në qershor. Duke mos pasur hapësirë ​​të jashtme, Denizi druhej për shëndetin e klientëve të “Anahit”-it.

Denizi e përfundoi kontratën e qirasë për bar “Anahit”-in, por shpreson ta rihapë “Ziba”-n kur kërcënimi nga pandemia të marrë fund. Mbyllja e tyre, megjithatë, ka ardhur si një goditje tjetër për komunitetin LGBT në Turqi, tashmë e margjinalizuar dhe të prekur në mënyrë disproporcionale nga pasojat nga koronavirusi i ri.

“Të gjithë punonjësit, interpretuesit dhe dixhejt e barit po hasin vështirësi ekonomike”, tha Denizi. “Shumë prej tyre punojnë për t’u ushqyer. Disa u desh të ktheheshin të jetonin me prindërit e tyre.

Komuniteti LGBT përballet me diskriminim, dhunë

Koncerti i Melike Şahin në Anahit. Foto: Berkay Yahya

Homoseksualiteti nuk ka qenë kurrë i paligjshëm në Turqi dhe për shumë vite Paradat e Krenarisë – deri në 2015 – konsideroheshin ndër më të sigurtat dhe më të ndjekurat në rajon.

Nën sipërfaqe, megjithatë, vendi ka një shkallë të lartë vrasjesh të personave të ndryshëm transgjinorë, më e larta në Europë në 2016 sipas një raporti të këtij viti nga Transgender Europe, i cili promovon të drejtat transgjinore.

Nën sundimin gjithnjë e më autoritar dhe konservator të Partisë Drejtësi dhe Zhvillimi të Rexhep Tajip Erdoganit, AKP, dhe aleatëve të saj, Parada e Krenarisë në Stamboll është ndaluar që nga viti 2015, ndërsa të gjitha eventet e lidhura me LGBT-në në kryeqytetin, Ankara, ishin të jashtëligjshme në 2018. Vendimi i Ankarasë u rrëzua nga gjykatat pak përpara shpërthimit të pandemisë, kur kufizimet e COVID-19 patën të njëjtin efekt.

COVID-19 e ka përkeqësuar gjendjen e vështirë të komunitetit LGBT, disa prej të cilëve kanë nevoja të veçanta shëndetësore dhe ndihme sociale dhe shumë prej të cilëve janë të punësuar në sektorët e argëtimit dhe shërbimeve, të dy të prekur keq nga kufizimet.

Sipas një sondazhi të 252 anëtarëve të komunitetit LGBT në të gjithë Turqinë – kryer nga marsi deri në qershor 2020 dhe botuar në shtator – 23 për qind thanë se kishin probleme për qasje në shërbimet shëndetësore, duke përfshirë shtyrjen e takimeve në njësitë e psikiatrisë, probleme me sigurimin e ilaçeve për procesin e rregullimit të trupit, testet dhe mjekimet për HIV dhe HPV.

Tridhjetë për qind thanë se ishin ekspozuar ndaj një forme dhune që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 44 për qind thanë se kishin qenë subjekt i dhunës direkte ose indirekte për shkak të orientimit të tyre seksual.

Qëndrimi në shtëpi, megjithëse rekomandohet për të mbrojtur shëndetin publik, nuk ishte gjithmonë një mundësi e sigurt për disa persona LGBT; 56 për qind e atyre që raportuan se kishin qenë të ekspozuar ndaj dhunës thanë se incidentet kishin ndodhur në shtëpi.

Vetëm tetë për qind e atyre që vuajtën nga dhuna u ankuan në polici ose një institucion tjetër, duke reflektuar atë që grupet e të drejtave thonë se është një mungesë e tmerrshme e besimit tek autoritetet.

Për shkak të këtyre vështirësive dhe vështirësive të tjera me të cilat përballet komuniteti LGBT gjatë pandemisë, raporti global Rainbow Europe 2020 nga Shoqata ILGA, e renditi Turqinë të dytën nga fundit midis shteteve europiane për sa i përket të drejtave LGBT, përpara Azerbajxhanit.

Gjuha e urrejtjes

Të dhëna nga raporti i përgatitur nga SPoD, një organ mbështetës LGBT. Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Zyrtarët publikë dhe mediat turke nuk i kanë ndihmuar aspak gjërat.

Një nismë mbarëkombëtare nga disa shkolla fillore private për të inkurajuar fëmijët të vizatojnë ylberë dhe t’i vendosin ata në dritaret e tyre ndërsa duhet të qëndrojnë në shtëpi u shoqërua me akuza nga autoritetet arsimore në dy qytete – Mersin dhe Mugla – se ata ishin të përfshirë në “një projekt LGBT”.

Pastaj në fund të prillit, Ali Erbas, kreu i Dijanetit të fuqishëm, ose Drejtoria për Çështjet Fetare, përdori predikimin e tij tradicional të së premtes për të fajësuar për pandeminë personat LGBT dhe ata të infektuar me HIV-AIDS.

Në një analizë të lajmeve nëpër media gjatë muajin pasardhës, Kaos GL, një nga shoqatat më të vjetra LGBT në Turqi, zbuloi se çdo ditë botoheshin mesatarisht pak më shumë se 100 artikuj në lidhje me çështjet LGBT, shumica e tyre përmbanin disa elemente të gjuhës së urrejtjes.

Në maj, Ekrem Imamoglu, i cili u bë kryebashkiak i Stambollit pasi opozita mori disa qendra të rëndësishme urbane në zgjedhjet lokale të vitit 2019, tha në një dalje televizive se publiku në Turqi nuk ishte i gatshëm për legalizimin e martesave të të njëjtit seks.

Pastaj në qershor, Kerem Kinik, president i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, u duk se i barazonte homoseksualët me pedofilët. Përballë një stuhie kritikash, kreu i komunikimit i presidencës turke Fahrettin Altun shkroi në Twitter se “propaganda LGBT përbën një kërcënim të madh për lirinë e fjalës”.

Vetë Erdogani e trajtoi çështjen në fund të qershorit, duke e përshkruar homoseksualitetin si një “çoroditje” që shkon kundër “besimeve dhe kulturës sonë”.

Në atë kohë, pandemia COVID-19 e detyroi Javën e Krenarisë së Stambollit të organizohej në internet; u raportuan dhjetëra raste të gjuhës së urrejtjes online.

Nevojë urgjente për mbështetje më të mirë

Deniz Deniz. Foto: Berkay Yahya

Përveç gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe intolerancës, komuniteti LGBT gjithashtu është përballur me diskriminim në qasjen në të drejtat dhe shërbimet gjatë pandemisë, sipas një raporti të qershorit nga Shoqata e Studimeve të Politikave Sociale, Identitetit Gjinor dhe Orientimit Seksual, SPoD, një organ mbështetës i komunitetit LGBT i krijuar në Turqi në vitin 2011.

“Rritja e papunësisë dhe pushimet e papaguara rritën nevojën për ndihmë sociale për shkak të faktit se personat LGBTI+ ishin ndër grupet e para që u zhytën në krizë”, raportoi SPoD.

Ajo tha se telefonatat në linjën e saj të shërbimit social falas për çështje të lidhura me LGBT u dyfishuan gjatë tre muajve të parë pas shpërthimit të COVID-19 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

SPoD tha se kishte regjistruar rritje kërkese për mbështetje psikologjike, paralelisht me një rritje të papunësisë dhe vështirësive financiare të shkaktuara nga pandemia.

“Nga një perspektivë e bazuar në të drejtat e njeriut, problemi më sfidues gjatë pandemisë ka qenë qeveria që shpërfill plotësisht nevojat dhe kërkesat e grupeve të pa favorizuara siç janë personat LGBTI + në këtë kohë krize”, tha koordinatori i linjës falas të SPoD, CemOzturk.

Shteti, tha Ozturk për BIRN, nuk po arrin të përmbushë “detyrimet e tij më themelore”.

“Turqia sot nuk ka asnjë politikë sociale në drejtim të identitetit gjinor dhe barazisë së orientimit seksual dhe as nuk ofron shërbime sociale përfshirë për qytetarët LGBTI +.”

Ozturk shkoi më tej, duke akuzuar qeverinë turke nën udhëheqjen e Erdoganit se ka shfrytëzuar pandeminë për të kufizuar të drejtat dhe liritë LGBT edhe më shumë.

Në një sondazh të 856 personave LGBT nga shtatë rajone të ndryshme turke, që do të botohet në janar 2021, SPoD thotë se një shumicë raportoi se druhej nga diskriminimi në mirëqenien sociale ose shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Shumë të anketuar thanë se ata nuk kishin aplikuar për ndonjë shërbim të tillë nga frika se mos iu nënshtroheshin gjuhës së urrejtjes në institucionet publike, tha Yunus Kara, menaxher i Njësisë së Punës Sociale të SPoD.

Disa në komunitetin LGBT në Turqi i janë përgjigjur situatës së përkeqësuar me fushata ndihme dhe vente online për të ofruar mbështetje.

“Komuniteti LGBTI+ ka qenë gjithmonë nën presion”, tha Deniz për BIRN. “Ndërsa jemi të brishtë, ne jemi gjithashtu elastikë në shumë mënyra.”

“Jeta jonë është luftë, krijim, shkatërrim dhe rikrijim.”

Etiketa: AKPAkuzaBIRNCOVIDCOVID-19dhunaDhunëdiskriminimEkrem ImamogluErdoganfushataGjuha e urrejtjesHIVhomoseksualitetiKomuniteti LGBTIkrizeKryebashkiakLGBTLokalembështetjeMediaOpozitapandemipandemiaParapolicipresidentPropagandaPunëQeveriarajonRaportiSHshkollaShpresONshtatorsondazhStambollTransgjinorTurqiTurqiaTwitterVendimiZgjedhjet
Tjetri
Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër futjes së lumenjve në tub

Gjykata Administrative shfuqizon licesimin nga ERE të hidrocentralit në Zall Gjoçaj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.