AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmir Xhafaj – Ish ministër i Brendshëm

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm | Foto : LSA

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zotëron pasuri familjare me vlerë 57.4 milionë lekë, e cila ka pasur si burim kryesor rritjeje shitjen e pasurive të patundshme.Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor 2018, pas një serie akuzash të Partisë Demokratike në lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge.

Fatmir Xhafaj ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.

Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë, ndërsa në vitet 1999- 2001 ka kryer profesionin e lirë  të avokatit. Xhafaj është përfshirë aktivisht në politikë në vitin 1997 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ndërsa ka mbajtur postet e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Ministrit të Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Fatos Nano në vitet 2002-2005.

Para se të zgjidhej ministër i Brendshëm, Z. Xhafaj ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Fatmir Xhafaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga deputeti Fatmir Xhafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Fatmir Xhafaj deklaronte pasuri familjare prej 17.6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 57.4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Z. Xhafaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 20.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 12.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 7.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh. Xhafaj deklaron gjithashtu huadhënie prej 14.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 110.9 milionë lekë, ku gati 30% e totalit kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme. Të ardhurat nga paga e Z. Xhafaj zënë 26% të të ardhurave totale, ndërsa 25% kanë si burim pagat e familjarëve. Një burim tjetër i rëndësishëm janë të ardhurat nga qiratë, të cilat përbëjnë 15% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me transaksionet me pasuritë e patundshme dhe vlerat e konsiderueshme të parave të dhëna dhe të marra hua gjatë 15 viteve të deklarimit.

Në vitin 2005, Z. Xhafaj deklaron shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë se sa çmimi i blerjes. Automjeti “Benz” është deklaruar në vitin 2003 i blerë për 1 milion lekë dhe është shitur në vitin 2005 për 18 mijë euro.

Po në 2005, Z. Xhafaj deklaron pagesën e një kësti prej 40 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me vlerë 115 mijë euro. Një vit më pas, subjekti deklaron një kredi bankare ‘për blerje apartamenti” me vlerë 100 mijë euro, por nuk cilësohet nëse kjo kredi është përdorur për shlyerjen e detyrimit të mbetur për apartamentin e blerë në vitin 2005 apo për blerje të re.

Në vitin 2006, bashkëshortja e Z. Xhafaj deklaron dhënien e një pjesë të tokës në bashkëpronësi në Pogradec për ndërtim, përmes një kontrate sipërmarrjeje, ndonëse pronësia mbi truallin nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë mungojnë të dhënat mbi sipërfaqen e truallit të dhënë për ndërtim apo kushtet e kontratës së sipërmarrjes, mbi bazën e së cilave janë realizuar kontrata shitjeje apo shkëmbimi apartamentesh, dyqanesh apo garazhe pas vitit 2011.

Të ardhurat në total nga shitja e pasurive të patundshme kapin vlerën e 32.2 milionë lekëve, të cilat kanë shërbyer si burim për shtimin e pasurisë dhe huadhëniet ndaj familjarëve.

Përgjatë periudhës deklaruese, Z. Xhafaj deklaron vlera të konsiderueshme të dhëna hua ndaj familjarëve, ndërkohë që ka qenë në një rast edhe vetë huamarrës. Huadhëniet përgjatë viteve kapin vlerën e 23.1 milionë lekëve, nga të cilat familjes Xhafaj nuk i janë kthyer në fund të vitit 2018 rreth 14.8 milionë lekë.

Ndërkohë në vitin 2008, Z. Xhafaj deklaron se ka marrë hua prej 54, 400 eurosh për blerjen e një automjeti, e cila është shlyer plotësisht me dy këste në vitet 2012 dhe 2013.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AnalizëBIRNblerjeDrogeEdi RamaEuroFatmir XhafajFatos Nanoflamuj të kuqhuaILDKPKIItaliKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekrediMinistër i BrendshëmPagatParaPartisë DemokratikePasuri të paluajtshmepasuriaPogradecRamaraportreporterreporter.alSHSkedaSkeda e pasurisëTiranëTrafikTrafik Droge
Tjetri
Evelina Qirjako kërkon pezullimin e gjykimit për statusin në Kolegj

KPA ia ‘dorëzon’ vendimmarrjen Gjykatës së Apelit Administrativ për Evelina Qirjakon

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.