AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lindita Nikolla – Ish ministre e Arsimit dhe Sportit

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla
Ministrja e arsimit Lindita Nikolla

Ish-ministrja e Arsimit në vitet 2013-2018, Lindita Nikolla deklaron pasuri familjare me vlerë 26 milionë lekë, të investuara kryesisht në pasuri të patundshme dhe likujditete bankare.Lindita Nikolla u zgjodh ministre e Arsimit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtoi detyrën deri në dhjetor 2018, kur u largua nga qeveria pas protestave maratonë të studentëve.

Lindita Nikolla ka përfunduar studimet për Matematikë në fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1989 si dhe studimet Mastër për Administrim Publik në universitetin jo-publik, Albanian University.

Znj. Nikolla është përfshirë në politikë në vitin 2003 si këshilltare e Këshillit të njësisë bashkiake nr. 1 në Tiranë dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2007 u zgjodh si kryetare e kësaj njësie për dy mandate radhazi.

Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Znj. Nikolla u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës dhe në shtator 2013 iu besua posti i ministres së Arsimit. Znj. Nikolla u pasua në këtë detyrë nga Besa Shahini dhe më pas nga ministrja aktuale, Evis Kushi.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Lindita Nikolla nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla nga viti 2007 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga ish-ministrja e Arsimit për vitet 2013-2018, Lindita Nikolla.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2007, Lindita Nikolla deklaronte pasuri familjare me vlerë 18.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria familjare kap vlerën e 26 milionë lekëve.

Znj. Nikolla zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 16.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 7.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.9 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 45.4 milionë lekë, nga të cilat 37% burojnë nga paga e Znj. Nikolla dhe gati 50% nga pagat e familjarëve. Rreth 12% e të ardhurave kanë si burim honoraret nga botimet si dhe një bursë studimi të bashkëshortit të Znj. Nikolla.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me të dhënat e paqarta për pronësinë e një apartamenti, dhurimet si dhe një huamarrje.

Më konkretisht në vitin 2007, Znj. Nikolla dhe bashkëshorti i saj deklarojnë marrjen e një kredie me vlerë 3 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në Golem të Kavajës, por apartamenti dhe çmimi i tij i plotë nuk janë deklaruar në kategorinë e aseteve.

Në vitin 2012, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar 182m2 tokë arë përmes dhurimit. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron marrjen e një hua prej 6 mijë eurosh tek një mik, shumë e cila rezulton e pakthyer deri në fund të vitit 2018.

Ndërkohë në vitin 2014, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar një bursë studimi prej 24 mijë eurosh nga Ecole Des Hautes Etudes, por nuk ka të dhëna mbi kosto apo shpenzime të tjera për studime jashtë shtetit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata Pas largimit nga Funksioni 

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBesa ShahiniBIRNdeputeteEdi RamaEvis Kushiflamuj të kuqhuaILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekostoLindita NikollaLokalePagatParaPasuri të paluajtshmepasuriaQeveriaRamaraportreporterreporter.alSHshpenzimeshtatorSkedaSkeda e pasurisëstudentTiranëZgjedhjet
Tjetri
Rumunët më të paaftit në sferën dixhitale në Europë

Qytetarët akoma skeptikë për shërbimet online në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.