AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në Festivalin e Filmit Sundance, historia e një vejushe nga lufta e Kosovës

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Yllka Gashi në filmin “Zgjoi” nga regjisorja kosovare Blerta Basholli. Foto: Alexander Bloom, kortezi e producentit Yll Uka.

“Zgjoi” i Blerta Bashollit, i cili po shfaqet në festivalin prestigjioz të filmit Sundance në Shtetet e Bashkuara, tregon historinë e një gruaje që humbet burrin në luftë, por e rindërton përsëri jetën e saj pavarësisht sfidave në Kosovën patriarkale.

Yllka Gashi në filmin “Zgjoi” nga regjisorja kosovare Blerta Basholli. Foto: Alexander Bloom, kortezi e producentit Yll Uka.

Blerta Basholli kujton një profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë që i tregoi klasës një film nën dritën e qirinjve në vitet e para kaotike pas luftës së Kosovës 1998-1999, kur ish-provinca serbe vuante nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe teknologia e fundit ishte e vështirë të sigurohej.

Në rrugët e qytetit të saj të lindjes, që më vonë do të bëhej kryeqyteti i shtetit më të ri të Europës, kjo ishte një kohë “energjie dhe pozitiviteti të madh”, tha për BIRN Blerta, e cila së shpejti mbush 38 vjeçe.

Por, e zhgënjyer me standardin e mësimdhënies dhe kthimin në shtëpi në një apartament gjithashtu në errësirë, Basholli kujton që pyeste veten: “Çfarë kuptimi ka të studiosh regji filmi?”

Dy dekada më vonë, filmi i “Zgjoi” i Bashollit do të shfaqet të martën në festivalin prestigjioz të filmit Sundance në SHBA, duke sjellë në ekranin e madh historinë e një gruaje shqiptare të Kosovës që lufton për të rindërtuar jetën e saj, pasi burri i saj zhduket kur forcat serbe përshkojnë një fshat në Kosovën perëndimore në mars 1999, duke lënë të vdekur 241 civilë dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Studimi i asaj dege ia vlejti barra qiranë.

“Është e rëndësishme që historia e saj dëgjohet”, tha Basholli. “Është një histori e vërtetë dhe shumë gra, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën, mund të identifikohen me të.”

“Pozitivitet dhe energji”

Yllka Gashi, protagonistja e filmit Zgjoi nga regjisorja kosovare Blerta Basholli. Foto kortezi e Yll Uka

“Zgjoi” bazohet në jetën e Fahrije Hotit, një grua shqiptare e Kosovës, burri i së cilës u zhduk pas masakrës që forcat serbe kryen në fshatin Krushë e Madhe më 25 mars 1999, një ditë pasi NATO filloi sulmet ajrore për të ndalur luftën brutale serbe kundër kryengritjes.

Basholli ishte në Nju Jork duke studiuar për master kur i dashuri i saj, një fotograf, i tregoi asaj për një histori që ai kishte dëgjuar për një grua nga fshati që kishte marrë patentë shoferi “dhe është diskriminuar nga e gjithë zona sepse ajo punon dhe nget makinën”.

Basholli kujtoi se askush në Prishtinën relativisht liberale nuk i kushtoi vëmendje kur ajo patentën në vitin 2004, e megjithatë ja ku ishte një tjetër grua, më pas se 100 km më larg, që përballej me paragjykime nga shoqëria kryesisht konservatore, patriarkale e Kosovës sepse ajo “filloi një punë për të ushqyer fëmijët e saj”.

“M’u duk shumë interesante”, tha Basholli për BIRN. “Ne shqiptarët si komb mburremi për mikpritjen, mirësjelljen dhe solidaritetin tonë.” Megjithatë, pas luftës, një nënë me dy fëmijë, me burrin e zhdukur, gjeti shumë pak mbështetje.

Basholli u kthye në Kosovë në 2011 dhe, bashkë me aktoren Yllka Gashi, kërkoi Hotin, e cila u tregoi historinë e jetës së saj “në katër deri në pesë orë”.

“U magjepsa nga pozitiviteti dhe energjia e saj”, tha Basholli. “Ajo ia doli mbanë, pavarësisht të gjitha pengesave me të cilat u përball gjatë rrugës.”

Kineastët kosovarë si Basholli përballen me sfidat e tyre.

Nga studimet nën dritën e qirinjve në Prishtinën e pasluftës, Basholli shkoi në Universitetin e Nju Jorkut dhe tani është Drejtoreshë për Kulturën në Komunën e Prishtinës.

Por, përkundër sukseseve kulturore të Kosovës, “Zgjoi” më i fundit ndër to, ajo tha se financimi vazhdon të mbetet një sfidë.

“Pothuajse çdo film artistik i prodhuar në Kosovë shkon në një festival të rëndësishëm ndërkombëtar dhe shpesh merr çmime”, tha Basholli. “E gjithë ajo vëmendje për vendin është shumë gjë e mirë sepse ne, artistë dhe gjithashtu sportistë, e kemi vendosur Kosovën në hartë, ndërsa buxheti i shtetit nuk është rritur sa duhet.”

Shpresë nga tragjedia

Aktorë gjatë xhirimeve të filmit “Zgjoi”. Foto kortezi e Yll Uka.

Shtëpia e Hotit u dogj gjatë luftës dhe ajo u la të kujdesej e vetme për dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e moshuar të burrit të saj, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur ende.

Teksa përballej me diskriminim si një nënë e vetme, Hoti u përpoq të bindte fqinjat e saj – pothuajse të gjitha të ve nga lufta – se ato mund të fitonin para duke shitur turshitë e tyre të përgatitura në shtëpi dhe ajvarin tradicional, një salcë e përgatitur me speca të pjekur.

Në kompaninë që lindi nga kjo, Kooperativa Krusha e Hotit, aktualisht janë të punësuar 60 gra nga fshati. Kjo kompani shet 43 produkte në të gjithë Kosovën dhe në një sërë vendesh të tjera evropiane, përfshirë Zvicër dhe Gjermani.

Në filmin e Bashollit, i ciliz zhvillohet rreth periudhës kur Hoti nisi biznesin e saj në 2005-2006, personazhi kryesor, i luajtur nga Gashi, nis një biznes bujqësor, por përballet me një reagim të ashpër nga një shoqëri patriarkale e impresionuar nga ambicia e saj.

“Në fillim, Fahrije Hoti mendoi se donim të bënim një dokumentar mbi jetën e saj, por me kalimin e kohës i shpjeguam se do të ishte një film artistik, në të cilin shumë elementë do të ndryshoheshin”, tha Basholli.

Hoti pa rezultatin dhe Basholli e citoi atë të thoshte: “Kam vuajtur shumë më shumë, por mendoj se i përmblodhët shumë mirë gjërat.”

“Pas takimeve tona me Fahrije Hotin, ne uleshim dhe pinim kafe ose çaj me gratë e tjera që punojnë atje, për të parë dinamikën e tyre”, tha Basholli për procesin. “Kemi lexuar dhe dëgjuar gjithashtu shumë intervista që të gjitha ato kanë dhënë gjatë viteve.”

Por Basholli tha se ajo u përpoq të mos e takonte shumë shpesh Hotin, duke nguruar se mund të përmendte kujtime të këqija ose të realizonte një “film melankolik” nga ajo që Basholli beson se është në thelb një “histori shpresëdhënëse dhe fuqizuese”.

Etiketa: BIRNBlerta BashollibuxhetiBuxheti i ShtetitdiskriminimDokumentarDrejtesi gjinoreEnergjiaGjermanigraHotiKosovëKultureLuftalufta e KosovësmastermbështetjeNATOParaPunëSHBAshqiptareShtetet e BashkuaraSundancetë zhdukurZgjoiZvicër
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri përballet me pikëpyetje për pasurinë

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Elbana Lluri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.