AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Tre infermiere dhe një sanitare akuzohen për ‘skemë kriminale’ në spitalin COVID-2

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili shërben si spital i dedikuar për pacientët me COVID.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte kërkuar masë sigurimi ‘arrest me burg’ për tre infermiere dhe një sanitare të spitalit Covid 2, të cilat akuzohen se bashkë me Tire Alldervishin kishin krijuar një skemë zhvatjeje ndaj pacientëve të shtruar me COVID-19.  

Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili shërben si spital i dedikuar për pacientët me COVID.

Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar “skemë të mirëfilltë kriminale” zbulimin se tre infermiere dhe dy sanitare në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë merrnin bakshishe nga pacientë me Covid 19 apo të afërm të tyre, sipas një hetimi të nisur pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi.

Kërkesa për masë sigurimi ‘arrest me burg’ për tre infermieret, Mira Bushi, Sidorela Çela, Sheqerije Koçi dhe sanitaren Rukije Hoxha bazohet kryesisht në mesazhet që ato kishin shkëmbyer me Alldervishin.  Prokuroria e Tiranës i akuzon ato për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.

Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi u arrestua në janar të këtij viti, pas denoncimit të vajzës së një pacienteje në emisionin “Stop” në TV Klan. Denoncimi u krye pasi pacientja ndërroi jetë, ndërsa vajza e së ndjerës pretendoi se kishte paguar 800 mijë lekë ryshfet.

Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan të hënën, ndërsa Prokuroria kërkoi në gjykatë vlerësimin e arrestimit të tyre si të ligjshëm.

Në kërkesën për masë sigurie përmenden 4 episode, që sipas prokurorit Bledar Valikaj ngrenë dyshime për kryerjen e veprave penale nga katër të dyshuarat.

“Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej të përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e më tepër,” thuhet në kërkesën për masë sigurie.

Pjesa kryesore e kërkesës për masë sigurie bazohet në mesazhet që infermieret kanë shkëmbyer me Alldervishin, në të cilat në disa raste sipas prokurorisë lihet të kuptohet që ato kishin marrë bakshish për të kryer shërbime.

Prokuroria përmend po ashtu dëshminë e një pacienti dhe një të afërmi që pranojnë se kanë dhënë bakshishe për infermieret, edhe pse nuk përmenden rrethanat kur kjo ka ndodhur. Në episode po ashtu nuk përmendet, nëse infermieret apo sanitarja Rukije Hoxha, e cila del vetëm tërthorazi në biseda, kërkonin shpërblim për shërbimet apo kishin pranuar bakshishe nga të afërmit e pacientëve. Prokuroria thotë se po vijon hetimet edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Në kërkesë, Prokuroria pretendon rrezikshmëri të lartë të tre infermiereve dhe sanitares dhe arsyeton se e vetmja masë e duhur sigurie ishte ajo e “arrestit me burg”.

Etiketa: ArrestArrest me burgBledar ValikajBurgCOVIDCOVID-19HetimetKlanMASProkuroriaProkuroria e TiranësryshfetSHShefqet NdroqiSigurimiSpitalTiranëTV Klan
Tjetri
Shpërthim tritoli në një mjet në Shkodër

Gjendet e vdekur në rrethana të paqarta një 47-vjeçare në Shkodër

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.