AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë mbetën në letër, vëren raporti

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga protestat e studentëve në Tiranë.

Organizata “Qëndresa Qytetare” analizoi një seri premtimesh dhe politikash të miratuara gjatë viteve 2013-2020 për arsimin dhe rininë, një pjesë e mirë e së cilave ose kanë dështuar ose janë realizuar pjesërisht.

Foto nga protestat e studentëve në Tiranë.

Gati dy muaj larg  zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, organizata “Qëndresa Qytetare” publikoi  një analizë mbi efikasitetin e premtimeve dhe politikave të miratuara nga qeveria në vitet 2013-2021 për arsimin dhe rininë, duke monitoruar veçanërisht premtimet në Paktin për Universitetin dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Sipas analizës së publikuar nga “Qëndresa Qytetare”, pjesa dërrmuese e premtimeve të qeverisë ose kanë mbetur në letër, ose janë realizuar pjesërisht.

“Në 4 vite u ndërtuan vetëm shtatë shkolla, megjithëse u premtuan 140. Ushqimi u premtua për të gjitha shkollat, por ofrohet vetëm për 5 shkolla,” thuhet në raport.

Qëndresa  Qytetare është një organizatë e fokusuar në çështjet e arsimit dhe rinisë, e cila monitoron prej 4 vitesh politikat qeveritare duke adresuar shqetësimet e komunitetit të të rinjve dhe studentëve në Shqipëri.  Analiza e organizatës “Qëndresa Qytetare” vjen si një bilanc i premtimeve dhe politikave të zbatuara në fushën e arsimit dhe rinisë përgjatë dy mandateve qeverisëse të kabinetit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Analiza e “Qëndresa Qytetare” i klasifikon premtimet në tre kategori; “të mbajtura”, “pjesërisht të mbajtura” apo “të pambajtura”.

Nga monitorimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë rezultojnë se kanë mbetur në letër një sërë  premtimesh, të tilla si krijimi i portalit të karrierës për të rinjtë, krijimi i bordit rinor këshillimor pranë ministrisë përkatëse, krijimi i fondit mbështetës për të rinjtë, i premtuar me një fond fillestar prej 10 milionë lekësh si dhe pajisja e klasave me tableta interaktive multimediale.

“Një ndër objektivat e Planit të Veprimit për Rininë ka qenë ndërtimi dhe fuqizimi i Portalit Rinia.al brenda vitit 2015 – 2017 me informacione periodike dhe të përditësuara mbi legjislacionin e punësimit, tregun e punës, skemat mbështetëse për sipërmarrjet rinore etj. Sot ky portal nuk ekziston megjithëse ka qenë i parashikuar së bashku me buxhetin përkatës 442.000 lekë,

Analiza e konsideron gjithashtu të dështuar premtimin për 120 klasat dixhitale, ndonëse në vitin 2014 u mori një kredi prej 3.5 milionë eurosh për këtë qëllim.

“Ky projekt rezultoi i dështuar dhe viti 2020,kur këto klasa mund të shërbenin për të lehtësuar efektet e pandemisë e gjeti Shqipërinë me 0 klasa dixhitale,” shkruhet në raport.

Sa i përket Paktit për Universitetin, analiza e “Qëndresa Qytetare” thekson si premtime të pambajtura mungesën e vetingut në universitete si dhe mungesën e një strategjie kombëtare për Arsimin e Lartë.

“Vetingu në universitete, procesi që përfshin kontrollin e ligjshmërisë së titujve akademikë, kurrikulave universitare, pasurisë së drejtuesve të universiteteve dhe plagjiaturave në tekstet shkencore duhet të jetë kryfjalë e çdo program politik,” thekson analiza.

“Qëndresa Qytetare” i konsideron të pambajtura ose pjesërisht të mbajtura premtimet gjatë fushatave elektorale të viteve 2013 dhe 2017 për arsimin dhe rininë dhe u bën apel partive politike që të mos zhgëjejnë në të ardhmen.

“Arsimi është një nga shtyllat e shtetit dhepartitë politikeduhet të jenë të kujdesshme me premtimet e tyre për të mos zhgënjyer elektoratin dhe për të mos mbetur në letër,  siç kanë mbetur ato të vitit 2013 apo 2015…,”thuhet në analizë.

 

 

Etiketa: AnalizëApelArsimiEdi RamakrediKryeministri Edi RamaMonitorimiProtestatPunëQëndresa QytetareQeveriaRamaraportRaportiSHshkollashqipShqipëristudentVetingu
Tjetri
Prokurorja Elsa Miha konfirmohet në detyrë

Prokurorja Elsa Miha konfirmohet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.