AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkeli masat ndaj Covid-19 gjobitet 5 milion lekë ministri Blendi Klosi

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke hyre ne nje seance parlamentare, e cila u mbajt pas javes se dedikuar takimeve ne zonat zgjedhore nga deputetet e qarqeve te ndryshem. /r/n/r/nMinister of Tourism and Environment, Blendi Klosi, enters in a parliamentary session, which was held after the week dedicated to meetings in constituencies by MPs from different districts.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe pronari i një lokali në Kuçovë janë gjobitur pas organizimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Socialiste në kundërshtim me rregullat kundër Covid-19. Masa vjen ndërsa vendi është përfshirë në një valë të re infektimesh.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke hyrë në një seancë parlamentare. Foto:LSA.

Policia e Beratit njoftoi të premten se kishte gjobitur me 5 milion lekë ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, pas organizimit të një aktiviteti politik në shkelje të rregullave anti Covid-19 të marra nga qeveria. Veç ministrit është gjobitur me 1 milion lekë edhe pronari i lokalit në Kuçovë ku u zhvillua takimi.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve është ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

I pyetur nga BIRN për gjobën dhe për zhvillimin e takimit në shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria ku bën pjesë, Klosi nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Klosi është drejtues politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë, deri në datë 11 shkurt, në Berat ishin 939 raste aktive me COVID-19. Vetëm në këtë qark 23 persona janë të shtruar në spital dhe një i sëmurë është në gjendje të rëndë. Sipas shifrave zyrtare 60 persona kanë humbur jetën nga COVID 19 në këtë qark, ndërsa në të gjithë vendin sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë vdekur 1517 persona dhe janë 33987 raste aktive.

Artur Bani, drejtor i Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetsor, në Berat, i tha BIRN se ata kërkonin që rregullat e vendosura të zbatoheshin.

“Në Qarkun e Beratit shifrat tregojnë se kemi vatra familjare, vatra në institucione dhe në kushtet ku jemi duhen zbatuar me rigorozitet masat, nuk duhen lejuar shkeljet e protokolleve, nuk duhen lejuar grumbullimet në salla të më shumë se dhjetë persona, qofshin këto takime politike, apo çfarë do lloj tjetër”, tha Bani për BIRN.

Ministri i Mjedisit, i cili u bë temë debati muaj më parë kur mbrojti vendimin për ndalimin e muzikës pas një orari të caktuar me pretendimin se “ku ka valë muzike përhapja e virusit është shumë e madhe”, nuk është i vetmi nga anëtarët e qeverisë që ka shkelur rregullat.

Më herët në rrjetet sociale u publikuan imazhe të zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli në një takim elektoral të Partisë Socialiste. Rakacolli është njëkohësisht kryetare e Komitetit të Ekspertëve që ka diktuar masat kundër pandemisë.  Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali po ashtu u fotografua në një takim elektoral në Kamëz me disa dhjetra persona. Ngjashëm janë parë në takime elektorale në shkelje të rregullave edhe drejtues politikë të opozitës.

Etiketa: AdministrativeBeratBIRNBlendi KlosiCOVIDCOVID-19Elisa SpiropaliKamëzKuçMasaMjedisitPartisë SocialistePoliciaQeveriaRrjetet socialeSHSpital
Tjetri
Favorizimi i kompanisë së naftës ‘Terraoil Swiss’ i kushton shtetit 300 milionë USD

Skeda e pasurisë së deklaruar –Damian Gjiknuri –Ish ministër i Infrastrukturës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.