AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ulja në Mars magjeps një komunë të thjeshtë boshnjake

Danijel KovacevicngaDanijel Kovacevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ilustrim i uljes së roverit në Mars. Foto: NASA/JPL-Caltech

Ulja e roverit të NASA-s në Mars, e planifikuar për të enjten në mbrëmje, do të ndiqet me vëmendje të veçantë në një komunë të vogël në Bosnjën qendrore – e cila ka një gjë të përbashkët me Planetin e Kuq.

Një ilustrim i uljes së roverit në Mars. Foto: NASA/JPL-Caltech

Pas shtatë muajsh udhëtim, Rover Perseverance i NASA-s po përgatitet të zbresë në Mars të enjten, i cili do të jetë fillimi i një kërkimi disa vjeçar për prova jete në Planetin e Kuq.

Misioni Mars 2020, i nisur në fund të korrikut nga Florida, përfshin pajisjen më të madhe të dërguar ndonjëherë atje.

Ulja në Mars do të ndiqet veçanërisht në komunën e vogël boshnjake të Jezeros ku autoritetet lokale po organizojnë një transmetim të drejtpërdrejtë të uljes.

Krateri Jezero

Krateri Jezero në Mars. Foto: NASA/ ESA/DLR/FU-Berlin

Arsyeja për interesin e madh të komunës së vogël boshnjake me pak më shumë se 1,100 banorë në programin hapësinor amerikan është se roveri po zbret në një krater në Mars që mban emrin e tij.

Unioni Astronomik Ndërkombëtar, IAU, në vitin 2007 i vuri emrin Jezero një krateri me gjerësi 45 km në skajin perëndimor të Isidis Planitia, një pellg gjigant në veri të ekuatorit marsian.

Emri u zgjodh nga 80 sugjerime dhe arsyeja e dhënë është se në shumë gjuhë sllave Jezero përshkruan një gropë të madhe natyrore ose një gropë të mbushur me ujë.

Më 23 shtator 2019, ambasadori amerikan në Bosnjë, Eric Nelson, i dorëzoi një letër nga NASA kryetares të komunës së Jezeros, Snezana Ruzicic, duke konfirmuar që krateri po merrte emrin e komunës së saj.

“Duhet një ekip ndërkombëtar ekspertësh për të krijuar dhe mbështetur një mision me kompleksitetin dhe ambicien e Mars 2020. Unë jam krenar që tani mund të përfshijmë qytetarët e Jezeros, Bosnjë dhe Hercegovinë, si anëtarë nderi të ekipit 2020. Së bashku, ne do të eksplorojmë një nga vendet më magjepsëse në aspektin shkencor, si dhe vende të qeta në Mars”, shkroi në letër James Ëatzin, drejtori i NASA-s për Eksplorimin e Mars.

Nuk ishte shaka

Komuna Jezero në Bosnje dhe Hercegovinë. Foto: Komuna Jezero.

Komuna e Jezeros ka njoftuar se ulja pritet të ndodhënë orën 20:15 dhe se transmetimi i drejtpërdrejtë do të mbahet në kushte modeste në sallën e sporteve të shkollës fillore Vuk Karadzic në Jezero.

Kur u publikua lajmi se roveri, në misionin e tij të parë që kërkon jetë në një planet tjetër, do të zbriste në një krater të quajtur Jezero në Mars, shumë njerëz në këtë qytet të vogël menduan se kjo ishte një shaka ose një lajm i rremë.

“Kur më dërguan linkun, mendova se ishin lajme të rreme në Internet. Kishte mendime të ndara midis banorëve të Jezeros dhe Bosnjës. Shumë qeshën. Menjëherë pas konfirmimeve, ngjarjeve dhe takimeve të shumta, ne morëm një letër zyrtare nga NASA e cila konfirmon lidhjen midis kësaj komune të vogël dhe kraterit në Mars”, tha kryetarja e komunës, Ruziciç, për mediat një ditë para uljes.

Ajo tha se kjo do të ndihmonte me siguri në promovimin e komunës.

“Dërgimi i një letre nga NASA dhe inxhinierët e angazhuar në këtë mision shtoi pak fokusin te kjo komunë dhe ishte një lajm më i madh se vetë emri i kraterit”, tha Ruziciç.

Vendasit në Jezero duken të lumtur që kjo i ka ndodhur komunës së tyre, megjithëse ata e pranojnë se ndoshta nuk do të përfitojnë shumë nga kjo.

“Jeta këtu është e vështirë, të rinjtë po largohen, por ndoshta kjo do të ndryshojë diçka, të paktën në turizëm; mbase tani do të kemi më shumë njerëz që do të vijnë të vizitojnë komunën tonë”, tha për BIRN në shtator 2020 në Jezero Milutini, një pronar 56-vjeçar restoranti.

Misioni

Anija kozmike amerikane u nis nga Florida dhe misioni i saj kryesor është të zbulojë nëse ka apo ka pasur ndonjëherë jetë në Mars.

Shkencëtarët besojnë se Marsi dikur ka pasur kushte të përshtatshme për ekzistencën e mikrobeve.

Roveri Preservance u krijua në laboratorin e avionëve të NASA-s, peshon një ton dhe ka një krah robotik të gjatë dy metra. Ai është i pajisur me 19 kamera dhe dy mikrofonë për të regjistruar tinguj në Mars.

Nëse ai arrin pa u dëmtuar, Perseverance do të jetë roveri i pestë që përfundon udhëtimin e tij nga Toka në Mars.

Etiketa: BanorëBIRNBosnjeEmriFloridalajmeLokalepaktParaSHshtatorToka
Tjetri
brenda kartelit te pare shqiptar te trafikimit nderkombetar te kokaines scaled

Brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.