Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Belinda Balluku –Ministre e Infrastrukturës

BIRNNgaBIRN
18:17 | 18/02/2021
Në Korrupsioni, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar –Belinda Balluku –Ministre e Infrastrukturës

SEANCE PARLAMENTARE - Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku, Deputeti Edmond Leka duke dale nga nje seance parlamentare miratoi pesembedhjete projektligje, mes te cilave paketa e pese ligjeve te marreveshjes se 5 qershorit per mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe dekretet per emerimin e ministrave te rinj te turizimit dhe te brendshem./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Balluku, MP Edmond Leka, leaving a parliamentary session, in which approved fifteen bills were approved, including the package of five laws of the June 5 agreement on the conduct of elections and decrees for the appointment of new ministers of tourism and interior.

Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaron pasuri familjare me vlerë 143.4 milionë lekë, mes së cilave edhe likujditete të konsiderueshme jashtë sistemit bankar.  

Belinda Balluku u zgjodh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në janar 2019, pas largimit nga posti të Damian Gjiknurit. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol.

Belinda Balluku mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar për Administrim Biznesi në Institutin Teknologjik të Athinës. Znj. Balluku ka kryer një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e Sigurisë Ajrore, Telekomunikacionit, Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Qeverisjes Vendore dhe Drejtimit të Institucioneve Sociale.

Në vitet 2000-2004, ajo ka punuar në kompaninë e telekomunikacionit AMC, ndërsa në vitin 2004 iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si drejtore e Kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama. Balluku është angazhuar në Partinë Socialiste prej vitit 2006.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave në vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Belinda Balluku nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministrja Belinda Balluku për vitet 2013-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Belinda Balluku deklaronte pasuri familjare me vlerë 128.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 143.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2.4 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2018, Znj.Balluku deklaron pasuri të patundshme prej 61.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 54 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 12.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 14.9 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 66% burojnë nga paga e Znj.Balluku dhe 31% nga paga e familjarëve. Rreth 1.4% e totalit kanë si burim të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë – shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në analizën e pasurisë së Znj.Balluku janë përfshirë edhe pronat në bashkëpronësi si dhe depozitat dy-emërore me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Balla. Pas vitit 2014, nuk deklarohen më të ardhurat e Z.Balla, por vetëm shtesa të likujditeteve në bankë të depozitave dy-emërore.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

 

Etiketa: Belinda BallukuKeshilli i MinistraveSkeda e pasurisë
Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Ahmetaj –Ministër i Shtetit për Rindërtimin

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Skeda e pasurisë së deklaruar –Belinda Balluku –Ministre e Infrastrukturës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Belinda Balluku –Ministre e Infrastrukturës

18:17 | 18/02/2021
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.