AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Beteja e pamundur e nënave të vetme për të siguruar një strehë në Tiranë

Esmeralda KetangaEsmeralda Keta
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
“E lodhur dhe e zemëruar”; një protestuese kundër dhunës në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Në tre vitet e fundit, vetëm 20 gra të divorcuara, nëna të vetme apo viktima të dhunës në familje përfituan nga programet e strehimit në Bashkinë e Tiranës –ndërsa dhjetëra të tjera pengohen nga burokracitë dhe indiferenca për të pasur një strehë të sigurtë mbi krye.   

“E lodhur dhe e zemëruar”; një protestuese kundër dhunës në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Sidorela, një nënë e re e divorcuar kërkon prej dy vitesh një strehë mbi kokë. E papunë dhe me një vajzë të vogël, ajo është shpallur tri herë fituese e bonusit të qirasë nga Bashkia e Tiranës, por nuk ka mundur ta përfitoj atë asnjëherë.

Arsyeja që e mban në listën e gjatë të të pastrehëve është pamundësia për të siguruar një kontratë qiraje.

“Për të tërhequr bonusin duhet të dorëzoj pranë Bashkisë një kontratë qiraje një vjeçare, por askush nuk pranon të hyjë në një marrëdhënie të tillë me mua,” tha Sidorela për BIRN.

“Disa tërhiqen sapo marrin vesh që jam e divorcuar, disa të tjerë nuk duan të paguajnë përqindjen e tatimit, e të tjerë sapo shohin që jam vajzë e re, me një  fëmijë  të  vogël e mendojnë se mund t’u hap telashe,” shtoi ajo.

Në maj të vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për strehimin social me qëllim lehtësimin e procedurave që duhet të plotësojnë të pastrehët për të përfituar një shtëpi me kredi të butë apo bonus qiraje –por në realitet ndodh ndryshe.

Ndonëse në Bashkinë e Tiranës aplikohen disa programe strehimi për shtresat në nevojë, numri i përfituesve mes grave të divorcuara, nënave të vetme apo viktimave të dhunës në familje numërohen me gishtat e dorës.

“Numri i përfituesve nga gratë e divorcuara, prind i vetëm apo gratë me urdhër mbrojtje për programet sociale të strehimit [bonus qiraje] është 20 përfitues për vitet 2018/2019/2020,” tha Bashkia e Tiranës në një përgjigje me shkrim.

Për numrat e ulët të përfituesve fajësohen aplikimet e pakëta që kanë mbërritur në Bashkinë e kryeqytetit –vetëm 22 aplikime në total.

Por aktivistë të të drejtave për strehim theksojnë se procedurat burokratike dhe prioritetet e ndryshme të Bashkisë i mbajnë nënat e vetme dhe viktimat e dhunës në familje jashtë skemave të subvencionimit për strehim.

“Për shtetin je e vdekur”

E diplomuar për Drejtësi në një  universitet privat, jeta e Sidorelës ndryshoi rrënjësisht rreth dy vite më parë, kur e bija ishte vetëm 7 muajshe.

“U divorcuam kur vajza ishte 7 muajshe dhe nuk ishte aspak një divorc i thjeshtë. Por po përpiqem t’ia dal me forcat e mia,” thotë Sidorela.

E papunë dhe me një urdhër mbrojtjeje nga gjykata në duar, nëna e re nuk ka pasur prej asaj kohe një strehë të qëndrueshme.

Ajo tregon se fillimisht kishte qëndruar me familjen e vëllait në Tiranë dhe më pas, nëpërmjet pedagoges së saj, u strehua për disa ditë në një nga strehëzat për gratë me urdhër mbrojtje. Megjithatë, ajo shton se nuk ka përfituar asgjë nga shteti dhe pa ndihmën e familjarëve vështirë se do t’ia kishte dalë.

“Jam e papunë, e pastrehë, me një fëmijë  gati 3 vjeçe dhe kam të vetmen të ardhur pensionin 15 mijë lekë në muaj të vajzës. Ku jetojmë ne? Si jetojmë? Askush nuk do t’ia dijë, për shtetin je e vdekur,” thotë ajo e irrituar.

Në kohën që ishte në strehëz, Sidorela u njoh me aktivisten Ina Kasimati, e cila i hapi dyert e shtëpisë për disa muaj.

“Sidorela në atë kohë kishte urdhër mbrojtje, ishte me një vajzë të vogël në krahë, e papunë dhe nuk dinte ku të fuste kokën. Unë jam vetë një person që e kam vuajtur këtë situatë, ndaj  jetuam së bashku për disa kohë në banesën time,” thotë Kasimati.

Dy gratë bashkuan forcat për ta adresuar problemin e strehimit në rrugë ligjore, por për Sidorelën vazhdon të mbetet një mision i vështirë. Ndonëse i plotëson kushtet dhe është shpallur fituese, mungesa e kontratës së qirasë vazhdon të mbajë peng strehimin e saj.

“Në këtë mes duhet të ndërhyjë Bashkia, sepse unë nuk di çfarë të bëj më tepër. Ajo duhet të lidhë marrëdhënie kontrate për qira banese  me këta individë që kanë pronat, që unë, dhe gra të tjerë si unë, të mos digjemi se ata nuk duan të paguajnë taksat,” tha ajo.

Lindja e një nisme

Ina Kasimati, aktiviste dhe nënë e 2 fëmijëve | Foto nga :A.Keta

Interesimi për rastin e Sidorelës e çoi Ina Kasimatin tek historitë e dhjetëra vajzave dhe grave, të cilat përballen me të njëjtën situatë të vështirë sociale dhe ekonomike. Kasimati i tha BIRN se në këtë rrugëtim, ajo kuptoi jo vetëm shtrirjen e gjerë të këtij fenomeni, por edhe faktin se nënat e vetme ishin të përjashtuara nga programi social 2017-2020 i Bashkisë së Tiranës për grupet vulnerabël.

“Pavarësisht se thuhet janë prioritet, buxheti për mbështetjen e strehimit social të këtij grupi është  joefikas, i ulët. Mesa po kuptojmë edhe nga takimet me fokus grupe, ligji aktual ka problematika dhe nuk po mundet të përmbush siç duhet nevojat dhe mbështetjen cilësore dhe të qëndrueshme për strehimin social,” tha Kasimati, e cila po koordinon aktualisht projektin “Lëviz për strehimin” të financuar nga “Lëviz Albania”.

Kasimati ka mbledhur rreth vetes një grup ekspertësh që po merren me studimin e situatës në të cilat gjenden këto gra, për të dalë me rekomandime konkrete drejtuar institucioneve vendimmarrëse dhe ligjvënëse. Sipas saj, qëllimi është advokimi, studimi i politikave dhe i buxhetit te Bashkisë Tiranë në lidhje me strehimin social (bonus qeraje, kredi të  buta ) për gratë e divorcuara/prind i vetëm apo ato me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës në familje.

“Nisi si një gjë e vogël, por që po zgjerohet çdo ditë. Qëllimi është  të lobojmë pranë Bashkisë që gratë –prind i vetëm apo me urdhër mbrojtje, të jenë përfituese të bonusit të qirasë apo kredisë së butë, që janë projekte sociale të Bashkisë së Tiranës,” tha Kasimati për BIRN.

Ndërsa lufton prej kohësh për një zgjidhje afatgjatë për strehimin, Sidorela nuk është dorëzuar. Ajo ka nisur tashmë praktikën pranë një studioje noterie dhe e ka dërguar vajzën në një kopësht publik.

“Nuk mund të dorëzohem, do të bëj gjithçka që të mund t’i siguroj një jetë sa më të qetë e të mirë vajzës sime. Ky është misioni im,” përfundoi ajo.

Etiketa: aktivistBashkiaBIRNbuxhetiDhunëFamiljeGjykatagrakrediKuvendiLindjambrojtjeNensi BogdaniPiSSHshqipstrehimiTaksatTiranëuniversitetUrdhër mbrojtjeviktimaViktimat e dhunës
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Policia shpall në kërkim katër të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.