AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Parajsat fiskale po sabotojnë zhvillimin e qëndrueshëm

Yu YongdingngaYu Yongding
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Janë të shumta iniciativat, programet, marrëveshjet, konventat dhe traktatet ndërkombëtare që janë krijuar përgjatë viteve të fundit me qëllim reduktimin e flukseve financiare të paligjshme por këto të gjitha nuk kanë rezultuar të suksesshme. Nëse nuk do të ketë një luftë më agresive ndaj këtij fenomeni, vendet në zhvillim do të humbasin burimet e nevojshme për të financuar zhvillim të qëndrueshëm.

Më 25 shtator 2015, krerët e shteteve dhe të qeverive miratuan në mënyrë unanime Axhendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030, një plan botëror gjithëpërfshirës që synon ndërtimin e një bote më të barabartë dhe më të qëndrueshme. Por, pesë vjet më vonë, progresi drejt 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG sipas akronimit në anglisht) që mbart ky plan, lë shumë për të dëshiruar.

Mes pengesave më të mëdha për vendet që dëshirojnë të arrijnë SDG-të është mungesa e burimeve financiare. Edhe para se të godiste pandemia e COVID-19, shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme kishin stres të konsiderueshëm nga borxhet. Dhe ndërsa ata tani duhet të përballen njëkohësisht me krizë në shëndetin publik dhe krizë ekonomike, mobilizimi i burimeve për zhvillim të qëndrueshëm bëhet edhe më i vështirë.

Natyrisht që ka mënyra të ndryshme për të ngritur fonde. Vendet mund të rrisin kursimet e brendshme, të tërheqin investime të huaja apo të kërkojnë ndihmë për zhvillim nga vendet e pasura, organizatat ndërkombëtare dhe bankat shumëpalëshe për zhvillim. Por këto nuk janë kurrë punë të lehta, veçanërisht në një botë ku transaksionet e paligjshme financiare vijojnë të lulëzojnë.

Në vitin 2015, Gabriel Zucman vlerësoi se pasuria botërore private që mbahet në parajsa fiskale është e barabartë me 8% të të gjitha aseteve financiare familjare të botës. Ky shifër është rritur në 25% përgjatë pesë viteve të fundit, një kuotë rrëqethëse kjo, gjë që sugjeron se ka gjasa të jetë edhe më e lartë sot. Në vitin 2017, Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik raportoi se rreth 10% e Prodhimit Botëror Bruto mbahej në parajsa fiskale.

Largimet e paligjshme të parave jo vetëm që heqin financat që një vendi i nevojiten për të financuar zhvillimin e vet, por dëmtojnë edhe gadishmërinë e vendeve donatore për të ofruar më shumë ndihmë për zhvillim.

Qeveritë janë tre mënyra për të luftuar daljet e paligjshme të parave. E para është të reduktohet sasia e parave të paligjshme në këto vende, duke luftuar korrupsionin.

Por përtej krimit të drejtpërdrejtë, për shembull, përmes evazionit fiskal, ryshfeteve, përvetësimeve të aseteve publike, vendet duket të luftojnë edhe manovrat e buta nga kompanitë ndërkombëtare, të cilat shfrytëzojnë boshllëqet në ligjet fiskale të vendeve të ndryshme. Shmangia fiskale nga  kompanitë ndërkombëtare minon aftësinë e vendeve për të financuar zhvillimin e vet dhe ky fenomen është në përmasa të njëjta e ndoshta edhe më të mëdha se sa ai i korrupsionit.

Mënyra e dytë e luftimit është menaxhimi i kujdesshëm i qarkullimeve monetare ndërkufitare. Ndalimi i eksportimit të parave të paligjshme e bën korrupsionin në një vend të caktuar më pak shpërblyes dhe rrjedhimisht, më pak joshës. Por edhe këtu, aktivitetet krejtësisht të paligjshme janë vetëm një pjesë e problemit. Të ligjshme apo të paligjshme, arratisjet e kapitaleve i heqin arkave të qeverive mundësi ekonomike dhe mund të shkaktojnë edhe kriza financiare apo kriza të parasë.

Në fund, qeveritë duhet të gjurmojnë, sekuestrojnë dhe riatdhesojnë në mënyrë agresive fondet që i kanë shpëtuar kontrolleve financiare. Problemi është se rikuperimi i fondeve të tilla është gjithmonë një proces i komplikuar, i kushtueshëm dhe me raste, e debatueshme, nëse marrim parasysh mungesën e besimit mes vendeve. Për këto arsye, shumë pak nga paratë e vjedhura i kthehet pronarëve të tyre të vërtetë. Realisht janë të shumta iniciativat, programet, marrëveshjet, konventat dhe traktatet ndërkombëtare që janë krijuar përgjatë viteve të fundit me qëllim reduktimin e flukseve financiare të paligjshme por këto të gjitha nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Por ka arsye të shpresosh se kjo situatë mund të ndryshojë. Vitin e kaluar, Volkan Bozkir, President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Munir Akram, President i Këshillit Ekonomik e Shoqëror të OKB-së, thirrën një panel të nivelit të lartë për Llogaridhënien Ndërkombëtare Financiare, Transparencën dhe Integritetin (Paneli FACTI) me synimin e realizimit të Axhendës 2030.

Tani, Paneli FACTI ka publikuar një raport tërësor ku përfshihen 14 rekomandime për mënyrën se si duhet të fuqizohet arkitektura financiare botërore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. Për shembull, paneli nxit të gjitha vendet të miratojnë ligje që krijojnë mjetet më të gjera të mundshme ligjore për t’u përdorur kundër krimit financiar ndërkufitar. Ata argumentojnë gjithashtu se qeveritë duhet të krijojnë mekanizma të shëndoshë koordinimi për të zbatuar rregullat e integritetit financiar.

Paneli FACTI advokon gjithashtu për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, si p.sh. krijimi i një shkalle tatimore globale dhe standarde transparente. Ajo rekomandon gjithashtu krijimin e një mekanizmi të pavarur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve fiskale ndërkombëtare në bazë të Konventës së OKB-së për Taksat dhe një mekanizëm koordinimi ndërkombëtar pranë Këshillit Social dhe Ekonomik të OKB-së për të trajtuar problemin e integritetit financiar në nivel sistemik.

Zbatimi i rekomandimeve të Panelit FACTI nuk do të jetë e lehtë. Por përpjekja e OKB-së për të gjetur zgjidhje është padyshim një hap në drejtimin e vetëm. Nëse bashkësia ndërkombëtare pranojn të bashkëpunojë, ne krijojmë një mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për financimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Tax Havens Are Sabotaging the SDGs

Etiketa: BankatboteCOVIDCOVID-19FinancatFondeinvestimeKrizaOKBpandemiaPandemia e COVID-19ParapasuriapresidentProject SyndicateraportSHShmangia FiskaleshtatorTaksatThirrëzhvillim
Tjetri
Prokurorja Anila Leka pret rikonfirmimin pas vetingut

KPK ndërpret procesin e vetingut për 3 subjekte rivlerësimi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.