AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të mbrojtura në letër, vendet e trashëgimisë kulturore në Mal të Zi kërcënohen nga neglizhenca

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punime rindërtimi në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, Mali i Zi. Foto: BIRN / Samir Kajosevic

Urbanizimi po shkakton dëme të mëdha në qytetet antike dhe vendet e tjera të mbrojtura në Malin e Zi, pavarësisht paralajmërimeve të UNESCO-s, aktivistëve vendas dhe arkeologëve.

Punime rindërtimi në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, Mali i Zi. Foto: BIRN / Samir Kajosevic

Kur stuhitë në janar bënë që një pjesë e mureve antike të Ulqinit të shembeshin në det, arkeologët fajësuan jo motin, por ndërtimin e pakontrolluar të hotelit në Qytetin e Vjetër.

Në skajin më jugor të bregdetit malazes, Qyteti i Vjetër i Ulqinit është një nga komplekset më të vjetra arkitektonike urbane në Adriatik, që daton pothuajse dy mijë e pesëqind vjet më parë. Pasi mori statusin e një vendi kulturor të mbrojtur në vitin 1961, qyteti përfaqëson një shembull unik të ndërthurjes së koncepteve urbane dhe arkitektonike orientale dhe mesdhetare, i njohur në histori si një ish-treg skllevërish dhe bastion piratësh.

Dëmet e shkaktuara nga stuhia, thonë ekspertët, ishin një katastrofë që pritej të ndodhte.

“Pavarësisht paralajmërimeve tona për autoritetet, investitorët dëmtuan të gjithë zonën pranë murit të vjetër rrethues”, tha arkeologu Anton Lulgjuraj.

“Ata mure janë shekullorë”, tha ai për BIRN, “dhe ata i kanë mbijetuar tërmeteve dhe luftërave. Por ata prishen në shekullin XXI kur ne kemi institucione që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.”

Qeveria malazeze dhe autoritetet lokale në Ulqin kanë premtuar t’i restaurojnë muret, por Lulgjuraj tha se problemet shkojnë më thellë. Dhe nuk është vetëm Ulqini që është në rrezik.

“Në ish-Jugosllavi, autoritetet e ruanin trashëgiminë kulturore dhe kishte plane, ligje dhe dënime”, tha ai. “Sot, edhe ne kemi ligje për trashëgiminë kulturore, por autoritetet bëjnë një sy qorr para investitorëve që dëmtojnë qytetet e vjetra dhe kështjellat në të gjithë vendin.”

Statusi i UNESCO-s në rrezik

Qyteti historik bregdetar i Perastit në gjirin Boka Kotorska, Mali i Zi. Foto: BIRN/Samir Kajosevic

Në skajin tjetër të bregdetit malazez nga Ulqini, Qyteti i Vjetër i Kotorrit dhe zona përreth kanë gëzuar statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1979, por agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për vite me radhë se ky status rrezikon të hiqet për shkak të ndërtimeve të tepruara – kryesisht apartamente – dhe turizmit të pakontrolluar.

Ndërtimi në Qytetin e Vjetër u ndalua në 2017, por Aleksandra Kapetanovic e OJQ-së Expeditio, thotë se porti – dikur një qendër e rëndësishme artistike dhe tregtare e famshme për shkollat ​​e tij të masonerisë dhe ikonografisë – mbetet i rrezikuar.

“Institucionet, si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal, janë zyrtarisht në favor të ruajtjes së statusit të Trashëgimisë Botërore, por së bashku ato vazhdojnë të inkurajojnë ndërtimin dhe zbatimin e planeve katastrofike që kërcënojnë drejtpërdrejt peisazhin”, tha Kapetanovic për BIRN.

“Me ngritjen e hoteleve të ndryshme të reja, ne kemi humbur përgjithmonë segmente të vlefshme të trashëgimisë kulturore dhe kemi fituar dekor nga ai që mund të gjendet kudo.”

Ka gjithashtu shqetësim për zhvillimin e një resosrti në ishullin e pabanuar të Mamulas në hyrje të Gjirit të Kotorrit, vendi i një fortese të ndërtuar në vitin 1853 në kufirin më jugor të asaj që ishte në atë kohë Perandoria Austro-Hungareze dhe një ish-kamp përqendrimi.

Autoritetet njoftuan marrëveshjen në 2016, duke thënë se ia kishin dhënë me qira ishullin kompanisë zvicerano-egjiptiane Orascom për një periudhë 49-vjeçare, me një marrëveshje që nënkuptonte se zhvillimi do të respektonte trashëgiminë kulturore të vendit. Ndërtimi është në zhvillim e sipër.

Aktivistët kërkojnë dënime më të ashpra

Ndërtimi i hotelit në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, Mali i Zi. Foto: BIRN / Samir Kajosevic

Sipas autoriteteve malazeze, nga mbi 2,000 vende të përcaktuara si monumente kulture, 85 për qind janë ruajtur. Katër zona në Mal të Zi shfaqen në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa gjashtë të tjera janë në garë për t’iu bashkuar kësaj liste. Të gjashtë përfshijnë Qytetin e Vjetër të Ulqinit.

Drejtoria malazeze për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se inspektorët monitorojnë vendet, por koha dhe mirëmbajtja e dobët kanë efekte të këqija.

“Pronarët ose ruajtësit e mirave kulturore kanë rolin kryesor në ruajtjen e pasurisë kulturore”, tha drejtoria në një përgjigje me shkrim për BIRN. “Në fund të fundit, Ligji për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore thotë qartë se pronarët dhe mbajtësit e pasurisë kulturore janë të detyruar të ruajnë dhe mirëmbajnë pasurinë kulturore.”

“Pavarësisht nga fakti që ligjet duhet të luajnë kryesisht një rol parandalues, kjo shpesh nuk ndodh dhe të gjithë ata që shkelin ligjin duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin.”

Sanksionet përfshijnë gjoba nga 500 deri në 12,000 euro. Por meqenëse, sipas autoriteteve, askush nuk është akuzuar kurrë për dëmtimin e trashëgimisë kulturore, aktivistët thonë se dëmi i shkaktuar po mbetet pa u ndëshkuar.

“Duhet të vendosen dënime më rigoroze për të gjithë ata që kryejnë ndërhyrje të paligjshme në pronën kulturore pa miratimin e shërbimit të mbrojtjes”, tha Kapetanovic.

“Për fat të keq, ka pasur shumë më shumë ndërhyrje joprofesionale dhe ilegale kohët e fundit sesa kishte më parë dhe sistemi ka arritur në një pikë të tillë saqë zor se mund t’i përgjigjet të gjitha këtyre.”

Etiketa: AdriatikaktivistAktivistëarkeologBIRNEuroInspektorish-JugosllaviJugosllavikampKotorrKultureLokaleMal i ZiMal të ZiMaliMali i ZimarrëveshjeParaportiQeveriaQyteti i VjeterrrezikSHtrashegimi kulturoreTregUlqinUlqiniUNESCOzhvillim
Tjetri
Gjyqtari Dritan Hasani përballet pa probleme me vetingun

Gjyqtari Dritan Hasani përballet pa probleme me vetingun

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.